• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Telekom Albania, tableta me programe shkollore për fëmijët e Pediatrisë

by Java News
14/09/2015 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Telekom Albania dhuron 20 tableta për fëmijët e shtruar në pavionin e Onko-Hematologjisë. Këto pajisje teknologjike do t’u shërbejnë fëmijëve të ndjekin programet mësimore si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Telekom Albania ka bërë të mundur pajisjen e tabletave me një programin, i cili përmban njohuritë shkollore themelore të shkollës 9-vjeçare për grupmoshat 5-16 vjeç.

Në programin e instaluar nga Telekom Albania, mësimet janë të ndara sipas viteve, lëndëve dhe temave duke marrë për model sistemin arsimor të Republikës së Shqipërisë. Lëndët shpjegohen në shqip nga mësues të regjistruar dhe shoqërohen të sinkronizuara me video shkencore, filma, imazhe, dokumente, harta specifike, duke shtjelluar, thelluar, dhe përditësuar të gjitha temat mësimore të renditura sipas programit.

Nga ana tjetër, Telekom Albania ka kontribuuar edhe për pajisjen me libra enciklopedikë dhe formues të pavionit, në mënyrë që fëmijët të kalojnë kohën e lirë duke mësuar dhe zbuluar më tepër kuriozitete.

“Sot është dita e parë e shkollës dhe në fakt të gjithë fëmijët që janë këtu do të donin të ishin në shkollë, ndaj ne menduam që duke kërkuar pak ndihmë mund ta sjellim shkollën te fëmijët. Për këtë iniciativë na mbështeti shumë fort Telekom Albania, duke i mundësuar fëmijëve që të kenë afër shkollën dhe dijen, edhe pse janë në kushte që kanë nevojë për shërbim intensiv shëndetësor. Në të vërtetë këto lloj projektesh vijnë ngaqë ne kemi një staf të përkushtuar mjekësor  dhe kemi një objektiv të qartë administrues për ta vendosur pediatrinë në qendër të vëmendjes. Falënderoj posaçërisht Telekom Albania që është një operator ekonomik që e ka rritur në një shkallë shumë të lartë përgjegjësinë sociale për të ndihmuar sa herë që ka nevojë për diçka novatore në shërbimin shëndetësor në Shqipëri”, u shpreh znj. Milva Ekonomi, zv/ministre e Shëndetësisë.

“Në fakt ,ideja na ka lindur pak kohë më parë, sigurisht pas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë, por kemi marrë një letër nga vetë fëmijët, nga një fëmijë që ka qenë i shtruar në spital, i cili në fillim të vitit shkollor na dërgoi një letër ku kërkonte të kishte më shumë akses për dije nëpërmjet teknologjisë. Kështu na lindi ideja, duke pasur parasysh që këta fëmijë kalojnë orë të tëra, ditë, net dhe vite në këtë pavijon dhe largohen nga klasat, nga shokët, nga mësimdhënia, ndaj na u duk e domosdoshme të krijonim këtë projekt, duke pasur parasysh që Telekom Albania ka mundësi të mëdha në fushën e teknologjisë” – tha Ornela Bego, Menaxhere e Marrëdhënieve të Korporatës në Telekom Albania.

Dr. Anila Godo, shefe e shërbimit në këtë repart shprehu falënderimet për këtë mënyrë novatore dhe dëfryese për edukimin e këtyre fëmijëve. “Është veçanërisht e rëndësishme, jo vetëm që këta fëmijë të mos shkëputen nga edukimi i tyre por edhe për faktin që, është e rëndësishme të kemi pacientë të qetë dhe të integruar në jetën sociale, ne të jemi sa më të efektshëm me terapinë tonë”, tha dr. Godo.

“Kjo është një ëndërr e fëmijëve e bërë realitet ndaj falënderojmë kontributin e Telekom Albania dhe besoj se këto nisma solidare dhe humane vlejnë shumë për të shtuar shërbimet tona dhe sociale në ato shëndetësore”, u shpreh në takim drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu.

Telekom Albania e konsideron mirëqenien e fëmijëve dhe shëndetin në përgjithësi si një nga shtyllat e përgjegjësisë së saj sociale, e konkretizuar me nisma të vazhdueshme në dobi të institucioneve të ndryshme shëndetësore në vend. Kjo nuk është hera e parë që Telekom Albania jep kontributin e vet në ndihmë të fëmijëve. Në të shkuarën kompania ka dhuruar për Spitalin Pediatrik në Tiranë aparaturën e ekokardiografisë për kontrollin e shëndetit të zemrës tek fëmijët. Gjithashtu, Telekom Albania ka kontribuar në rikonstruksionin dhe sistemimin e disa prej ambienteve të urgjencës së këtij spitali i mundësuar prej punës vullnetare të punonjësve të kompanisë, gjelbërimin e ambienteve përreth si dhe fushata të ndryshme në përmirësim të cilësisë së jetës.

Telekom Albania, si pjesë e gjigantit Deutsche Telekom, do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë të vazhdueshme institucionet publike, duke ndikuar në përmirësimin e kushteve të shërbimit publik.

Next Post

Letra / Berisha shpërthen ndaj OSBE: Raporti, kolektor i ujërave të zeza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com