• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të vijë profesori dhe të faktojë broçkullat dhe lajthitjet”/ Ndreu i përgjigjet Markut: Grupet e mbrojtjes së votës, kanë dalë me…

by Java News
04/05/2021 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I akuzuar rëndë nga drejtuesi politik i PD-së në Qarkun Lezhë, Mark Marku për blerje votash, kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, deklaroi në një intervistë për Report Tv se me Markun do të përballet në gjykatë.

Për Ndreun këto akuzat e Markut janë lajthitje të forta dhe ai do të duhet t’i faktojë akuzat e rënda para drejtësisë.

“Nuk janë akuza të forta por lajthitje të forta. Jam i shokuar në nivelin ku ka rënë profesor Marku. Të jesh politikan dhe të flasësh përçart është e dhimbshme. Të gjitha ato që ka thënë janë broçkulla. Të gjitha ato që ka thënë nuk janë të vërteta. Meqë më ka përmendur me emër do të përballemi në gjykatë dhe ai të provojë se cilat janë votat që ka blerë bashkia, cilat janë pronat që unë kam përvetësuar…”, tha ai.

Sipas kryebashkiakut të Lezhës këto janë disa fantazi idiote që nuk i takon t’i thotë një profesor.

“Ai do përballet në gjykatë sepse më ka shkaktuar dëm publik dhe nuk ka asnjë dilemë në lidhje me këtë. Ne gjatë gjithë fushatës nuk kemi pasur asnjë problem. Kryetari i bashkisë ka bërë thirrje për qetësi. Ne kemi bërë gjithçka për të shmangur incidentet.  Ata s’kishin asnjë pretendim, thirrën ‘fitore fitore’ dhe pastaj u kujtuan për blerje të votave. Këta shohin qimen te syri i tjetrit dhe nuk shohin traun te syri vet. Profesor Marku do të vijë në gjykatë dhe të faktojë atë që ka thënë. Ai nuk ka asnjë argument përveç dhimbjes që nuk arriti rezultatin që donte. Vërtet fituan lehtë por ne kemi përqindjen dërrmuese të votave të pavlefshme dhe nëse do të kishim ndjekur taktikë tjetër do të kishim tjetër rezultat”, tha Ndreu.

Duke i cilësuar edhe një herë banale dhe të turpshme këto akuza që nuk ia vlen as të komentohen, Ndreu tha se do ta mbrojë deri në fund emrin e tij.

“Mua më intereson mbrojtja e emrit tim në të drejtën e Zotit. Askush nuk mund të më vërë mua në një pozicion të tillë. Se Mark Marku pretendonte të merrte 6 me 1 dhe doli 4 me 3 ky nuk është faji im. Ai që kur thotë se do të dilnim 6 me 1 tregon se nuk ia ka haberin fare fushatave dhe politikës.  Nëse do të flasim me aludime atëherë edhe unë kam fjalët e mia. Se si i mori Marku votat në Kurbin, se me kë rrinte Marku dhe kë kishte në krah ai”, vijoi Pjerin Ndreu në intervistën e tij për Report Tv.

Në fund ai akuzoi partitë e opozitës se në Lezhë provokuan incidente gjatë fushatës.

“Kanë dalë me grupet e mbrojtjes së votës, me falanga, me makina gjatë gjithë natës e ditës. Provokacionet që janë tentuar të bëhen ne jemi munduar që t’i shmangim. Ditën e zgjedhjeve na është qëlluar një militant nga grupet e LSI-së dhe ne nuk kemi reaguar fare”, tha ai.

g.kosovari

Next Post
Kina rrit mbështetjen financiare për burimet e ujërave në zonat rurale

Kina rrit mbështetjen financiare për burimet e ujërave në zonat rurale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In