• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të vegjlit e Tiranës stërviten me “të mëdhenjtë” e Romës, Veliaj: Ftoj të gjithë prindërit t’i aktivizojnë fëmijët në sport

by Java News
09/04/2023 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesit e ekipit të njohur italian të futbollit, AS Roma, kanë stërvitur për disa ditë me radhë futbollistët e vegjël të Tiranës. Në fund të “AS Roma Camp” u shpërndanë edhe disa certifikata për fëmijët e talentuar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të këtij turneu, u shpreh i lumtur që, ashtu siç në nivel lokal dy bashkitë, e Tiranes dhe Romes, kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, kjo përvojë pozitive po adaptohet edhe në fusha të tjera, si ato sportive.

“Për ne ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm bashkëpunimi me Romën. Ne kemi një traditë bashkëpunimi me qytetin në nivel kryetarësh bashkish. Roberto Gualtieri ishte jo vetëm tifozi i Romës, por tani është bërë edhe tifozi i Tiranës. Që kur ka mbaruar finalja dhe Roma u shpall kampione, Tirana është bërë një lloj “Meke” e vogël për të gjithë romanët, sepse duan të vijnë në Tiranë, në qytetin ku u thye mallkimi 60 e ca vjeçar, për të parë stadiumin, pastaj kthehen në vizitorë që përsërisin vizitat e tyre, kalojnë kohë, shpenzojnë, dhe fakti që sot prej këtij bashkëpunimi sportiv, të dyja qytetet janë afruar, është diçka e mrekullueshme,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se kjo është një mundësi shumë e mirë për ata fëmijë që kanë ëndërr të luajne me skuadra të mëdha evropiane.

“Lutem që secili prej jush, që e ka këtë ëndërr, t’i shkojë deri në fund, ndoshta ta mbajë veshur këtë uniformë, ose uniforma të tjera prestigjioze, dhe të na sjellë shumë krenari. Fakti që ne rrethohemi nga shokë dhe miq që janë pjesë e kësaj historie suksesi, që fillojnë me një kamp rinor dhe më pas shkojnë më lart, është diçka vërtet e mrekullueshme,” tha ai.

Veliaj e kishte një apel edhe për të gjithë ata prindër që hezitojnë t’i regjistrojnë fëmijët në sport:

“Një nga arsyet pse ne insistojmë kaq shumë, nuk është detyrimisht te çmimet dhe trofetë, sesa te fakti që duke luajtur në skuadër mëson që jeta ka fitore, ka edhe humbje. Doja të ftoja edhe prindërit e tjerë, ndoshta jo të gjithë ndajnë pasionin tuaj, që edhe në një ditë të dielë, ditë Pashke, jeni këtu. Një apel të gjithë prindërve: këtë vit që jemi Qyteti Europian i Sportit 2023, duam ta përdorim si motivim për të regjistruar sa më shumë fëmijë në aktivitete sportive. Duam që prej kësaj alibie fantastike të kemi sa më shumë fëmijë e të rinj në aktivitet fizik,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

/s.f

Next Post

Kthimi i shërbimit ushtarak i domosdoshëm, të paktën në Shqipëri?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In