• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla takim me shqiptarët në Ferrara: Pjesëmarrje sa më e madhe në zgjedhjet e 11 majit

by A R
19/01/2025 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, po vazhdon turneun e tij të takimeve me shqiptarët në Itali duke u ndalur në Ferrara. Emigrantëve atje u kërkoi të regjistrohen, duke u shpjeguar detaje nga procesi, por edhe votën për Partinë Socialiste, në mënyrë që përparimet e Shqipërisë të mos pësojnë regres.

“Kam qenë edhe herë tjetër në Ferrara sepse jetojnë shumë vëllezër e motra të fshatit nga unë vij, nga Luniku i Librazhdit, dhe një pjesë janë sot këtu me prindër, me fëmijë, edhe brezi i tretë që po rritet. Nuk mund ta lija pa ardhur. Por natyrshëm edhe për t’ju kërkuar që të regjistroheni në zgjedhjet e 11 majit”, u tha Balla emigrantëve që e pritën.

Balla sqaroi se gjatë regjistrimit duhet vendosur kodi i kartës së identitetit shqiptare, pasi në këto zgjedhje marrin pjesë shtetasit e Republikës së Shqipërisë me një dokument identifikimi të vlefshëm shqiptar. “Edhe nëse nuk e ke të vlefshëm mund të regjistrohesh, por duhet rinovuar për të votuar më pas”, tha Balla.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën vuri theksin te fakti se secili duhet të regjistrohet më vete, qoftë dhe brenda së njëjtës familje, por askush nuk duhet të mbetet pa regjistruar.

“Gjithashtu jam sot këtu për të kërkuar mbështetje për ne, për Partinë Socialiste, për mua, për Edi Ramën, për kolegët e mi, për ekipin tonë të Partisë Socialiste. Shqipëria sot është në një moment historik, po arrijmë në metrat e fundit të rrugës sonë të anëtarësimit në BE. Synimi ynë është që brenda këtij mandati të ri ne të mbyllim marrëveshjen për anëtarësimin në BE brenda Krishtlindjes së vitit 2027”.

Balla tha se emigrantët i dinë më mirë se cilat janë përfitimet, por për ne shqiptarët nuk ka një plan B, që gjithçka që kemi arritur të mos kthehet mbrapsht. Sepse kemi parë gjatë historisë sonë që kur pushtetin e kanë marrë ata që s’duhet, gjithçka që është bërë mirë ndër vite është asgjësuar ose është dëmtuar.

Balla informoi emigrantët se qeveria ka menduar që për zonat tona malore të krijojë Paketën e Maleve, një mbështetje direkt nga shteti, ndërsa kryeministri këtë mëngjes ka thënë se është duke bërë gati dhe një Paketë Financiare për ata djem e vajza, burra e gra që jetojnë në emigracion dhe që duan që shtëpinë e tyre ta kthejnë në agro-turizëm, siç ndodh dhe në Itali ku një pjesë të investimit ta mbulon edhe shteti.

“Ndoshta ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Se ata të tjerët, një palë, ata që i kemi pasur gjithmonë janë pa kokë, sepse kokën e tyre e kanë shpallur të skaduar, non grata i thonë me fjalë të reja, nuk bën. Këto të tjerët po të heqin mallin e Sudes apo të Rrapush Xhaferrit. Pra Shqipëria po ecën mirë. Nuk duhet t’ia presim hovin. Nuk bëhet fjalë vetëm për fitoren në këto zgjedhje, por për një pjesëmarrje sa më të madhe të diasporës. Ne e mbajtëm fjalën, tani e keni ju në dorë,” ishte mesazhi përmbyllës i fjalës së Ballës me bashkatdhetarët në Ferrara, të cilëve u tha të regjistroheshin menjëherë pasi 50 ditë kalojnë shpejt.

Next Post
VIDEO / Zjarr masiv në Kosovë, flakët shkrumbojnë qendrën tregtare

VIDEO / Zjarr masiv në Kosovë, flakët shkrumbojnë qendrën tregtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga zjarri që ndezi u dogjën 400 pemë ulliri, arrestohet 54-vjeçari

Nga zjarri që ndezi u dogjën 400 pemë ulliri, arrestohet 54-vjeçari

August 4, 2026
Shkolla e re në Shushicë drejt përfundimit, Rama: Mjedis dinjitoz për 350 nxënës dhe 35 mësues

Shkolla e re në Shushicë drejt përfundimit, Rama: Mjedis dinjitoz për 350 nxënës dhe 35 mësues

August 4, 2026
Po kalonte ilegalisht nga Shqipëria drejtë Greqisë, humb jetën turisti kilian, u gjet në një greminë

Po kalonte ilegalisht nga Shqipëria drejtë Greqisë, humb jetën turisti kilian, u gjet në një greminë

August 4, 2026
Reagon DASH! Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

Reagon DASH! Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

August 4, 2026
Nga dashuria për aviacionin te tragjedia në Greqi, historia e pilotit danez që gjeti vdekjen gjatë shuarjes së zjarreve

Nga dashuria për aviacionin te tragjedia në Greqi, historia e pilotit danez që gjeti vdekjen gjatë shuarjes së zjarreve

August 4, 2026
Kriza në Ceuta në tryezën e BE, pritet propozim nga Italia për qendrat e riatdhesimit jashtë territorit evropian

Kriza në Ceuta në tryezën e BE, pritet propozim nga Italia për qendrat e riatdhesimit jashtë territorit evropian

August 4, 2026
Zjarr në Rriban të Mallakastrës, digjet zona pyjore/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë

Zjarr në Rriban të Mallakastrës, digjet zona pyjore/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë

August 4, 2026
Gushti nis me surprizë në tregun valutor, Euro “dorëzohet” ndaj Lekut

Gushti nis me surprizë në tregun valutor, Euro “dorëzohet” ndaj Lekut

August 4, 2026
27 vite pas masakrës së Reçakut, Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

27 vite pas masakrës së Reçakut, Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

August 4, 2026
Zjarri në Finiq rrezikoi banesat. Banorët u evakuuan, ndihmuan 3 helikopterë

Zjarri në Finiq rrezikoi banesat. Banorët u evakuuan, ndihmuan 3 helikopterë

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com