• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensionet në Kosovë/ Profesor Krasniqi: Nëse vijohet kështu, KFOR merr kontrollin e veriut! Bumçi: Rama ka dëmtuar…!

by Java News
19/06/2023 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tensionet në veri të Kosovës vetëm janë shtuar së fundmi me rrëmbimin e 3 policëve nga ana e njësive speciale serbe. Pavarësisht thirrjeve nga ndërkombëtarët oficerët e Kosovës po mbahen të burgosur nën akuzën e trafikut të armëve me Serbinë që pretendon se i ka kapur në territorin e vetë.

Për profesorin Milazim Krasniqi, situata në veri është aq serioze sa nëse do të vazhdohet me këtë krizë edhe në ditët në vijim, atëherë KFOR mund të marrë nën kontroll të plotë veriun e Kosovës, si në vitin 1999, duke larguar policinë shqiptare që ndodhet aty. Në një lidhje skype për studion e emisionit ‘5 pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV, Krasniqi tha se  për të dalë nga kjo situatë ku Kurti sipas tij është shtyre në Serbia dhe Rusia, duhet që kryetarët e komunave në veri të japin dorëheqje dhe më pas të formohet Asociacioni.

“Serbët tashmë kanë krijuar një situatë të paprecedentë në veri të vendit. Po të mos ishte KFOR as 2 minuta nuk do rrinte ai kryetari në zyrë dhe as nuk do zgjatej kjo loja me gjasme pushtetin komunal atje. Kriza i duhet Vucicit për shkak të presioneve të brendshme që ka me opozitën në vend.

Nëse kjo krizë vazhdon edhe disa ditë atëherë mund të dëbohet policia e Kosovës nga veriu dhe veriu mund të futet nën kontrollin e KFOR-0t sic ka qenë në vitin 1999 gjë që do të ishtë jashtëzakonisht shumë gjë e rëndë.

Ndër vendimet që duhet të marrë qeveria është të largohet kryetari i Leposavicic aty ku është dhe kryetarët e tjerë të japin dorëheqje të parevokueshme dhe në bashkëpunim me BE dhe SHBA të formohej Asociacioni” u shpreh profesori.

Nga ana tjetër, ish ministry i Jashtëm gjatë qeverisjes së PD-së, Aldo Bumçi në studion e emisionit ‘5 pyetjet’ tha se Rama nuk është më faktor në dialogun Kosovë Serbi. Sipas tij, kryeministri i Shqipërisë ka dobësuar pozitën negociuese të Kosovës gjatë 10 viteve të fundit.

“Nga mënyra si është sjellë Rama këto 10 vite e ka humbur atë ndikim që ka pasur në Prishtinë. Ka ndërtuar një marrëdhënie shumë speciale me Vuçiç. Ndrërsa nuk dihet pse është takuar aq shpesh, sepse është Kosova ajo që negocion. A është bërë Serbia më pro-europiane? Jo! Kështu që Rama nuk është faktor. Rama ka dobësuar pozitën negociuese të Kosovës këto 10 vite duke e izoluar siç është rasti i Ballkanit të Hapur”-tha Bumçi.

Ndërsa deputeti i PS, Petro Koçi tha se kryeministri Edi Rama ka pasur një rol protagosnit në rajonin e Ballkanit ku sipas tij është në konkurrencë me Vuçiç për protagonizëm.

“Kryeministri në rajon ka patur një rol protagonist, ku ka një konkurrencë me Serbinë. Shqipëria ka avantazhet e veta sepse është qartazi në pozicionin euroatlantik.  Thirrja e Ramës sot ka qenë shumë e qartë, i ka vënë kushte Vuçiçit që të veprojë shpejt duke liruar 3 pjesëtarët e policisë së Kosovës. Ballkani i Hapur ishte një mundësi e artë e Kosovës për t’u ulur me Serbinë në kushte të barabarta, mundësi që Kosova e refuzoi”-tha ligjvënësi./m.j

Next Post
VIDEO/ Komplikohet rruga për në Euro 2024, Kosova pëson disfatë ndaj Bjellorusisë me rezultatin 2-1

VIDEO/ Komplikohet rruga për në Euro 2024, Kosova pëson disfatë ndaj Bjellorusisë me rezultatin 2-1

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com