• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Temperaturat e ulta, hapet në Tiranë një strehëz për njerëzit në situatë rruge

by Java News
08/01/2019 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur temperaturat shënojnë disa gradë nën zero, personat që jetojnë në situatë rruge ose kanë nevojë për sistemim emergjent kanë nga sot një strehë të ngrohtë. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Komitetit Drejtues të Projekteve IADSA, çeli sot strehën e re, e cila ofron ndihmën e parë për njerëzit e rrugës me veshmbathje, ushqim dhe një shtrat për të kaluar natën.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Italisë, Aberto Cutillo, vizituan mjediset e strehëzës së re, ku takuan edhe disa nga qytetarët në situatë rruge që tashmë kanë filluar të marrin shërbim në këtë qendër. “Ky është projekti ynë i dytë i suksesshëm që kemi hapur së bashku me ambasadorin. I pari kanë qenë shtëpitë e reja për komunitetin rom, të cilët u larguan nga lumi ku rrezikonin jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Ndërkohë, nga sot kemi nisur zyrtarisht një nismë tjetër, e cila besoj është një nga nismat më sociale në Tiranë: një strehë e përhershme për njerëzit që janë në situatë rruge”, deklaroi Veliaj.

“Streha Tirana” synon krijimin e një mjedisi të ngrohtë, sa më pranë kushteve familjare për njerëzit në nevojë. “Këtu në Shkozë, në stacionin e fundit të autobusit, ngjitur me banesat sociale, kemi hapur këtë qendër e cila ka hapësira të mjaftueshme për të bërë dush, për t’u ushqyer e për t’u veshur. Asnjëherë nuk i dihet si vjen jeta, për shumë njerëz që sot janë situatë rruge; dikush mund të ketë qenë i burgosur, si Abazi, 30 vite burg në Spaç në komunizëm; dikush tjetër mund të ketë humbur gjithë pasurinë e tij në firmat piramidale; dikush mund të jetë kthyer nga emigracioni pa asnjë njeri dhe pa asnjë dyshkë në xhep. Ndaj, unë besoj se kjo qendër jo vetëm zgjidh nevojat fizike, por ka edhe sociologë, ka edhe psikologë, mjek, infermierë, të cilët në mos t’i zgjidhin vetë, mund t’i adresojnë spitalin më të afërt”, theksoi kryebashkiaku, teksa u kërkoi qytetarëve që nëse shohin raste të personave në situatë rruge, të njoftojnë në numrat pa pagesë, të vendosur në dispozicion.

“Policia Bashkiake dhe ajo e Shtetit janë në dispozicion, por edhe qytetarët nëse shohin dikë në situatë rruge, ju lutem mos kaloni sikur nuk ka ndodhur gjë! Më mirë njoftoni në numrin e policisë apo të bashkisë, se sa të kaloni apo të bëni një foto dhe të thoni: ja si rrinë njerëzit në rrugë. Na ndihmoni duke na alertuar, qoftë edhe poshtë një pallati, nëse është dikush në situatë rruge”, deklaroi Veliaj.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Aberto Cutillo, përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për ndërtimin e kësaj qendre të re sociale në kohë rekord dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar mbështetjen edhe për projekte të tjera sociale. “Dua të uroj kryebashkiakun Erion Veliaj dhe stafin e tij, që ka realizuar këtë qendër, kaq mirë dhe kaq shpejt. Për mua është një krenari e madhe që Italia është partner në këtë aktivitet, përmes programit “IADSA”. Ne jemi shpesh partnerë të Shqipërisë dhe të Tiranës në shumë projekte. Por këto aktivitete sociale më duken projektet më të rëndësishme. Tirana është një qytet modern, i projektuar në të ardhmen, por nuk ka rritje, nuk ka të ardhme, nëse nuk tregohet kujdes ndaj më të dobtëve. Kjo qendër ecën pikërisht në këtë drejtim”, tha ambasadori italian.

Ndërkohë, për shkak të temperaturave të ulta, kreu i Bashkisë së Tiranës u kërkoi drejtuesve të institucioneve arsimore që të lajmërojnë në kohë për çdo nevojë që mund të kenë. “Apeli për administratorët e shkollave në Tiranë është: Tregohuni profesionistë! Ne po i përgjigjemi situatave emergjente, ama i gjithë inkurajimi im për sot është që administratorët e shkollave ta njoftojnë bashkinë mundësisht një natë përpara, nëse kanë nevoja të nesërmen për karburant, pelet, apo çfarëdolloj nevoje tjetër me kaldajat. Megjithatë, besoj se më e keqja ka kaluar. Do sigurohemi që edhe këto dy-tre ditë të të ftohtit, të jemi në krye të detyrës”, tha ai.

Paralelisht, Bashkia e Tiranës ka nisur punë intensive për mbajtjen hapur të rrugëve në zonat rurale, duke hedhur kripë dhe skorje.

/a.rada

Next Post
Ngjela sulmon Bashën: Ose është idiot, ose…

Largimet e ministrave, Ngjela: Rama iu tremb SPAK-ut, e di veten perandor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com