Gjatë kontrollit rutinë të ushtruar nga forcat e sigurisë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës është bërë i mundur ndalimi i shtetases B.D, e cila do të takonte të afërmin e saj të paraburgosur në këtë institucion.
Shtetases iu gjet e fshehur në trup një sasi prej 2 gramësh e dyshuar si lëndë narkotike.
Lidhur me kete konstatim, Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te Burgjeve njoftoi Komisariatin e Policise se Qarkut dhe Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres per te kryer veprimet e metejshme proceduriale.
Ne disa raste DPB nepermjet Policise se Burgjeve dhe struktures se SHKBB ka bere te mundur parandalimin e futjes se sendeve te ndaluara ne institucionet penale, duke minimizuar keshtu rastet e thyerjes se ligjit dhe rregullores ne fuqi.