• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kthimi i shërbimit ushtarak i domosdoshëm, të paktën në Shqipëri?!

by Ben Andoni
09/04/2023 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në ditët e fundit ka pasur një intervistë të Bill Klinton, ish-presidentit të SHBA-së, aq të lidhur me ne për shkakun e Kosovës. Ai, me një ndjenjë të pafshehur faji, tregonte me keqardhje se ishte njeriu që dikur i kishte dalë garant Ukrainës se do ishte e sigurt, nëse do sakrifikonte armët bërthamore. Shpërbërja e BRSS-së e bënte Ukrainën të ishte vendi i tretë me peshën e armatimit bërthamor në botë. 30 vite më vonë kësaj garancie të munguar dhe një Rusie agresive, që e mohoi paktin, erdhën pasojat e trishta të këtij vendimi. Qindra-mijëra të vrarë, miliona të shpërngulur, miliarda dëme materiale. Një luftë që nuk di të mbarojë dhe që e ka tulatur rendin botëror, e ka shpërfillur komplet kontinentin demokratik, kurse SHBA-së po “i zbras” depot e armatimit.

Ky ishte një nga shkaqet e argumentit tonë, por më kryesori është se vende të ndryshme, qoftë dhe në NATO po e marrin në konsideratë kthimin e shërbimit ushtarak. Që do të thotë përballë një bote, ku po ribëhet rendi botëror duhet të përgatitesh për gjithçka. Të paktën, Serbia, një nga vendet tona në Ballkan, që mban fort aleancën strategjike me Rusinë, këtë e ka rreshtuar në planet afatshkurtëra. Kurse, në NATO ka gjithnjë e më shumë artikulime për kthimin e tij. Të fundit ishin letonezët, seriozisht të kërcënuar nga oreksi rus dhe pafuqia e Aleancës.

Pranë nesh, Serbia e ka në planet e veta dhe Ministri i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq e shpreh hapur nevojën që ka vendi i tij për ushtarë dhe, jo më kot, serbët po punojnë, anipse ende s’kanë konkluduar. Kosova përballë këtij realiteti nuk ka qëndruar e ulur, por ndërkohë ka sjellë idenë

e kryeministrit Kurti që shërbimi i detyrueshëm ushtarak të zgjasë 6 muaj, 3 muaj verës dhe 3 muaj dimrit. “Ne do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm vetëm nëse do të pajtohen (të rinjtë) përndryshe do të kenë shërbim civil”, u shpreh Kurti, në një deklarata para zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021.

Po Shqipëria? Që kur Shqipëria u anëtarësuam në vitin 2008, vendi ka hyrë plotësisht në atë që quhet procesi i profesionalizimit, pas një ligji nga Kuvendi i Shqipërisë për profesionalizimin e ushtrisë, pjesë e reformës së përgjithshme në fushën e mbrojtjes në bashkëpunim me SHBA-të. Deri më tani kryeministri aktual Rama e ka hedhur poshtë, por duket se në një rajon aq të tensionuar, Shqipëria nuk mund të rrijë duarkryq.

Ashtu si Shqipëria, në periudhën nga viti 2005 deri në vitin 2008, vendet ballkanase asokohe, kandidate për t’u anëtarësuar në NATO i paraprinë me heqjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe krijimin e ushtrive plotësisht profesionale. Sot, megjithë pohimet pozitive, ushtritë ballkanike janë reduktuar shumë, kurse e vetmja veprimtari e tyre luftarake ka qenë në misionet paqeruajtëse nëpër botë dhe sidomos në shërbimet civile në momentet e vështira për vendin. Është e vërtetë se në shërbime të ndryshme ushtarake të detyrueshme ka sektorë të specializuar që merren me komunitetin, me emergjencat civile dhe të tjera dhe kjo e ka ndihmuar Shqipërinë në momentet më të vështira.

Edhe pse ka shumë vende që e kanë hequr shërbimin ushtarak, një grup vendesh konservatore për të e kanë mbajtur, mes tyre dallohen Danimarka, Estonia, Finlanda, Qiproja, Greqia, Austria dhe Zvicra, të cilat jo që nuk e kanë braktisur asnjëherë shërbimin, por edhe e kanë pjesë të krenarisë kombëtare. Në një rast të tillë, Greqia i kërkonte një funksionari të lartë shqiptar të rikthehej të shlyente detyrimet ushtarake në vendin helen.

