Pas anullimit të ndeshjes miqësore midis kombëtares gjermane dhe asaj hollandeze, për shkak të informacioneve se rrezikoheshin sulme terroriste, Policia ndërmorri disa kontrolle të imtësishme duke bërë një zbulim të frikshëm.
Mediat vendase raportojnë se shumë pranë stadiumit ku do të luhej ndeshja, është gjetur një ambulancë e mbushur plot me eksploziv.
Ndeshja ishte anulluar më herët dhe gjatë kontrolleve policore, në stadium u gjet një pako e dyshimtë. Disa minuta më vonë, u bë një zbulim edhe më i frikshëm, pikërisht ambulanca e mbushur me lëndë plasëse raporton kreiszeitung.de.
Policia dyshon se lëndë plasëse mund të ketë edhe brenda stadiumit, i cili është i rrethuar dhe po kyhen veprimet nga xhenierët e policisë gjermane. Policia gjermane nuk ka dhënë ende një sqarim zyrtar për këtë ngjarje.
Më herët, policia u kishte kërkuar tifozëve të ktheheshin në shtëpitë e tyre pa panik.
E pranishme në ndeshjen miqësore midis kombëtareve do të ishte edhe kancelarja Merkel, e cila u transportua në një zonë të sigurt nën masa të rrepta sigurie.












