• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Thaçi & Co mos jepni dorëheqje, thjesht mësoni shqip

by Ben Andoni
05/08/2016 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ditët e fundit në median kosovare po zbardhet një proces i tërë përgjimesh me kodifikimin “Pronto II”, që ka si protagonist shefin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci në biseda me ish-kryetarin e kësaj partie, tashmë president i vendit, Hashim Thaçi dhe VIP-a të tjerë të PDK-së. Në përgjime kanë dalë shumë emërime fiktive, duke i anashkaluar hapur garimet demokratike në institucionet e Kosovës.

Njësoj si në Shqipëri të gjithë e dinë që emërimet nëpër bordet e ndryshme dhe sidomos në ndërmarrjet publike apo institucione bëhen nga politika dhe kjo është arsyeja e vetme që shpallja e konkurseve për vende pune konsiderohet si një mënyrë për të kopsitur aktin, që ka mbaruar prej kohësh më parë në zyra politikanësh. Veçse, njerëzit e PDK-së në Kosovë janë për të ardhur keq pasi konsiderohen në masë si njerëzit e luftës dhe mu këta e kanë kthyer në monopol këtë proces demokratik.

“Nuk është ditur që ka pasur ndikim kaq të madh nga njerëz të politikës”, ka thënë drejtori i organizatës “Çohu”, Artan Demhasaj. Por e trishtueshme është se ka një reagim shumë të vogël, përpos disa protestave me pjesëmarrje minore, reagimit të ambasadorit amerikan Delawie dhe një sinjali nga EULEX-i (Prokuroria e Kosovës si zor të bëjë gjë), pra, në Kosovë nuk bën më përshtypje. Njësoj si në Shqipëri, kur janë zbuluar afera të mëdha dhe janë mbyllur sakaq, sepse dihet shumë mirë që çështja do mbyllet. Politika vendos, pushtetet e tjera janë thjesht fiktive.

Cinizmi në Kosovë në këtë rast mbetet i dhimbshëm, kur protagonisti dhe shefi në hije i emërimeve Grabovci i tha medias se nuk është keq që të punësosh njerëz!!!! Sigurisht nuk është keq, e vetmja gjë e cila është kot, është pse po i bëni atëherë këto konkurset dhe pse nuk i bëni hapur allishverishet, kur ju i dini dhe i keni të gjitha në dorë. Kështu edhe njerëzit do jenë më të qetë. Është pak të thuash turp për Kosovën sepse turpi ka kohë që nuk bën më përshtypje në republikën e re, që u mendua në djep se do të ishte simbol demokracie në rajon.

Anipse nuk ka askush se çfarë të bëjë. Oktapodi i madh i korrupsionit ka kapur gjithçka. Këtë e shikon në median kosovare sesa pak vend zë i gjithë ky skandal.

Ndaj e vetmja gjë e kësaj “kundravajtje” të zakonshme që na shkon ndërmend, është t’i themi presidentit të vendit e njërit prej protagonistëve të përgjimeve shkëlqesisë së tij Thaçi, “ish”-bashkëpunëtorit të tij Grabovci dhe të gjithë trimave të Kosovës: Bëni ç’të doni por mësoni shqip! Të merr lemeria, kur dëgjon shqipen katastrofike të Grabovcit dhe Thaçit në përgjime e duhet të jetë tmerr të dëgjosh fonemat e tyre në receptor. Fjali pa sintaksë shqipe, leksik allosoj dhe simbolika kodoshësh në gojën e zyrtarëve që kanë takuar ajkën e diplomacisë botërore dhe që u prezantuan si kampionët e lirisë në Ballkan.

Pra, me pak fjalë, bëni çfarë të doni, bëjani Kosovës si të doni (meqë ju votojnë), kështu si po ja bëni, por ruajeni shqipen, pasi është i vetmi element që na ka mbajtur në shekuj nga asimilimi. Shqipja është monument më i madh sesa gjithçka nga ato kinse bëmat hipotetike që i atribuojmë vetes ne shqiptarët.

 

Next Post

Jason Statham, 50 vjeç, tregon sekretin e tij për trupin muskuloz (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

October 1, 2026
Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

October 1, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së

October 1, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në disa zona

October 1, 2026
“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com