• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërmeti/ Ahmetaj: S’kemi lënë asnjë qytetar jashtë, do të ndërtojmë qyteza. Do përfitojnë edhe ata me ndërtime pa leje

by Java News
06/01/2020 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj në një dalje publike për mediat ka sqaruar sesi do të veprojë qeveria për të ndërtuar qytezat e premtuara. Ahmetaj shpjegoi procedurën, ndërsa ka vlerësuar se qeveria nuk ka lënë asnjë banor pa strehë.

“Që nga data 26 nëntor, kemi vazhduar me akomodimin e të gjithë qytetarëve që humbën shtëpinë ose shtëpitë e tyre u përcaktuan si ta pabanueshme. Bonusi i qirave bën të mundur, që deri në kthim në shtëpi, të mund të jetojnë në shtëpi me qira dhe më datë 2 janar, kryeministri ka kërkuar nga bashkitë në zonat e emergjencës, që të gjithë kryetarët përkatës të bashkive të vazhdojnë procesin e përcaktimit të tokave ku do të ndërtohen qytezat urbane, të cilave kryeministri iu është referuar në vazhdimësi, që janë pjesë e ligjit të posaçëm për rindërtimin. Për 25 deri 20 ditë do të kemi në të gjithë territorin e Shqipërisë ku është përcaktuar ku ka dëmtime, kryesisht në Shqipërinë e mesme, por edhe në Lezhë e Kamzë, pra të gjitha këto bashki janë të detyruara brenda afatit që ka kërkuar kryeministri të sjellin verifikimet e tokave ku do ndërtohen banesat individuale, qytezat urbane siç jemi referuar në ligj të posacëm”, tha Ahmetaj.

Arben Ahmetaj iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti që të aplikojnë pranë bashkisë ose njësive bashkiake në Tiranë.

“Është hera e parë që kemi një ligj të posacëm për një situatë emergjente. Kemi procedurat përkatëse për programin e rindërtimit. Nesër ka një takim të posacëm me kryearët e bashkive, ku do të bëjmë një listë të familjeve që kanë humbur shtëpitë dhe që banesat e tyre janë vlerësuar si të pabanueshme ose banesa që kanë nevojë për rikonstruksion. Në bazë të vendimit, duke nisur nga nesër, kryetarët e bashkive duhet të ngrenë platformë aplikimi për qytetarët. Aplikimi do të jetë tepër i thjeshtë. Ju lutem, të gjithë familjarëve që banesat e tyre janë quajtur të pabanueshme ose të dëmtuara, të mund të drejtohen në institucione, kudo të bëhet financimi përmes njësive vendore ose entiteteve që do të autorizohen nga Këshilli i Ministrave. Ky është vendim shtyllë, sepse detyron të gjitha bashkitë që në bazë të tokave që do të caktojnë (ne kemi rekomanduar tokat shtetërore) për 30 ditë tokat ku do të ndërtohet. Pa këto, nuk kalohet dot tek rindërtimi.  Ne nuk kemi lënë asnjë qytetar jashtë. Do të bëhen edhe rikonstruksione në bazë të dëmtimeve dhe do kemi grante për këtë gjë”, deklaroi ministri Ahmetaj.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka bërë me dije se nga procesi i rindërtimit do të përfitojnë edhe ata që kanë pasur ndërtime pa leje.

“Rindërtimi, që nga shtëpitë tek pallatet apo qytezat urbane që do të ndërtohen dhe palnfiifkohen në Bashki të ndryshme, të gjitha do të kenë bazën kushtetuese ku është e domosdoshme të shpronësimit. Aty ku ka ndërtime pa leje, shteti të marrë përsipër që ajo familje të përfitojë nga programi i rindërtimit, kundrejt kushteve të përcaktuara nga VKM. Komisioni i Rindërtimit, kemi bërë dy mbledhje, tani nëpërmjet vendimi detajohet funksioni i tij”, Ahmetaj.

g.kosovari

Next Post
VIDEO+FOTO/ Kujdes kur parkoni, mbi 40 makina përfundojnë në ujë pasi çahet akulli

VIDEO+FOTO/ Kujdes kur parkoni, mbi 40 makina përfundojnë në ujë pasi çahet akulli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com