• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

by E B
11/06/2026 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i ri detar iranian konfirmoi “mbylljen e plotë” të Ngushticës së Hormuzit “deri në një njoftim të ri”, pasi  Garda Revolucionare kishte njoftuar këtë vendim gjatë natës.

“Për shkak të tensioneve të shkaktuara nga agresioni i forcave amerikane në rajon dhe njoftimit të bërë mbrëmë nga forcat e armatosura iraniane, Ngushtica e Hormuzit do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të ri”,  deklaroi Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik në një komunikatë të publikuar në rrjetin social X.

Komunikata pason një natë të tensionuar sulmesh në Lindjen e Mesme. Për të dytën natë radhazi ushtritë e SHBA dhe Iranit sulmuan objektiva në shtete të ndryshme të rajonit.

Komanda Qëndrore amerikane njoftoi rreth mesnatës së të mërkurës se nisi sulme në Iran. Objektivat kryesore ishin në qytete dhe provinca në Ngushticën e Hormuzit ky u synuan radarët dhe sistemet e mbrojtjes në Bandar Abbas, ishullin Qeshm dhe në Hengam.

Irani u përgjigj duke lëshuar raketa drejt vendeve të tjera të rajonit duke marrë sërish në shënjestër bazat amerikan në Kuvajt, Bahrein dhe në Jordani. Në këtë të fundit garda revolucionare njoftoi se lëshoi 12 raketa balistike drejt bazës Al-Azraq ku SHBA mbajnë të stacionuar avionë F-35, F-15 dhe F-16.

Garda Revolucionare njoftoi se në ngushticën e Hormuzit goditi dy anije që anashkaluan kufizimet e iranit për lundrim dhe më pas njoftoi mbylljen plotësisht të ngushticës.

Donald Trump foli në Fox News ku zbuloi se sulme ishin kryer edhe pranë Teheranit dhe se ishin lëshuar 49 raketa tomahok.

“Avionët luftarakë amerikanë po operojnë në hapësirën ajrore iraniane. Izraelitët nuk janë të përfshirë në valën aktuale të sulmeve ajrore. Çfarë do të ndodhë nëse Teherani nuk firmos një marrëveshje? Do t’i bombardojmë derisa t’i bëjmë copa copa”, tha Trump.

Këto sulme që vijuan për të dytën ditë radhazi nuk janë një rikthim në luftë. Ky është një mesazh që amerikanët ua dërguan Iranit nëpërmjet Katarit.

Ndërkohë, përpjekjet për të arritur një marrëveshje paraprake mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë intensifikuar. Kështu shkruan Reuters në faqen e saj.

Sipas disa burimeve, Irani dhe SHBA-ja vazhdojnë të shkëmbejnë mesazhe lidhur me detajet e një memorandumi mirëkuptimi. Sipas burimeve iraniane, është arritur një marrëveshje politike, por disa pika mbeten ende për t’u diskutuar në detaje, përfshirë një mekanizëm për zhbllokimin e dhjetëra miliardë dollarëve të ardhura nga nafta iraniane, të ngrira në banka të huaja.

“Irani kërkon që 6 deri në 12 miliardë dollarë nga fondet e tij të ngrira të zhbllokohen dhe t’i kthehen Teheranit, ndërsa Uashingtoni dëshiron që këto fonde të zhbllokohen me faza për blerjen e mallrave humanitare dhe kundërshton një kthim të drejtpërdrejtë të parave Iranit”.

Next Post
“S’ke turp?”, përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu

“S’ke turp?”, përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

November 1, 2026
Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In