• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, të paktën 235 viktima, mijëra të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

by A R
26/06/2026 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë operacionin për të gjetur të mbijetuarit, pasi dy tërmete të fuqishme goditën Venezuelën pranë kryeqytetit Caracas, duke lënë pas të paktën 235 viktima dhe mbi 4,300 të plagosur.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti i parë me magnitudë 7.2 u pasua vetëm pak sekonda më vonë nga një tjetër edhe më i fuqishëm, me magnitudë 7.5. Të dy lëkundjet ishin të cekëta, me epiqendra në thellësi 20.3 dhe 10 kilometra, çka ndikoi në rritjen e nivelit të shkatërrimit.

Autoritetet druhen se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa shumë persona rezultojnë ende të zhdukur. Qindra familje kanë mbetur pa strehë, ndërsa shumë banorë po kalojnë natën në rrugë nga frika e shembjes së ndërtesave të dëmtuara.

Tërmetet goditën në orën 18:04 sipas kohës lokale (22:04 GMT) të mërkurën, në një ditë feste kombëtare, kur shumica e qytetarëve ndodheshin në banesat e tyre.

Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, bëri të ditur se numri i viktimave është rritur, ndërsa presidentja e përkohshme Delcy Rodríguez shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

250 ndërtesa të dëmtuara

Sipas autoriteteve, rreth 250 ndërtesa janë dëmtuar ose janë shembur plotësisht, kryesisht në qytetin e La Guaira. Mes tyre ndodhet edhe një hotel 10-katësh, i cili u shndërrua në rrënoja.

Dëme të konsiderueshme janë raportuar edhe në disa shtete të tjera të vendit, përfshirë Trujillo, Yaracuy, Carabobo, Aragua dhe Miranda.

Në zonën metropolitane të Caracasit, kryebashkiaku i Chacao, Gustavo Duque, tha se nga shembja e një ndërtese kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa 23 të tjerë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. Ai deklaroi se ekipet po punojnë pa ndërprerje për të larguar mbeturinat dhe për t’u krijuar mundësi specialistëve të arrijnë tek personat që mund të jenë ende gjallë.

Ndihma ndërkombëtare

Pas katastrofës, disa vende kanë ofruar mbështetje për Venezuelën. Shtetet e Bashkuara kanë premtuar 150 milionë dollarë ndihmë, ndërsa ushtria amerikane po dërgon avionë dhe anije transporti për të mbështetur operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës humanitare.

Next Post
Rada: Gazetarë dhe aktivistë të njohur paguhen me ‘Crypto’ nga Irani. Protesta ‘dogji’ Berishën të parin!

Rada: Gazetarë dhe aktivistë të njohur paguhen me ‘Crypto’ nga Irani. Protesta ‘dogji’ Berishën të parin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In