• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tetë arsyet kryesore përse nuk e pranova ftesën e zotit Agron Shehaj

by Arben Malaj
25/12/2024 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arben Malaj

Fillimisht dua të sqaroj se pluralizmin e shëndetshëm e konsideroj si një nga parakushtet thelbësore për zhvillimet dhe standardet demokratike. Në këtë drejtim, vlerësoj angazhimin e zotit Shehaj për ristrukturimin e së djathtës shqiptare, e cila ndodhet në krizën e identitetit dhe përfaqësimin më të dobët politik që nga viti 1991. Para disa ditësh më ra telefoni, ishte një numër i panjohur. Vazhdoj të ndiej një detyrim mirënjohës ndaj njerëzve dhe iu përgjigja pa vonesë. Zonja në anën tjetër pyeti nëse po fliste me mua. Iu identifikova menjëherë. Zonja po telefononte nga partia e zotit Shehaj dhe më kërkoi që në riorganizonim e njësisë nr. 5 në Tiranë të isha nënkryetar. Më duhet ta sqaroj zonjën se kisha shërbyer për 16 vjet si deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës në vitet 1997-2013 dhe se në vitet 1997-2005 kisha shërbyer si ministër Finance dhe ministër ekonomie. Gjatë këtyre viteve pata mundësinë që me integritet të thellë, me dashuri të madhe dhe me profesionalizëm të spikatur, të arrij ta nxjerr vendin nga kurthi i firmave piramidale. Shpesh, pas vitit 2013 kur nuk jam më aktiv në PS dhe politikë janë disa parti të spektrit të majtë apo edhe të djathtë me ftojnë t’u bashkohem atyre. Ndoshta disa prej tyre shpresojnë që unë të jem i pakënaqur me PS-në dhe të hidhem nga njëra parti në tjetrën për ndonjë post deputeti apo ministror. E kanë shumë gabim, sepse për socialistët e thjeshtë dhe të pakorruptuar, që nuk kanë përfituar asgjë personalisht gjatë mandateve të qeverisë së PS-së kam një mirënjohje të pakushtëzuar dhe të përhershme.

Cilat janë tetë arsyet kryesore përse nuk e pranova ftesën e partisë së zotit Shehaj:

1. Integriteti është gur themeli i besimit. Pa të, çdo ndërtesë politike është e destinuar të shembet. Asnjëherë për asnjë karrige nuk do t’i zhgënjej të gjithë ata që më kanë besuar, më kanë mbështetur dhe kanë sakrifikuar për PS-në.

2. Nuk i preferoj kërcimet nga njëra parti në tjetrën për poste deputetësh apo ministrore. Churchill deklaronte se: “për parime unë ndërroj parti, për parti nuk ndryshoj parime”. Janë të pakta rastësi ky i Churchill-it kur kalimi nga një parti në tjetrin bëhet për të krijuar mazhoranca të reja parlamentare. Politikani që bën këtë kalim “ylberi”, e bën, sepse me këtë kapërcim, ai bëhet lider i partisë së tij dhe vendit të tij.

3. Respekt për veten. Eleanor Roosevelt, një ikonë e politikës amerikane, këshillon se: “Askush nuk mund të ndihet i pandershëm pa pëlqimin e tij”. Ndaj e pata të vështirë të pranoja mosrespektimin dhe të pranoja një ftesë spontane, e cila as nuk njihte dhe për rrjedhojë nuk i respektonte kontributet e mia në jetën publike, shkencore dhe politike të vendit tim nga viti 1991 e deri më sot.

4. Angazhimi im që nga fillimi i pluralizmit në të majtën progresive në vitin 1991 nuk ishte një vendimmarrje spontane dhe aq më pak karrieriste. Kur hyra në Partinë Socialiste në vitin 1991, ambienti politik ishte shumë i tensionuar. Pata fatin që pata mundësinë të kontribuoja në uljen e tensioneve politike dhe një përfaqësim dinjitoz të socialistëve në Vlorë, në atë periudhë shumë të tensionuar deri armiqësore midis shqiptareve. Në atë periudhë të vështirë, kryetar i PS-së në Vlorë ishte Gëzim Tushe, një personalitet dhe intelektual me vizion të qartë për përgjegjësitë e PPSH dhe për sfidat e vështira të Partisë Socialiste. Gëzimi ishte/është një personalitet që gëzonte respekt nga i gjithë speMosbindja civile, forca shtetërore dhe e drejta për manifestim PËLLUMB NAKO ktri politik në Vlorë. Unë u bashkova me të majtë, sepse edhe sot besoj se nuk mund të zgjidhen probleme të vështira si thellimi i varfërisë dhe pabarazisë në nivele ekstreme deri në atë pikë sa 8 miliarderët më të mëdhenj kanë pasuri sa 3.5 miliardë banorë, ose gjysma e popullsisë së botës, nga duart e padukshme/të fshehura të Smithit. Përballë ekonomisë së tregut që absolutizon efektet e duarve të padukshme, preferoj dhe mbështes modelin e ekonomisë sociale të tregut, ku kohezioni social dhe solidariteti qetësojnë plagët sociale të dështimeve të tregut të lirë.

5. Z. Shehaj së fundmi ka nisur një fushatë si gjithë të tjerat me agresivitet në rritje dhe jo me një platformë qeverisëse bindëse për reformat në politikë dhe ekonomi. Ai duhet të bëjë një ndryshim thelbësor, duke konkurruar me program alternativ bindës dhe me një gjuhë të moderuar të komunikimit publik.

6. Z. Shehaj mund të përfitojë nga konkurrenca e platformave, nga demokracia brenda partisë së tij. Vrasja e demokracisë së brendshme të partive në Shqipëri ndodhi pas ndryshimeve kushtetuese 2008. Sot partitë politike në vendin tonë janë shoqëri me përgjegjësi të përbashkët (SHPK) me një pronar/aksioner të vetëm, që është kryetari i partisë.

E fundit jo më pak e rëndësishme është deformimi i profilit publik të z. Shehaj, i cili në vend të bëjë dallimin pozitiv në politikën shqiptare, ai po përplaset në podiumin e Kuvendit të Shqipërisë dhe emisionet në mediat vizive me një agresivitet shqetësues. Si ekonomist, e vlerësoj të shëndetshme për demokracinë rritjen e platformave konkurruese. Sidomos në ambientin tonë politik të monopolizuar dhe të korruptuar.

Panorama

Next Post
Tmerruan veriun e Italisë me vjedhje, goditet banda e shqiptarëve, sekuestrohen sende me vlerë dhe para

Tmerruan veriun e Italisë me vjedhje, goditet banda e shqiptarëve, sekuestrohen sende me vlerë dhe para

Comments 1

  1. PRoShi says:
    1 year ago

    Një analizë e thellë dhe e drejtë për ta anashkaluar atë ftesë. Ajo ku dua zë dal është që z.Malaj të afrohet me socialistët dhe ps- në.
    Ka ende pika të përbashkëta me socialtët dhe energjinë për të afruar një përvojë të re.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In