Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar kryebashkiakun demokrat të Kavajës një bastexhi të rëndomtë.
Report Tv pyeti Ballën nëse Kavaja do të ishte një bast i humbur për PS edhe pas bashkimit me Rrogozhinën, duke cituar kryebashkiakun Fisnik Qosja i cili ka deklaruar se do i fitojë sërish zgjedhjet në vitin 2027.
Pyetjes së gazetares Balla iu përgjigj duke thënë se Fisnik Qosja ‘vendos baste në mënyrë të paligjshme’ dhe se ai vullnetin e popullit të Kavajës nuk e zbriste ‘në nivelin e një bastexhiu të rëndomtë’.
Gazetarja Danjela Maloku: Zoti Balla, meqë përmendët vetë Kavajën, kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja ka deklaruar se edhe me bashkimin me Rrogozhinën do ta fitojë bashkinë. A do të jetë një bast i humbur i juaji Kavaja?
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla:
“Ky vendos baste në mënyrë të paligjshme. Unë vullnetin e popullit të nderuar të Kavajës nuk zbres në nivelin e një bastexhiu të rëndomtë”.

