• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 7, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Tepsia, timoni, kazani dhe partia e rublave

Skënder Minxhozi by Skënder Minxhozi
10/11/2022 17:33
Tepsia, timoni, kazani dhe partia e rublave
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

 

Në harkun e 24 orëve Edi Rama ka bërë një testim të fortë të opinionit shqiptar, në lidhje me sjelljen e tij publike. Të mërkurën ka hyrë në një tunel të errët sharjesh e fyerjesh ndaj opozitës, që kolegu i tij Fatmir Xhafaj i quajti ordinere pa përmendur emra. Kurse një ditë më pas kryeministri ka dhënë një mësim oratorie dhe elegance gjuhësore përballë një plateje akademikësh të mbledhur për përvjetorin e 50-të të Kongresit të Drejtshkrimit. Dy gjendje të skajshme, për të njëjtin personazh. Nga “bedelët” e “tregtarët e rublave” në Kuvend, tek Aleks Buda e Eqerem Çabej në platenë e akademikëve, Edi Rama ka shpalosur dyzimin e fortë të gjuhës dhe sjelljes publike, ku e ka futur qëndrimi i gjatë në kalin e politikës dhe pushtetit.

Gjuha ka qenë përherë një armë domethënëse në dorën e politikanëve. Aq më shumë është e tillë në duart e një manjaku të shqipes së folur e të shkruar si Edi Rama. Metaforat, antitezat dhe retorika e fortë e kumtuar nga lartësia fizike thuasje dymetroshe, i kanë dhënë rregullisht kryeministrit një pozitë dominuese mbi ata që ka  pasur përballë apo anash. Është dalluar në mes të tufës jo vetëm për shtatin, por edhe për mënyrën si sillej dhe për atë që nxirrte nga goja.

Aktualisht Edi Rama ka një problem i cili sërish lidhet me gjuhën. Ose më konkretisht me gjetjen e një fabule gjuhësore për të sulmuar kundërshtarët politikë në zgjedhjet e pranverës. Kërkohet një slogan negativ për Berishën e Metën – ja misioni i radhës brenda socialistëve, mes të cilëve duket se tashmë ka marrë formë ai që do të jetë cilësori i ardhshëm damkosës për pakicën në zgjedhjet e majit: opozita e rublave.

Dikur ishte Luli që flinte gjumë, më pas erdhi tepsia e Metës, pastaj timoni që kërkonte për të drejtuar i vetëm vendin e më në fund kazani i mediave me personazhet e tij të njohur e të panjohur. Edi Rama nuk ka hyrë në asnjë fushatë zgjedhore pa ja besuar atë një slogani përmbledhës, një lloj stigme nga ato që i vihen me hekur të nxehtë në trup kundërshtarit politik. Ndërkohë që Berisha e Meta i kanë mbaruar epitetet sharëse ndaj tij, Edi Rama po bie jo rrallë në këtë spirale shëmtie gjuhësore, pa harruar të hedhë në fund të çdo paragrafi togëfjalëshin-damkë “partia e rublave”.

Kur kërkoi pushtetin për vete, pas bashkëqeverisjes me LSI, Rama e kishte një arsye logjike, megjithëse pjesërisht të pranueshme, për t’u thënë shqiptarëve ma jepni pushtetin se me Metën qeverisa keq për shkak të tij. Edhe kur tallej me Lulin e përgjumur e analistët sërish ishte brenda një skeme polemike që bënte sens.

A janë akuzat për financime ruse një akuzë e mjaftueshme për t’u përballur me palën tjetër në një fushatë elektorale në vitin e nëntë të pushtetit?! A është fabula e rublave një metaforë mjaftueshëm solide për të mbajtur në këmbë një betejë votash? Këto janë pikëpyetje që shqetësojnë sot më së pari vetë Edi Ramën, përtej avantazhit që i jep atij gara kundër dy figurave si Berisha e Meta, të cilët edhe pse në opozitë ngjajnë sot më të lodhur se kundërshtari i tyre.

Përzgjedhja e fabulës së rublave për zgjedhjet vendore duket një kalkulim elektoral që punon dhe ka efekt më shumë jashtë sesa brenda vendit. E integruar me situatën globale të luftës në Ukrainë, kjo akuzë ndaj opozitës, e bazuar në një fakt konkret që lidhen me PD e Bashës, metafora e partisë së rublave vlen më shumë për t’u treguar perëndimorëve se cilët janë miqtë e Putinit në Tiranë, sesa për të fituar bashkinë e Korçës apo Lezhës.

