• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Tensionet në veri të Kosovës/ Gjenerali i KFOR-it: U morën masa për të ulur tensionet me Serbinë

by Java News
27/09/2021 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
policia e kosoves

Komandanti i misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Franco Federici, tha se masat e ndërmarra në veri të Kosovës kanë për qëllim “uljen e shpejtë të tensioneve”, si dhe “rivendosjen e mjedisit të sigurt” dhe të “lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet”.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën në mbrëmje, Federici tha se KFOR-i ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm në terren, duke rritur patrullimet përgjatë rrugëve kryesore, të prekura nga bllokadat, dhe duke vendosur njësitë e tij në vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Serbët lokalë i kanë bllokuar këto dy pika kufitare që gjenden në veri të Kosovës qysh më 20 shtator, kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj automjeteve me targa të Serbisë.

Me këtë vendim, të gjitha automjetet nga Serbia që hyjnë në Kosovë, duhet të pajisen me targa të përkohshme.

Për të monitoruar procesin, në kufijtë në veri është vendosur edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës.

Masa të ngjashme ndaj automjeteve me targa të Kosovës, Serbia zbaton tash e sa vite.

Por, përfaqësuesit e Serbisë e akuzojnë Kosovën për shkeljen e dispozitave të Marrëveshjes së Brukselit për lëvizje të lirë. Përfaqësuesit e Kosovës, në anën tjetër, thonë se po veprojnë në përputhje me Marrëveshjen.

Për shkak të situatës së krijuar, ushtria serbe është vendosur në gjendje gatishmërie dhe avionët e saj luftarakë kanë fluturuar pranë bllokadave në veri në disa raste gjatë ditëve të fundit./ Marrë nga REL

Next Post
Kryeministri Rama: Dialogu Kosovë-Serbi është shah jo boks!

Kryeministri Rama: Dialogu Kosovë-Serbi është shah jo boks!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com