• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teprimi me lirinë e medias

by Artur Ajazi
21/09/2022 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ka vite që flitet shumë për “lirinë dhe të drejtat e medias”. Madje qysh në 1992, kur vendi nuk kishte akoma media private, flitej për lirinë dhe respektimin e medias. Kjo pasi ky është një prej kushteve të KiE, dhe BE. Por si ka qenë dhe dhe është liria e Medias në Shqipëri? Për hir të së vërtetës, duhet thënë se liri të medias, mbahet mënd se ka patur tek ne në kohën e Nanos, dhe pas vitit 2013. Por duke u kthyer pas në kohë. Të gjithë e kujtojnë se si e kushtëzonte partia-shtet (Partia Demokratike) lirinë e medias pasi erdhi në pushtet. Ishte “partia e lirisë dhe demokracisë”, ishte partia e “dy gishtave”, por sapo erdhi në pushtet, gjithçka ndryshoi. Duheshin kufizuar guximtarët, kokëkrisurit, që kishin guximin të demaskonin qeverisjen vendore dhe qendrore, që kishin kurajon qytetare të denonconin korrupsionin, vjedhjet, shitjet e pronave dhe pasurisë kombetare, duheshin rrahur gazetarët dhe djegur redaksitë. Dhe ajo ndodhi. Xhupzinjtë e Partisë Demokratike, dhe sidomos ata të SHIK-ut famëkeq, nuk kursenin askënd.

Merreshin njerëzit e medias (madje edhe rojet e redaksive) në pyetje, futeshin në makina pa targa, rriheshin, u bëhej presion, por nuk mungonte edhe vrasja apo zhdukja e tyre. Kam qenë prezent në stacionin e trenit në Durrës, kur paraditen e një mesjave të Korrikut 1996, një automjet me 4 burra të veshur me xhupa të zinj, duke u paraqitur si “agjentë të SHIK”, morën dhunshëm kolegun, gazetarin T.M. Makina u nis në drejtim të paditur, ndërkohë që rrugës kishin nisur provokimet, presionet dhe dhunimet ndaj gazetarit që kishte shkruar për “Partinë Demokratike dhe presidentin Berisha”. Fati e donte, që kryetari i degës së PD asokohe, të njoftohej me urgjencë nga ne kolegët e tij, të bëhej telefonata në zyrat qendrore të SHIK-ut, dhe që gazetari të lirohej në dalje të Vorës. Destinacioni mësuam se ishte “diku larg në Veri”. Por si ky rast rrënqethës ka me qindra për periudhën kur qeveriste “partia e lirisë dhe demokracisë”. Liria e medias u shtyp me dhunë asokohe, aq sa shumë gazetarë u arrestuan, dënuan, gjobitën, apo dhe ja mbathën jashtë shtetit, u dogjën edhe zyra dhe redaksi gazetash. Kthesa nisi pas largimit të PD nga pushteti, me revoltën popullore.

Ardhja e Nanos në pushtet, ishte risi edhe për lirinë e medias. Respektohej gazetari, fjala e lirë, reagohej pozitivisht ndaj çdo shkrimi, por kurrë nuk kishte akte dhune verbale apo fizike ndaj tyre. Liria e medias në gjithë këto vite, ka kaluar përmes devijacioneve të buta dhe të ashpëra. Dhe kjo për faktin sepse, gjithmonë ka patur media që kanë qenë të gatshme të ishin “palë me qeverisjen”. Në 8 vitet e qeverisjes së PD, nga 2005 deri 2013, liria e medias ishte e kufizuar dhe e limituar. Mediave u bëhej oferta, dhe në rast refuzimi, i jepej dënimi. Gazetari nuk mund të jetë me “pushtet të pakufijshëm”. Ai punon dhe boton lajmin apo opinionin e tij mbi çdo fenomen politiko-social, bazuar mbi fakte dhe mendimin e lirë. Por në shtetin ligjor, ekzistojnë klauzola të tilla, që kufizojnë edhe punën e gazetarit në situata të jashtëzakonshme. Për probleme të interesit dhe sigurisë kombëtare, media në çdo kohë, bashkëpunon ngushtësisht me strukturat e tjera ligjzbatuese, duke mos pranuar shantazhet, por duke mirëkuptuar situatat.

Rasti më i fundit, tregoi se ata që sot, kanë një media në pronësi, një televizion, gazetë, portal, etj, duhet të jenë të kujdesshëm në menaxhimin e misionit të tyre si “pushtet i katërt”. Sulmi kibernetik ndaj institucioneve ligjzbatuese apo dhe individëve me poste të larta shtetërore, përbën një kërcënim real ndaj sigurisë kombëtare. Të ngresh zërin dhe të thuash se “po na kufizohet liria dhe mendimi lirë, po kufizoni lirinë e medias”, sepse Prokuroria kërkon mirëkuptim për “mospublikimin e informacioneve sensitive”, nuk do të thotë se ke të drejtë. Nën qeverisjen e Edi Ramës, e deklaroj me bindje të patundur, se media ka arritur të ketë lirinë e pakufishme të saj. Këtë ua kujtoj atyre që deri para 2013, thirreshin si dele në zyrën e Berishës, nga ku dilnin buzëvarur, dhe qysh të nesërmen ndryshonin kursin editorial të medias tyre.Ndaj, mos e teproni me ankesa mbi “lirinë e medias”, por ushtroni me korrektësi dhe profesionalizëm misionin e informimit dhe jo dezinformimit të publikut. Besueshmëria nuk imponohet, por fitohet, dhe kjo vlen më shumë se për këdo, për profesionin e gazetarit.

Next Post
VIDEO / “Pengu” i Isa Tares për Klubin Partizani: Ishte model, e prishën për interesa! ‘Të pathënat’ për Iglin

Ish-drejtori i klubit Partizani: Privatizimi u bë me ndërhyrjen e Sali Berishës, firmosi Imami

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com