• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tenis/Nadali sërish më i miri, triumfon në Barcelonë

by Java News
30/04/2018 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rafael Nadal mposhti në finale në vetëm dy sete adoleshentin grek Stefanos Tsitsipas, duke koleksionuar për herë të 11 në karrierë turneun e Barcelonës.Rafa mbrojti me sukses kështu 500 pikët e sezonit të kaluar, duke zgjatur mbretërimin e tij në fronin e këtij sporti edhe me dy javë të tjera, pasi në Mastersin e Madridit Nadal është i dënuar për të mbrojtur edhe 1.000 pikë të tjera.

 

Në fushën qendrore të turneut katalanas, që mban pikërisht emrin e tij, numri 1 i botës humbi me zero game-n hapës, megjithatë në vazhdim kampioni në fuqi humbi vetëm gjashtë pikë gjithsej, duke fituar pesë game radhazi.“Mbreti i fushave me dhe” përfitoi nga hutimi dhe gabimet pafund të numrit 63 të botës, për të fituar më pas 7 nga 8 game-t e fundit të takimit, duke mbyllur gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 6-2, 6-1 në vetëm 1h18′.

Dy tenistët ndesheshin për herë të parë ndërmjet tyre dhe natyrisht te adoleshenti helen influencoi shumë edhe mungesa e eksperiencës, gjithsesi Stefanos Tsitsipas ish-numri 1 i botës në kategorinë e të rinjve, u bë i pari tenist grek që luajti në finalen e një turneu ATP, që nga koha e Nicholas Kalogeropoulos, 45 vjet më parë në Ëashington, transmeton SS.

Gjatë javës 19-vjeçari nga Athina eliminoi njëri pas tjetrit tenistë si Diego Schëartzman, Albert Ramos Vinolas, Dominic Thiem dhe Pablo Carreno Busta që konsiderohen specialistë në këtë lloj sipërfaqe dhe në fakt për ecurinë e shkëlqyer në turneun e Barcelonës tenisti grek shpërblehet me katapultimin me afërsisht 20 vende, duke u bërë njëkohësisht edhe tenisti i parë helen që pozicionohet brenda 50 të parëve të botës në këtë sport.

Për Rafën duke përfshirë edhe dy takimet në Kupën Davis kjo ishte fitorja e 19 radhazi në clay court, ecuri fenomenale që e çon Rafën në plot 46 sete rresht pa humbje në fushat me dhe, një rekord absolut për këtë sport, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
VIDEO/ Shpërthime që shkaktojnë ‘tërmet’, kush e sulmoi Sirinë?

VIDEO/ Shpërthime që shkaktojnë 'tërmet', kush e sulmoi Sirinë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rikthimi” që trondit Bregun Perëndimor, 30 familje izraelite vendosen sërish në Kadim

“Rikthimi” që trondit Bregun Perëndimor, 30 familje izraelite vendosen sërish në Kadim

August 21, 2026
Kurbin, zjarri përfshin kurorën me pisha dhe u afrohet banesave! Evakuuohen banorët

Kurbin, zjarri përfshin kurorën me pisha dhe u afrohet banesave! Evakuuohen banorët

August 21, 2026
Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistë çekë

Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistë çekë

August 21, 2026
VIDEO / Theu me grushte xhamat e autobusit të Unazës, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

VIDEO / Theu me grushte xhamat e autobusit të Unazës, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

August 21, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra aktive, flakët përfshijnë Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra aktive, flakët përfshijnë Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën

August 21, 2026
“U shkel mirësjellja, mungoi himni jonë”, MEPJ reagon për aktivitetin ku mori pjesë Mickoski: Ishte edhe kryebashkiaku i Pustecit…

“U shkel mirësjellja, mungoi himni jonë”, MEPJ reagon për aktivitetin ku mori pjesë Mickoski: Ishte edhe kryebashkiaku i Pustecit…

August 21, 2026
Ndodh në aksin Shkozet-Shijak, makina përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe ‘zhduket’

Ndodh në aksin Shkozet-Shijak, makina përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe ‘zhduket’

August 21, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

August 21, 2026
Kina kërkon më shumë koordinim me Indonezinë, çfarë po ndryshon në Azi?

Kina kërkon më shumë koordinim me Indonezinë, çfarë po ndryshon në Azi?

August 21, 2026
Aksident pranë “Vilës së Zogut” në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Aksident pranë “Vilës së Zogut” në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com