• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërmeti 6.4 ballë, Veliaj: Familjet me banesa të pabanueshme të aplikojnë për qira 1-vjeçare

by Java News
03/12/2019 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetëra familje që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit në kryeqytet janë strehuar në qendrave sociale të Bashkisë së Tiranës, ku veç ushqimit të ngrohtë, u shërbehet edhe për çdo nevojë tjetër, kurse për fëmijët organizohen lojëra e aktivitete të ndryshme, që i ndihmojnë në kalimin sa më lehtë të situatës. Drekën e sotme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e kaloi me familjet e strehuara në qendrën sociale “Qëndrojmë së bashku” në Kombinat, ku shërbeu ushqim dhe kaloi disa çaste me fëmijët.

Veliaj tha se këto çaste është e rëndësishme që çdokush të kuptojë se më e keqja kaloi dhe se qyteti po i kthehet normalitetit.

“Kjo është një nga shumë qendrat sociale në Tiranë. Tani që kanë kaluar 7 ditë nga tërmeti, që ishte një nga fatkeqësitë më të mëdha që i kanë ndodhur vendit, mesazhi që duam të japim është se jeta vazhdon. Secili prej nesh mund të ketë pasur vuajtje në familje, mund të ketë pasur humbje, por ama gjithmonë kuptojmë se jeta vazhdon. Kur shohim fëmijë të vegjël si Sibeli, por edhe gjyshe si Limaja, e kuptojmë se filli i jetës nuk duhet ndërprerë kurrë”, tha ai.

Kryebashkiaku ftoi qytetarët, banesat e të cilëve janë bërë të pabanueshme, të përfitojnë nga mundësia që ofron Bashkia e Tiranës për të aplikuar sa më parë për qira 1 vjeçare, derisa të zgjidhet përfundimisht çështja e strehimit të tyre.

“Duke qenë bashkë dhe duke mbaruar të gjitha detyrimet e para të emergjencave, do të kemi kohë që të përkushtohemi tek rindërtimi. Kemi çuar formularët për bonusin e qirasë në njësitë administrative, edhe tek Njësia 6. Pasi të mbarojmë drekën, secili do të shkojë ta firmosë; pra, kujt i është shpallur shtëpia e pabanueshme, duhet të plotësojë formularin, dhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të kësaj jave, jemi të përgatitur të paguajmë deri në 2 mijë familje. Kemi më pak, por deri në 2 mijë kemi marrë masat në buxhet, që t’i paguajmë një qira, me çmimin e tregut, pa asnjë diferencim”, tha Veliaj.

Duke konfirmuar se qendrat sociale do të qëndrojnë hapur edhe në ditët në vijim, ai nënvizoi se trajtimi me bonus qiraje për këto familje do t’i japë kohë bashkisë për gjetjen e një zgjidhje përfundimtare.

“Qendrat sociale do të jenë hapur; pra, nëse keni nevojë për një vakt, për batanije, prapë do jenë hapur, por ama jetesa në qendrat sociale është me masë. Se po ndenjëm tërë kohën sikur jemi në krizë, atëherë nuk do na dalë psikoza e krizës gjithë jetën. Kurse kur kuptojmë se kriza vazhdon një javë dhe javën tjetër fillojmë sistemimin në apartamente me qiratë e e paguara nga bashkia, na jep kohë 6 muaj, një vit, një vit e gjysmë, deri sa të bëjmë gati një zgjidhje përfundimtare, dhe kjo është mënyra më e mirë”, shtoi Veliaj.

Ai siguroi se edhe kësaj here Tirana do të dijë të ringrihet falë solidaritetit që kanë treguar qytetarët e saj, si dhe angazhimit të të gjitha strukturave bashkiake dhe ato

qeveritare. “Jam i bindur se po ndenjëm bashkë, siç kemi qenë këto 7 ditë, nuk ka asnjë tërmet që na vë poshtë. Jam i bindur se Tiranën do ta ngremë edhe më të fortë, më solidare. Jo vetëm më të fortë në ndërtesa të reja, që do të zëvendësojnë karakatinat e vjetra që i prishi tërmeti, por edhe më të fortë si karakter dhe si shpirt të Tiranës”, tha Veliaj. /e.s/

Next Post
Situata pas tërmetit, Rudina Xhunga: Shqiptarët po presin “fotografinë e përbashkët” Rama-Basha

Situata pas tërmetit, Rudina Xhunga: Shqiptarët po presin “fotografinë e përbashkët” Rama-Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Varreza masive në Kosovë, gjenden eshtrat trupore të tre personave të tjerë në Zubin Potok!

Varreza masive në Kosovë, gjenden eshtrat trupore të tre personave të tjerë në Zubin Potok!

August 15, 2026
Propozim i çmendur nga shkencëtarja, sugjeron përdorimin e një planeti të tërë si anije kozmike! Çfarë është teoria e “Autostopistit”

Propozim i çmendur nga shkencëtarja, sugjeron përdorimin e një planeti të tërë si anije kozmike! Çfarë është teoria e “Autostopistit”

August 15, 2026
Sezoni veror, 10 tragete me të paktën 20 mijë udhëtarë priten sot në Portin e Durrësit! Regjistrohet fluksi më i lartë

Sezoni veror, 10 tragete me të paktën 20 mijë udhëtarë priten sot në Portin e Durrësit! Regjistrohet fluksi më i lartë

August 15, 2026
Spartaku i Moskës mirëpret Mirlind Dakun, vlerësime edhe nga legjenda e klubit rus!

Spartaku i Moskës mirëpret Mirlind Dakun, vlerësime edhe nga legjenda e klubit rus!

August 15, 2026
Goditet trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, kuksiani kapet në Maminas, në pranga dhe shoqëruesja nga Prizreni! Arsenali dyshohet për grupet kriminale

Goditet trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, kuksiani kapet në Maminas, në pranga dhe shoqëruesja nga Prizreni! Arsenali dyshohet për grupet kriminale

August 15, 2026
Fluks e radhë të gjata edhe në pikën e Qafë-Botës, 10 mijë hyrje-dalje në kufiri, pala greke punon vetëm me 2 sportele

Fluks e radhë të gjata edhe në pikën e Qafë-Botës, 10 mijë hyrje-dalje në kufiri, pala greke punon vetëm me 2 sportele

August 15, 2026
Rekord në Argjentinë, gruaja më e moshuar sjell në jetë fëmijë në moshën 62-vjeçe! Mesazhi prekës: Mos u dorëzoni!

Rekord në Argjentinë, gruaja më e moshuar sjell në jetë fëmijë në moshën 62-vjeçe! Mesazhi prekës: Mos u dorëzoni!

August 15, 2026
Pse nuk mësuam nga ebola?!

Ebola po kthehet në epidemi të rrezikshme dhe po kërcënon Botën, mbi 2 mijë viktima në Kongo! OKB dhe OBSH japin alarmin

August 15, 2026
DETAJET/ Dasma e Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez pati vetëm 4 të ftuar! Ja çfarë parashikon kontrata paramartesore që nënshkruan

DETAJET/ Dasma e Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez pati vetëm 4 të ftuar! Ja çfarë parashikon kontrata paramartesore që nënshkruan

August 15, 2026
VIDEO/ Spanja goditet nga katër tërmete radhazi, panik te popullata, njerëzit dalin në rrugë nga frika! Nuk raportohet për viktima

VIDEO/ Spanja goditet nga katër tërmete radhazi, panik te popullata, njerëzit dalin në rrugë nga frika! Nuk raportohet për viktima

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com