• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tentoi të vriste hidraulikun që e kishte komshi/ Si i hoqi dënimin me 7 vjet burg Apeli i Durrësit Altin Hajrit të resortit “Golden”

by Java News
30/01/2020 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Altin Hajri, pronari i resortit “Golden” në Shijak, i cili sot është një nga personat më të kërkuar të policisë, në fund të dhjetorit 2019 është deklaruar i pafajshëm nga Gjykata e Apelit në Durrës për akuzën e vrasjes me dashje mbetur në tentativë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Altin Hajri që tashmë është i shpallur në kërkim si i dyshuar për pengmarrjen dhe më tej vrasjen e Jan Prengës, fillimisht u dënua me 7 vite burg nga gjykata e shkallës së Parë në Durrës për tentativë vrasje të M.Ballës. Por vendimi i apelit i hoqi Altin Hajrit në fund të dhjetorit që lamë pas dënimin me 7 vjet burg.

Para se të jepej vendimi i pafajsisë nga Apeli i Durrësi në fund të dhjetorit, Altin Hajri ishte i shpallur në kërkim ishte i kërkuar nga drejtësia pasi në qershor të 2017-ës, ai është dënuar në mungesë me 7 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës, për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 dhjetor të vitit 2017,  ku Altin Hajri ka tentuar të vrasë M.Ballën, bashkëfshatarin e tij në Pjezë, me të cilin i kanë shtëpitë vetëm 20 metra larg.

Hajri e kishte punësuar Ballën së bashku me djemtë e tij, për të bërë punimet hidraulike në resortin “Golden”, por nuk kishte shlyer ndaj tyre një pagesë 2-3 mijë euro për punimet. Sipas dëshmisë së M.Ballës dhe djemve të tij, ata kanë kërkuar të takojnë Altin Hajrin për t’i marrë paratë, por nuk e kanë gjetur në resort, ndërsa shpesh u thuhej se Hajri nuk ndodhej në Shqipëri.

E çuditshmja në këtë proces gjyqësor, ku Altin Hajri është gjykuar në mungesë, është fakti se M. Balla ka ndryshuar dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore, ku e ka identifikuar Altin Hajrin, me atë dhënë para gjykatës. Ai ka thënë se pranë portës së shtëpisë së Hajrit ishin 3-4 persona ku ai nuk ka identifikuar asnjërin prej tyre. Por gjykata ka vlerësuar se dëshmia që duhet marrë provë në gjyq është ajo e dhënë para oficerit të policisë gjyqësore.

Ndërkohë Altin Hajri është një ndër personat e shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur më   17  janar 2020 në Kamzës. Ai dyshohet se ka rrëmbyer Jan Prengën në Kamëz, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke e dhunuar rëndë dhe më tej e kanë transportuar drejt kompleksit të dasmave në pronësi të tij, “Golden” ku dyshohet edhe të ketë ndërruar jetë si pasojë e plagëve, ndërsa trupin e kanë fshehur ku ende policia nuk ka mundur ta gjejë./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Greqia nuk gjen qetësi, goditet nga tërmeti. Ja ku ishte epiqendra

Greqia nuk gjen qetësi, goditet nga tërmeti. Ja ku ishte epiqendra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

October 20, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 20 tetor 2026

October 20, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika

October 20, 2026
Video/ Molotovët e protestuesve djegin policin (pamje të rënda)

Ish-ministri i Rendit: Dhuna nuk u krijua nga policia, por nga të rinjtë që kanë vënë zjarrin

October 20, 2026
Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

October 20, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

October 20, 2026
Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

October 20, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Mblidhet sot Grupi Parlamentar i PS, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

October 20, 2026
Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

October 20, 2026
Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com