• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tërmeti katastrofik me 289 viktima në Kolumbi, kostoja e dëmeve shkon në mbi 9,5 miliardë dollarë!

by A. Q
18/08/2026 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tërmet i fuqishëm i 10 gushtit, që vrau të paktën 289 persona në Kolumbinë perëndimore shkaktoi dëme prej rreth 9.57 miliardë dollarësh, sipas një vlerësimi paraprak të njoftuar nga Presidenti i vendit Abelardo de la Esperanza të martën.

Mijëra shtëpi, pallate apartamentesh, shkolla dhe spitale u shembën, veçanërisht në qytete përgjatë bregdetit të Paqësorit dhe në një rajon ku kultivohet kafeja, gjatë tërmetit me magnitudë 7.4 ballë që goditi vendin më 10 gusht.

De la Espriela tha se kostoja e dëmit, i cili goditi një të tretën e vendit, u vlerësua nga një kompani private. Ai gjithashtu e uli numrin e të vdekurve në 289, me 4,187 të plagosur.

“Imagjinoni shkallën e shkatërrimit. Kjo është një shifër paraprake që do të ndryshojë ndërsa marrim më shumë informacion dhe ndërsa situata bëhet më e qartë në secilin rajon”, tha ai.

Një javë pas tërmetit, Kolumbia është ende në procesin e pastrimit të rrënojave, me pak shanse për të gjetur të mbijetuar. 143 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Tërmeti është sfida e parë e madhe me të cilën përballet qeveria e krahut të djathtë e Abelardo de la Esprija, i cili mori detyrën më 7 gusht, vetëm tre ditë para tërmetit vdekjeprurës.

Presidenti tha se i kishte ngarkuar ministrit të strehimit të zbatonte një “Plan të Mrekullueshëm të Rindërtimit”, me mbështetjen e kompanive të ndërtimit, institucioneve financiare, kompanive të sigurimeve, guvernatorëve dhe kryetarëve të bashkive.

Kolumbia ka marrë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe organizata të tilla si Banka Botërore.

Next Post
Humbin jetën në aksident drejtoresha e gjigantit të modës “Dior” dhe partneri i saj producent i njohur filmash në Francë!

Humbin jetën në aksident drejtoresha e gjigantit të modës “Dior” dhe partneri i saj producent i njohur filmash në Francë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

October 21, 2026
VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

October 21, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

October 21, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Të gjithë të kënaqur me protestën!

October 21, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Surpriza në dashuri, para dhe ndryshime të mëdha! Horoskopi për sot nga Jorgo Pulla

October 21, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

“Rrebeshe shiu, por temperaturat janë të ngrohta”, si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme

October 21, 2026
Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

October 21, 2026
Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

October 21, 2026
Agjencia Getty Images shpall falimentin

Agjencia Getty Images shpall falimentin

October 21, 2026
Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In