• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Kjo krizë rrezikon Evropën. Merkeli mund të bjerë”

by A R
17/11/2015 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reagimet pas sulmeve të të premtes mbrëma në Paris janë shumë të ndryshëm, nga ata që pasuan sulmin kundër redaksisë së Charlie Hebdo në janar: në Gjermani, ashtu sikurse në pjesën tjetër të Europës. Po ata politikanë që bënin thirrje të mos drejtohej gishti nga imigrantët, sot bëjnë thirrje për një linjë më të ashpër ndaj tyre. Në mesin e dy krizave ndodhi vala e migrimit që përfshiu Europën dhe i dha jetë një debati të fortë në Gjermani. “Jemi në pikën e kthesës: pas Parisit, Angela Merkeli, e hapur për imigrantët, nuk është më kandidatja ideale për kancelare, e CDUsë. Schaeuble është gati të qeverisë, por jo që të jetë Bruti i një komploti”, thotë profesor Michael Stuermer, ish këshilltar i Kohlit dhe intelektual i spikatur i qendrës së djathtë.

Merkeli rrezikon të bjerë?

Rrezikon shumë. Eshtë në momentin final. U mbërthye nga paniku moralo­humanitar për imigrantët, pa dëgjuar humorin dhe frikërat e shoqërisë dhe të gjithë Europës, me kokëfortësinë e saj donte të impononte strategjinë e dyerve të hapura. U fut në një rreth vicioz. Krijoi një situatë ku, shumëkush në të djathtë thotë që, në gusht kritikonim Orbanin për Murin, ndërsa sot duhet të pranojmë se ai, të paktën, mbron Schengenin.

Schaeuble i ka quajtur imigrantët “një ortek”: ky e rrezikon Kancelaren?

Eshtë një akuzë shumë e qartë: sfida e imigrantëve, në emër të Europës, nuk përballohet ashtu si bëri Merkeli.

Schaeuble ka thënë gjithashtu që, nëse një skiator bën ski i shkujdesur në një zonë orteqesh, atëherë mund të shkaktojë orteqe edhe shumë më të mëdhenj.

Deri dje, Merkeli ishte e sigurtë për fitoren në zgjedhjet e vitit 2017, tani a është ende e sigurtë se do të jetë kandidate?

Nuk është më kandidatja ideale e partisë. Kush e kritikon në parti, dëgjon zgjedhësit: gjermanët kanë treguar më shumë solidaritet, mbështetje dhe dhembshuri se kurrë kundrejt imigrantëve, por nuk duan që pas 10 apo 20 vitesh, të jetojnë nën jë Republikë Islamike. Kthesa do të ndodhë përpara 2017­ës.

Dhe kush do ta përmbysë?

Nuk ka një Brut, dhe nëse do të dalë, nuk do të jetë Schaeuble: ai është gati të bëhet Kancelar, por nuk është komplotist.

Çfarë domethënie do të ketë për Europën?

Varet nga pasardhësi. Schaeuble do të ishte mirë për Europën, e ka menaxhuar krizën greke duke menduar për frikërat dhe dhimbjet si të grekëve, edhe të gjermanëve. Shumë prej Europës u ngjall frikë gjermanëve, edhe një president italian i Bankës Qendrore Europiane. /Përkthimi: Bota.al

 

 

 

Next Post

Miqësorja/ Anglia mund Francën 2-0, tifozët këndojnë "marsejezën" (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë guerile në Francë: Mbi 1800 të arrestuar, një person humb jetën gjatë protestave, 1 500 dyqane të plaçkitura

Protesta e 31 tetorit, Franca nxjerr 70 mijë policë në terren! Paralajmërohen masa të rrepta ndaj dhunës

October 29, 2026
“U kthye në SHPK…”- Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë! Protestat e dhunshme? PD të mbajë përgjegjësi nëse është përfshirë

“U kthye në SHPK…”- Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë! Protestat e dhunshme? PD të mbajë përgjegjësi nëse është përfshirë

October 29, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

“Maskaradë…!”- Transferimi në burgun e Fierit, Veliaj: U deshën 31 orë të na thoshin se vendimi është sekret! Burgjet të tregojnë autorizimin e Kryeministrit

October 29, 2026
VIDEO/ Me djalin e vogël në krah, momenti kur Ajola Xoxa hyn në paraburgimin e Fierit për të takuar Veliajn!

VIDEO/ Me djalin e vogël në krah, momenti kur Ajola Xoxa hyn në paraburgimin e Fierit për të takuar Veliajn!

October 29, 2026
Shpërthen bombola e oksigjenit në një ambulancë në Pakistan, 9 të vdekur dhe disa të plagosur

Shpërthen bombola e oksigjenit në një ambulancë në Pakistan, 9 të vdekur dhe disa të plagosur

October 29, 2026
EMRI/ Ktheu magazinën në plantacion droge, shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

Histori horror në Itali, i moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro!

October 29, 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 3,37 milionë eurove, Tatimet: 110 aplikime në e-Albania!

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 3,37 milionë eurove, Tatimet: 110 aplikime në e-Albania!

October 29, 2026
Vala e re e sulmeve, Vance, letër Teheranit për rifillimin e negociatave

Vala e re e sulmeve, Vance, letër Teheranit për rifillimin e negociatave

October 29, 2026
Prokuroria kërkon rigjykimin e Lindsey Clancy, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj

Prokuroria kërkon rigjykimin e Lindsey Clancy, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj

October 29, 2026
Tymi i zi toksik mbulon Elbasanin, flakët përfshijnë mbetjet buzë lumit Shkumbin!

Tymi i zi toksik mbulon Elbasanin, flakët përfshijnë mbetjet buzë lumit Shkumbin!

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In