• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërmeti që nuk u ndie online

by Lutfi Dervishi
26/09/2019 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Një njoftim rutinë i ambasadës së SHBA-së në Tiranë që synon të informojë publikun për të shmangur keqkuptimet është nga ilustrimet më të mira se si është tjetërsuar gazetaria on line në kërkim të ca klikimeve dëshpëruese.

Lajmi paraqitet me mbititullin: zbulojeni vetë! Titulli është: Tërmeti, ambasada amerikane bën njoftimin e rëndësishëm!

Kur sheh këtë titull instiktivisht veprimi i parë që do të bësh është të lexosh më tej për çfarë bëhet fjalë. Deri dje ishte fakt që nuk mund të parashikohej tërmeti. Deri dje parashkimi tërmetit ishte ‘fake news”. Por ditë e re, nafakë e re. Shkenca ecën përpara. Përcaktimi marksist se nevoja e njeriut e çon shkencën 100 vite pëpara të krijon përshtypjen se ndoshta mund të jetë bërë zbulimi i paimagjinueshëm: parashikimi tërmetit.

Njerëzit që nga lashtësia e deri në ditët e sotme janë përpjekur ta marrin me të mira tërmetin, i kanë kushtuar këngë, poezi, parrulla, filma, – madje tërmet është bërë “metaforë” për rezultate të papritura në zgjedhje siç ishte rasti i zgjedhjeve të parakohshme lokale në Dibër më 2016. “Tërmet” ishte fjala më e përdorur që përmblidhte suksesin e procesit zgjedhor.

Por tërmeti i së shtunës që shkundi njerëzit dhe godinat, nuk arriti të shkundë gazetarët on line.

Mbi 600 portale me lajme në betejën dëshpëruese për vëmendje nuk e kanë mendjen te efekti që mund të krijojë informacioni i tjetërsuar on line.

Për ca klikime më shumë, me shpresë se do të impresionojnë ata që bëjnë reklama, “lajmet on line” gjithnjë e me shumë nuk kanë lidhje me çfarë ndodh off line.

Njoftimi i ambasadës ishte vetëm dy fjali

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të zhvillojë një ushtrim stërvitor për reagimin në rast tërmeti. Ai është pjesë e ushtrimeve stërvitore që zhvillojmë përgjatë vitit.”

Lajmi në portale ishte alarm për kujdes!

Titujt alarmues, e çudibërës janë bëre pjesë e rëndësishme e ushqimit qe u shërbehet përdoruesve on line non stop.

Gjithnjë e më shpesh lexon tituj:

“Nuk do ta besoni “… “ja çfarë beri rrufeja”.. bari magjik që shëron 40 sëmundje “, “ndahet moderatorja e njohur” dhe sigurisht nuk mbeten prapa as parashikimet e tërmetit, kometave dhe fundit të botës!

Toka dhe dielli nga pikepamja e moshës gjeologjike janë të rinj dhe nuk ka sens të flasësh për fundin e botës, por me këtë ritëm alarmi, magjie dhe çudie ka të ngjarë që fundi i kësaj gazetarie on line të mos jetë shumë larg!

Pas një tërmeti si ai i ditës së shtunë shumëkush reflekton për gjërat që kanë më shumë vlerë në këtë jetë, për njerëzit e familjes për miqtë dhe për armiqtë. Reflektimi bëhet për të kuptuar çfarë është në të vërtetë e rëndësishme. Për gazetarët/redaktorët on-line me sa duket edhe pas tërmetit gjëja më e rëndësishme mbeten klikimet!

Next Post
Sa janë shanset për rizgjedhjen e Trump?

Sa janë shanset për rizgjedhjen e Trump?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com