A keni bindjen se teknologjia po ua bën më të vëshitrë përqëndrimin? Microsoft ka publikuar një studim që e mbështet këtë teori.
Studimi sugjeron që kohëzgjatja e përqëndrimit ka shënuar rënie, nga 12 sekonda në vitin 2000, në 8 sekonda në vitet e fundit.
Në ditët e sotme një pjesë e madhe e adoleshentëve shpenzojnë kohë të gjatë në smartfonë dhe lakmia e gjërave që mund të bëjë ai e bën shpërqëndrimin nga ndonjë detyrë, të thjeshtë.
Por, kjo gjë mund të shihet edhe nga një tjetër këndvështrim. Megjithëse teknologjia po e dëmton përqëndrimin ajo e përmirëson multitaskingun. Rrjedhimisht, teknologjia ka efekte bipolare, citohet Express. (b.an)