Megjithatë, aty ku akuzat ndaj Berishës për non gratan apo ndaj Metës për korrupsionin janë tashmë të konsumuara si teza fushate, historia e rublave është i vetmi element i pakonsumuar ku mund të kapet maxhoranca në përballjen me opozitën. Një slogan i largët dhe anemik, por më mirë se pa slogan fare.

Në anën tjetër, duke i identifikuar si të financuar nga Rusia, Rama duket se tenton të lidhë akuzat konkrete për financime ruse, me statusin e Berishës si i padëshëruar për SHBA e Britaninë, por edhe me Ilir Metën i cili ka valëvitur prej kohësh tezat e tij sovraniste dhe antiamerikane në debatin politik. Opozita e rublave duket si një strehë që Rama e ka identifikuar si një emërues të përbashkët për miqtë-armiqtë e tij historikë, në një moment kur lufta në Ukrainë dhe sfida elektorale e majit gjejnë një pikë sado të largët takimi. Të shohim sa ka qëlluar në shenjë!

Next Post
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Prokuroria kërkon më tepër kohë, shtyhen me 3 muaj hetimet

EMRI/ Dorëhiqet një nga prokurorët e dosjes për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, arsyeja

Comments 2

  1. L.Xh. says:
    3 months ago

    I nderuar Minxhozi, si mjeshtër i lëvrimit të shqipes, në të folur dhe në të shkruajtur që Ju jeni e aq më shumë si një nga gazetarët më “pikantë” në vorbullën e mediave turbofolk në Shqipëri, duke qendruar stoik në këtë përfaqesim dinjitoz me nivelin e karakterit e të dinjitetit personal si vlerë e shtuar, e parardhesve të tu të mënçëm e tepër të ndershëm.
    Nuk po zgjatem.
    Me sentencën e mëposhtëme, keni përshkruar Edi Ramën, si një gjigant të zoterimit të shqipes, krahas vetive apo veseve të tija që për njerëz normalë do të ishin ekzagjerime, ndersa mendoj, për politikanë kafshë, si paria e opozitareve tanë, gjuha e ekzagjeruar, është si pika mbi i. Mbasi kjo mushkë, atë dru do.
    “…..Gjuha ka qenë përherë një armë domethënëse në dorën e politikanëve. Aq më shumë është e tillë në duart e një manjaku të shqipes së folur e të shkruar si Edi Rama.…….”
    Ju përshendes.

    Reply
  2. Lili says:
    3 months ago

    Faleminderit pa fund z.Minxhozi.Ke bërë portretin psikopolitik të shkëlqyer për Edi Ramën.Ai është jo vetëm njohës i thellë i gjuhës shqipe,por zotërues dhe interpretues i shkëlqyer i saj Për gjuhën e përdorur ndaj opozitës,mirë bëri.Ata shkatërruan Shqipërinë, shkatërruan ëndrrat tona,familjet tona, dinjitetin njerëzor shqiptar kudo në botë..Të jam mirënjohës z.Minxhozi dhe ju z.L.Xh. Meritoni të dy nga një ❤️mirënjohjeje.Faleminderir miq..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

SHBA, një shtëpi e ndarë politkisht keqazi më dysh

SHBA, një shtëpi e ndarë politkisht keqazi më dysh

February 7, 2023
Dëbora ka shtruar ‘mantelin’ e bardhë në Malësinë e Krujës/ Trashësia arrin 25 cm. Zona e Qafështamës probleme me energjinë

Rritje temperaturash gjatë javës së ardhshme, meteorologia: Nuk do ketë më ngrica e acar

February 7, 2023
FOTO/ Kejvina i dërgoi një mesazh me dron Luizit? Motra e modeles shuan dyshimet e Oltës: Fluturimi i parë arriti me sukses

FOTO/ Kejvina i dërgoi një mesazh me dron Luizit? Motra e modeles shuan dyshimet e Oltës: Fluturimi i parë arriti me sukses

February 7, 2023
FOTO/ Po shkonte në punë me makinë, aksidentohet për vdekje 39-vjeçari shqiptar në Itali

FOTO/ Po shkonte në punë me makinë, aksidentohet për vdekje 39-vjeçari shqiptar në Itali

February 7, 2023
Meksika dërgon një grup prej 16 qensh të kërkim-shpëtimit në Turqi

