• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri / Pas Ramës, zhgënjimi më i madh janë vetë artistët!

by Ben Andoni
25/07/2019 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Tirana është një qytet jo aq i ri sa i përket vjetërsisë, kurse me identifikimin si kryeqytet duhet të konsiderohet i ri. Këtë vit mbush plot 100 vjet, që kur një nga vendimet e Kongresit të Lushnjës, e ktheu qytetin e vogël të panjohur në metropolin e parë të shqiptarëve.

Histori, regjime të ndryshme dhe shumë valë shkatërrimi kanë rënë mbi qytetin tonë, ndaj  asaj tashmë i mungojnë shumë nga objektet dalluese. Nuk është më Pazari, disa nga xhamitë historike, kurse në kohët e reja po i fshihen shumë nga vilat dhe objektet që identifikojnë stile ndërtimi dhe periudha me histori. Shumë prej tyre syresh iu premtuan publikut se nuk do të prisheshin, por ja ku jemi sot, kur shtetarët që ndërruan njëri-tjetrin i vunë shkelmin pa asnjë lloj vrasje mëndje. Tirana me gjithë modifikimet e qendrës nuk ka qendrën e vet historike, disa nga lagjet që provojnë histori po tkurren frikshëm, ndërsa Tirana po kthehet në një qytet me një të shkuar pa të shkuar. Tashmë na ka mbetur vetëm Arti në kohë të ndryshme. Ky e ka ndihur me anë të pikturave, që e kanë përshkruar këtë trashëgimi; arti i shkruar dhe publicistika me identifikimet reale të personazheve, toponime dhe historive; kurse teatri me artin e vet u ka dhënë art fenomeneve dhe krijimtarisë. Kur është pasur mundësi, arti i ka paraprirë ndryshimeve dhe ka evidentuar, paçka se në kohën tonë ka reshtur. E megjithatë edhe sot teatri dhe arti në përgjithësi në Shqipëri, si kudo, ka shtruar udhë me sa ka mundur për ndryshime dhe kritika. Ose si thotë poeti Dada Hugo Ball për artistët: “Për ne, arti nuk është një qëllim në vetvete … por është një mundësi për perceptimin dhe kritikën e vërtetë të kohës në të cilën jetojmë”.

***

Pak orë më parë, forca të mëdha policie, kanë filluar diversionin për lëvizjen e infrastrukturës së brendshme të TK-së, që tashmë nënkupton se Godina e Teatrit Kombëtar do të prishet. Janë ngujuar pak artistë dhe protestues, kurse i gjithë komuniteti artistik i vendit hesht. Interesante është se në analet historike mendimi për rinovimin e saj ka qenë qysh gjashtëdhjetë vjet më parë. Godina ishte dikur vend argëtimi i stilit fashist me një arkitekturë jo mbresëlënëse; vend gjyqesh fatkeqe të Komunizmit dhe më së shumti për kohën e mbetur vend shfaqjesh. Por që dje, vendi është rrethuar për të mundur nxjerrjen e infrastrukturës ndërsa duket se sfida e shtetit me komunitetin që rezistoi për muaj të tërë, është e ashpër. Policia duket do ta mbajë në administrim godinën derisa ajo të prishet. Megjithë përpjekjen e madhe të shumë intelektualëve të gjithë fushave, argumenteve të arkitektëve, kryeministri dhe shpura e tij kanë qenë të vendosur për të kundërtën. Edhe pse projekti nuk ka qenë kurrë transparent dhe trualli mbi të cilin ngrihet Teatri është në pronësi publike, duket se projekti, për të cilin u bë shumë zhurmë dhe që përfundoi me një ligj special, i cili iu dha një kompanie që kishte bërë dhe punë të tjera me kryeministrin. Ky i fundit nuk e justifikoi kurrë pretendimin për shembjen e Teatrit dhe zhvillimin e projektit përveçse gjeti argumente kundër. Më keq akoma, shumë socialistë që ishin për mos prishjen, as nuk pitëtinë. Simbolika e të gjithë veprimit është e dyfishtë dhe tregon nivelin tonë demokratik, por këto i japin një lloj logjike, asaj që i konfesoi pak ditë më parë regjisori i njohur kroat Ivica Buljan autorit: “Procesi i progresit ka qenë i ngadalshëm në Ballkan gjatë shekujve. Demokracitë që po përpiqemi t’i krijojmë me shumë vështirësi, kanë një traditë të ndryshme në Ballkan krahasuar me atë që bëhet në Evropën Veriore. Atje teatri është pjesë e jetës shoqërore, e fokusuar në elitën. Te ne, teatri ngjan me realitetin show që zhvillohet në Parlament, në Qeveri, në media. Ka raste të shumta korrupsioni, abuzimi, e politikanët që sillen si komedianë të këqij”. Të tillë mbesin politikanët tanë, aktorë të shëmtuar.

Ndaj nuk duket çudi që artistët kanë mundur t’i drejtohen çdo lloj instance që kanë mundur pa përgjigje, kurse atëherë kur ka marrë përgjigje pozitive, kjo nuk ka mjaftuar. Në proces ka ndërhyrë dhe presidenti i vendit dhe ligjin e miratuar nga Parlamenti, presidenti refuzoi ta dekretonte dy herë pasi ai u gjet në shkelje të Kushtetutës. E megjithatë sërish asgjë.

