• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Po bëhen gati grup-kapitujt që do mbyllen”, zv.ministri i Ekonomisë: Ndryshim rrënjësor i praktikave të deritanishme

by E S
10/01/2026 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fillimi i mbylljes së grup-kapitujve përgjatë 2026-s tashmë nuk është thjesht një ambicie politike. Projeksioni i deritanishëm dalë nga realizimi i hapave përgatitorë legjislativë e adreson përgjigjen në disa prej tyre së bashku me proceset përkatëse.

“Gjatë viti 2026 do të duhet të përgatitet pothuajse i gjithë legjislacioni, i cili pjesërisht do të duhet të miratohet në fund të viti 2026 dhe pjesërisht në gjysmën e parë të 2027. Kjo do të thotë një ndryshim rrënjësor i të gjithë praktikave që ne jemi mësuar. Në vitin 2026 ne jemi gati për të mbyllur disa kapituj duke nisur që me kapitujt themelorë, që janë në një stad të avancuar, dhe pastaj kemi disa kapituj që lidhen me marrëdhëniet me jashtë, që ka të bëjë me tregtinë dhe politikën e jashtme, ashtu edhe me politikën industriale, që janë në një stad të avancuar dhe pritshmëritë janë që brenda gjysmës së parë të 2026 ne të fillojmë dhe të shohim rezultat me mbylljen e disa kapitujve. I gjithë legjislacioni i ri që po aprovohet të komunikohet me të gjithë segmentet e shoqërisë shqiptare, që nga konsumatorët nga njëra anë deri tek prodhuesit dhe tregtarët nga ana tjetër, në mënyrë që të gjithë të jemi të njohur me zhvillimet më të fundit ligjore, t’i zbatojmë ato dhe të jemi pastaj gati për t’u anëtarësuar në tregun e vetëm evropian”, tha zv.ministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu.

Procesi ka ndërvarje edhe nga vetë grupkapitujt.

“Integrimi evropian është i ndërlidhur ngushtësisht me ato grup-kapitujt që u hapën të parat, që quhen si Themeloret, të cilët kanë disa piketa të ndërmjetme. Pa mbylljen e piketave të ndërmjetme të kapitujve që lidhen me elementët themelorë, që është shteti i së drejtës, statistikat etj. nuk mund të procedohet me mbylljen e kapitujve të tjerë që kanë të bëjnë me zhvillimin, me ekonominë, bujqësinë, mjedisin dhe me radhë”, tha zv.ministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu.

Comments 1

  1. Anonymous says:
    January 12, 2026 at 08:51

    Le te behen gati grup kapitujt,e verteta eshte krejte ndrysh,jemi me dhjetra,e dhjetra vite pase sandarteve te BE.Kto qe thoni ju sh z/minister jane pordhe me rigon,ju jeni te pa cipe,qe keni kurrajon,rreni e te mashtroni,me grup kapitijt tuaj te pa vlere.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJL prish vendimin e pafajësisë për Luiz Ejllin, çështja e këngëtarit do të rigjykohet nga një trupë tjetër

GJL prish vendimin e pafajësisë për Luiz Ejllin, çështja e këngëtarit do të rigjykohet nga një trupë tjetër

November 24, 2026
Grabisnin banesat për vetëm 10 minuta, tre shqiptarët u fshehën në pyll me çadër kampingu

Grabisnin banesat për vetëm 10 minuta, tre shqiptarët u fshehën në pyll me çadër kampingu

November 24, 2026
E paralajmëroi Rama, nis ndalimi i daljes jashtë vendit për “protestuesit e dhunshëm”!

E paralajmëroi Rama, nis ndalimi i daljes jashtë vendit për “protestuesit e dhunshëm”!

November 24, 2026
Mish nga Brazili, bllokimet në doganë, Shqipëria me çmim më të lartë në rajon

Mish nga Brazili, bllokimet në doganë, Shqipëria me çmim më të lartë në rajon

November 24, 2026
Fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata e Lartë “fshin” dënimin e përjetshëm për kopshtarin

Fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata e Lartë “fshin” dënimin e përjetshëm për kopshtarin

November 24, 2026
“Ditari privat i Papa Françeskut”, publikohen shënimet e Atit të ndjerë të mbajtura gjatë viteve 1992-2024

“Ditari privat i Papa Françeskut”, publikohen shënimet e Atit të ndjerë të mbajtura gjatë viteve 1992-2024

November 24, 2026
Sulmet nga Irani, Katari “fshihet” pas OKB-së: Zgjidhjet diplomatike janë e vetmja mënyrë

Sulmet nga Irani, Katari “fshihet” pas OKB-së: Zgjidhjet diplomatike janë e vetmja mënyrë

November 24, 2026
Saudi Premier League s’ndalet me 1 mld € e shpenzuara në 2023, sauditët gati “sulmin” e radhës

Saudi Premier League s’ndalet me 1 mld € e shpenzuara në 2023, sauditët gati “sulmin” e radhës

November 24, 2026
“Fabrika” e drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

“Fabrika” e drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

November 24, 2026
Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In