Meksika dërgon një grup prej 16 qensh të kërkim-shpëtimit në Turqi

February 7, 2023
‘The Sun’: Riviera shqiptare, destinacioni që iu duhet pushuesve

‘The Sun’: Riviera shqiptare, destinacioni që iu duhet pushuesve

February 7, 2023
Rrezikon regjistrimin? Zgjedhjet e 14-majit, nesër KQZ shqyrton listat për anëtarët e KZAZ! PD, jashtë rendit të ditës

Rrezikon regjistrimin? Zgjedhjet e 14-majit, nesër KQZ shqyrton listat për anëtarët e KZAZ! PD, jashtë rendit të ditës

February 7, 2023
Çoi Shkelzen Berishën në Hollivud, flet gazetari i njohur, Lawson: I gatshëm të dëshmoj në SPAK për Gërdecin!

Çoi Shkelzen Berishën në Hollivud, flet gazetari i njohur, Lawson: I gatshëm të dëshmoj në SPAK për Gërdecin!

February 7, 2023
Bilanc tragjik, mbi 6,300 viktima nga tërmeti në Turqi e Siri, të paktën 30 mijë të plagosur

Bilanc tragjik, mbi 6,300 viktima nga tërmeti në Turqi e Siri, të paktën 30 mijë të plagosur

February 7, 2023
Flet ish-presidenti që i mbyteshin njerëzit në det: Na ka ikur 35% e popullsisë. Po vendoset diktatura!

Flet ish-presidenti që i mbyteshin njerëzit në det: Na ka ikur 35% e popullsisë. Po vendoset diktatura!

February 7, 2023
FOTO/ Kejvina i dërgon dron Luizit brenda shtëpisë së BBV? Shpërthen Olta ndaj këngëtarit

FOTO/ Kejvina i dërgon dron Luizit brenda shtëpisë së BBV? Shpërthen Olta ndaj këngëtarit

February 7, 2023
Autori i librit për ‘Gërdecin’/ Gazetari amerikan: Shkëlzen Berisha takoi Diverolin, negocioi çmimin e fishekëve

Autori i librit për ‘Gërdecin’/ Gazetari amerikan: Shkëlzen Berisha takoi Diverolin, negocioi çmimin e fishekëve

February 7, 2023
VIDEO/ Spahiu, i ashpër ndaj Tabakut: Në nivelin e një parukiereje. E bëri Basha nënkryetare bashkie, pasi s’ka punuar asnjë ditë në jetën e saj

Albin Kurti është i përkohshëm, Kosova është e përjetshme

February 7, 2023
Zbulohet raporti sekret/ Më shumë se 2 milionë refugjatë pritet që të mësyjnë drejt Greqisë

Greqia dërgoi ndihma në Turqi! Mitsotakis: Mbështetja për Sirinë është më e ndërlikuar

February 7, 2023
VIDEO/ “E zbuluam nga ulërimat”, ndodh mrekullia nga ekipi shqiptar në Turqi, pas 31 orësh shpëtojnë 4-vjeçaren

VIDEO/ “E zbuluam nga ulërimat”, ndodh mrekullia nga ekipi shqiptar në Turqi, pas 31 orësh shpëtojnë 4-vjeçaren

February 7, 2023
Kadilli për ’11 shkurtin’ e Berishës: PS largohet me votë, jo me mentalitet bolshevik! McGonigal? Ramën e shoh…!

Kadilli për ’11 shkurtin’ e Berishës: PS largohet me votë, jo me mentalitet bolshevik! McGonigal? Ramën e shoh…!

February 7, 2023
Çifti transgjinor nga bëhet viral, ndërpresin terapinë hormonale për të sjellë në jetë fëmijën

Çifti transgjinor nga bëhet viral, ndërpresin terapinë hormonale për të sjellë në jetë fëmijën

February 7, 2023
Berisha e nisi fushatën në Surrel: A do i kthehen socialistët në Lalëz?

Berisha e nisi fushatën në Surrel: A do i kthehen socialistët në Lalëz?

February 7, 2023
Adoleshentja nga Lushnja plagos vëllain me thikë

Aksidenti tragjik në Tiranë/ E plagosura ndërron jetë në spital, e përplasi me makinë një 23 vjeçar

February 7, 2023
Publikimi i të dhënave, ironia e Lutfi Dervishit: Di gjë njeri kur publikohet lista me paratë në banka?! Apo AKSH s’ka bashkëpunim?

Chat GPT: Intervistë me makinën inteligjente

February 7, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com