Fatkeqësia është se tashmë mungojnë instancat ku mund të ankimohet, teksa orët e godinës së teatrit shkurtohen dhe oreksi i kryeministrit është i paepur. Mbi të gjitha , kryeministri nuk ka kuptuar dot se ka një masë ku duhet të ndalet dhe duhet të dëgjojë publikun. Kjo tashmë po kthehet në makth. Kryeministrit të vendit i është bërë e ditur dhe madje i është kërkuar nga shumë personazhe që një teatër me parametrat të cilat mendon mund të ishte kudo në Tiranën e madhe, porse godina ekzistuese për shkak të ngarkesës së madhe historike në tre kohë duhej të ruhej. Mund të rindërtohet shumë mirë edhe aty ku është, por sfida ishte që të ruheshin disa elementë të Godinës së vjetër që ka një peshë për memorien historike të vendit, kurse territori të mos modifikohej, për asnjë arsye. Këtu bashkoheshin një pjesë e madhe, madje edhe atyre që tashmë mbahen dhe nuk janë më në protestat e artistëve. Me fjalë të tjera, vendi ku gjendet godina edhe sot e ka të mundshme të ndërtojë një teatër me teknologjinë e fundit, ku të ketë hapësira automatike të zhvendosjes së dekorit, hapësira ku teknika skenike të manovrohet bashkë me shumë elementë. Ose kjo hapësirë mund të modifikohej krejtësisht për një teatër modern, që t’u shërbente të gjithëve dhe të mos shkaktonte këtë përçarje të madhe mes aktorëve.

Gjithsesi, përplasja e mendimit është bërë disa herë por shqetësuese ka qenë në të gjithë historinë e godinës së Teatrit, përçarja e thellë e artistëve dhe braktisja e komunitetit prej shumë artistëve të teatrit që nisën përballjen e parë. Pa mundur me i përmend të gjithë, për këtë u kujdesën njerëzit e propagandës kundër Godinës. Duke iu larguar përfoljeve, prishja e teatrit është po aq e dhimbshme sa ndarja e artistëve, që këtë herë i ka përçarë frikshëm politika. Kjo të bënte të mendoje në stepjen e artistëve, braktisjen e turpshme të artistëve të fushave të tjera apo edhe kur kryetari i Opozitës rrinte si statuetë para teatrit dhe njerëzit e PD-së erdhën dhe iu bashkuan, ashtu si po kaq shpejt u rivendos në punë e gjithë propaganda e pushtetit, që gjithçka e kthejnë në politikë.

Ky ishte shqetësimi më i madh i njerëzve që dje ndiqnin përplasjen e radhës së aktivistëve të paepur (edhe pse një pjesë e tyre tashmë janë në strukturat e PD-së), qytetarëve të thjeshtë, militantëve të kudondodhur por edhe individëve të ndryshëm.

Tiranës dje i mungonin artistët dhe vetëdija qytetare për një objekt që më shumë se Godina e teatrit përbën objekt për identitetin e qytetit tonë. Dhe, vetë arti e identiteti përbëjnë një dualitet me të cilën identifikohet vetë qyteti ynë me historinë e vet. “Vepra e arti të cilin ne duam të mbrujmë me lëndën e thërrmueshme të jetës quhet ‘identitet’. Kurdo që ne flasim për identitetin, na sillet në mëndje një imazh i zbehtë harmonie, logjike dhe konsistence: të gjitha ato gjëra të cilat rrjedhës sonë të përvojës duket se-duke u kredhur në dëshpërim të të vazhdueshëm-se i mungojnë kaq hapur dhe mizorisht”, na vjen në ndihmë Zygmunt Bauman te “Moderniteti i Lëngët”, por jo për situatën ku po kalon sot historia me godinën e Teatrit Kombëtar dhe përçarja e madhe e artistëve prej politikës. (Gazeta Shqiptare)

Next Post
Meta, me zyrtarin e lartë të OSBE: Ndërmjetësoni për zgjidhjen e krizës

Meta, me zyrtarin e lartë të OSBE: Ndërmjetësoni për zgjidhjen e krizës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, Meçe: Nisma centralizon vendimmarrjen, nuk cenon shërbimin ndaj qytetarëve, por ata që u preket interesi dhe bajraktarizmi

Reforma Territoriale, Meçe: Nisma centralizon vendimmarrjen, nuk cenon shërbimin ndaj qytetarëve, por ata që u preket interesi dhe bajraktarizmi

October 5, 2026
Videot intime të kompozitorit Adrian Hila, depozitohet denoncimi i parë në Komisariat! Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret edhe deklarata e…

Videot intime të kompozitorit Adrian Hila, depozitohet denoncimi i parë në Komisariat! Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret edhe deklarata e…

October 5, 2026
“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”- PD kërkon në KQZ referendum për kullën te “Parku Rinia”, depoziton shkresën!

“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”- PD kërkon në KQZ referendum për kullën te “Parku Rinia”, depoziton shkresën!

October 5, 2026
Liga e Kombeve/ Tekniku i San Marinos flet para ndeshjes me kuqezinjtë: Humbja e Shqipërisë në Finlandë s’na duhej, presim një rival të…

Liga e Kombeve/ Tekniku i San Marinos flet para ndeshjes me kuqezinjtë: Humbja e Shqipërisë në Finlandë s’na duhej, presim një rival të…

October 5, 2026
“Do më mungojë tmerrësisht”, partnerja e Musk bën publike ndarjen nga miliarderi

Ish-partnerja e Elon Musk rrëfehet pas ndarjes: Një javë më parë më tha “Të dua”!

October 5, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027! Shteti kalon nga pagesa njëherë, në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

October 5, 2026
“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

October 5, 2026
U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

October 5, 2026
Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

October 5, 2026
Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com