• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensionet në Veri / Berisha u jep mend amerikanëve, BE-së dhe Kosovës: Ja si duhet të reagoni!

by A R
18/12/2022 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Sali Berisha është shprehur se skenari i rrezikshëm në veri të Kosovës ka si arkitekt kryesor Alekasandër Vuçiç, presidentin e Serbisë.

Berisha i bën thirrje BE-së dhe SHBA-së të dënojnë skenarin destabilizues në veri të Kosovës, me anë të cilit sipas kryedemokratit, Vuçiç kërkon të dështojë pa filluar negociatat mbi propozimin e fundit franko-gjerman.

Po ashtu sipas kryedemokratit, ballkanizimi i diplomacisë ndërkombëtare nuk është zgjidhja.

Postimi:

Ballkanizimi i diplomacisë ndërkombëtare nuk është zgjidhja!

Të dashur miq, prej disa ditësh në veriun e Kosovës banda të armatosura serbe, por thuhet edhe mercenarësh të Wagner-it kanë bllokuar me barrikada rrugët, vendkalimet kufitare duke dhunuar haptas ligjin dhe rendin e një vendi të lirë dhe të pavarur. I gjithë ky skenar i rrezikshëm dhe destabilizues ka si arkitekt kryesor Aleksandër Vuçiç. Ky skenar realizohet në një kohë kur dy vendet kryesore të BE Franca dhe Gjermania, të mbështetura edhe nga SHBA kanë paraqitur një plan për një marrëveshje, me gjasa më të rëndësishmen deri sot, midis Kosovës dhe Serbisë. Askush përveç Beogradit dhe Kremlinit nuk mund të jetë të interesuar për zhvillime të tilla dhe nuk përfitojnë më shumë se ata prej tyre.

Por ajo që është e paprecedent është mos dënimi, madje edhe njëfarë justifikimi me heshtje i zhvillimeve në veriun e Kosovës nga faktori ndërkombëtar, përfshi këtu të deleguarit e BE dhe SHBA për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë. Po rikujtoj këtu heshtjen jo parimore ndaj sulmit me bomba kundër gazetarëve dhe ekipeve televizive të Prishtinës në Rudar, plagosjen e policit nga bandat e armatosura në veri etj.

Krijimi i idesë së indiferencës ndaj veprimeve të banditëve dhe kriminelëve të armatosur serb që bllokojnë rrugët, sulmojnë me armë zjarri policinë dhe hedhin granata ndaj mediave, shpreh në këtë rast fort delikat njëlloj ballkanizimi të diplomacisë ndërkombëtare, një gabim jo i vogël ky me pasoja të shumanëshme, nga i cili përfitojnë vetëm bandat e armatosura dhe arkitekti i skenarit destabilizues Aleksandër Vuçiç, i cili kësaj radhe po i përdor ato me qëllim që të sigurojë propozimin serioz franko-gjerman. Asnjë marrëveshje, asnjë progres nuk mund të arrihet duke u mbështetur apo mirëkuptuar aktet antiligjore të bandave të armatosura dhe veprimet e tyre kriminale që dhunojnë rendin dhe ligjin. Tolerimi i tyre hap një spiral shumë të rrezikshëm, moleps klimën e bisedimeve për marrëveshje, dëmton imazhin e autoriteteve të Kosovës para qytetarëve të saj, por dhe të atyre ndërkombëtarë, pasi shpreh njëlloj ballkanizimi të diplomacisë së tyre që nuk ndihmon, por dëmton procesin e dialogut dhe negociatave.

Duke dënuar me forcën më të madhe veprimtarinë kriminale të bandave të armatosura serbe në veri të Kosovës të orkestruara nga serbomadhi Vuçiç dhe duke mbështetur fuqimisht të drejtën e qeverisë së Kosovës për vendosjen e integritetit teritorial në mbarë vendin, ju bëj thirrje Bashkimit Europian dhe SHBA të dënojnë skenarin destabilizues të Beogradit në veriun e Kosovës, me të cilin presidenti Vuçiç kërkon të dështojë pa filluar negociatat mbi propozimin e fundit Franko-Gjerman për marrëveshje midis dy vendeve. Sikundër i bëj thirrje KFOR-it të përmbush të gjithë detyrimet e tij për t’i dhënë fund kësaj situate të krijuar dhe orkestruar nga Beogradi.

Së fundi shtoj se pavarësisht nga kërcënimet dhe përpjekjet e Beogratit për destabilizm, siguria e Kosovës është pa dyshim e garantuar nga NATO. Prandaj u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës, të cilat në interes të vendosjes së dialogut, kanë dëshmuar fleksibilitet e përgjegjësi të lartë në qëndrimet e tyre, të vazhdojnë të japin të gjithë ndihmën e mundshme dhe të mos lejojnë qe spirali i dhunës të zëvendësojë dialogun dhe perspektivën e marrëveshjes së rëndësishme, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin tonë.

/a.r

Next Post
Mjegulla ‘pushton’ qarkun e Korçës/ Policia thirrje për kujdes të shtuar drejtuesve të mjeteve

Mjegulla ‘pushton’ qarkun e Korçës/ Policia thirrje për kujdes të shtuar drejtuesve të mjeteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In