Kryeministri Edi Rama ka hedhur në Facebook foto nga një shesh i rregullura në Tepelenë.
“Rilindja Urbane në Tepelenë. Aty ku deri dje kishte vetëm dhera e pluhur dhe kalaja e famshme ishte e rrethuar nga çibanët prej hekuri e betoni, sot falë programit kombëtar të Rilindjes Urbane, jo vetëm ka një hapësirë publike për njerëzit, po është hapur edhe një perspektivë e bukur për turizmin kulturor”, shkruan Rama.