Por, viti 2014 ishte trandës, kur bota pa se deriku mund të mbaheshin premtimet e Rusisë.

Aneksimi i Krimesë nga Rusia asokohe i bëri disa qeveri evropiane të rikonceptonin rifutjen e shërbimit ushtarak. Afërmendjes që Ukraina që atëherë të kishte shërbimin ushtarak dhe kjo i dha pasojat sot me rezistencën e tyre të jashtëzakonshme ndaj armatës së pamëshirë ruse. Tashmë po i bashkohen dhe vende të tjera nga veriu i kontinentit, kurse në Ballkan duket se është domosdoshmëri me turbullirat e përhershme. Por larg të tjerave, shërbimi ushtrak ka një mision të madh për ushqimin shpirtëror dhe përgatitjen e të rinjve, jeta e të cilëve tashmë rrjesh në një kotësi të madhe, që e sheh në diskurset në rrjetet sociale dhe mbi të gjitha bjeraditen. Më shumë nga të gjitha në dashurinë hipotetike për vlerat e Shqipërisë, ku ushtria mund të jetë nga ushqyesit kryesorë. Dhe, rinia e sotme e ka të nevojshme kalimin e këtij kuti, që të formatohet në shumë aspekte por mbi të gjitha të kuptojë me kontributin e vet, detyrimet ndaj Shqipërisë. Tek e fundit, tashmë kuptohet nga të gjithë që në këtë dekadencë morali… kthimi i shërbimit ushtarak është i domosdoshëm, të paktën në Shqipëri?! (Javanews)

Next Post

Kush janë 3 kandidatët për bashki që janë ende në ethet e përjashtimit nga zgjedhjet

Comments 2

  1. PRoShi says:
    4 years ago

    Po , erdhi koha që shërbimi ushtarak të kalojë i detyrueshëm nga 6 muaj deri në 1 vit. 6 muaj këmbësoria dhe xhenjot dhe 9-12 muaj profesionet e tjera, ndërlidhje, artileri, tanket, marinë dhe kuadër për oficera rrezervistë, por dhe profesionistë.
    Por ushtria duhet për tu burrëruar njëkohësisht. Të mësohen të rinjtë të urdhërohen e të zbatojnë urdhra të mësohen me disiplinë. Edhe me kulturën e atdhedashurisë.

    Reply
  2. L.Xh says:
    4 years ago

    Si ide, nuk është keq, veçse duhen marrë parasysh edhe tendenca agresive e të rinjëve tanë, vajza e djem, një brez i tërë, të pa arsimuar, pa kulturë të përgjithsme e të pa edukatë, por vetëm me njohuri kompjuterike dhe interneti, të lustruar, frustruar, dembelë, mëndje fyell dhe dekadentë në moral, të frymëzuar gjithkah nga media flù, të cilat të nisura nga qëllime fitimi, po shkaterrojnë një rini e komb të tërë, me pisllëqet që na çfaqin çdo natë, duke filluar me perversitetet e BB vip ( të gjithë rripa), e duke përfunduar tek emisioni monstruoz i Arian Çanit…..etj, etj…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Pse aktorët politikë pro protestës nuk distancohen nga djegia e Tiranës?

November 10, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

November 10, 2026
Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

November 10, 2026
Liga e Kombeve/ Pothuajse i njëjti formacion, dy mungesa dhe një dilemë! Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte kundër San Marinos

UEFA Nations League, Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati!

November 10, 2026
Sazani po i shitet dhëndrit të Trump? Rama: Tjetërkush e nxori Shqipërinë në pazar për 1 euro. Ishulli ka qenë zonë e mbrojtur vetëm nga ushtarët e Enver Hoxhës

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

November 10, 2026
“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI

“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI

November 10, 2026
Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

Nga mbrojtja e sekretit profesional te krijimi i mekanizmit GRAVO, Shqipëria ratifikon Konventën e Luksemburgut për avokatët!

November 10, 2026
E bujshme nga Anglia, Manchester United është në shitje! Zbulimi sensacional dhe shifrat

E bujshme nga Anglia, Manchester United është në shitje! Zbulimi sensacional dhe shifrat

November 10, 2026
Projektligji anti-SLAPP në proces konsultimi, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen nga paditë abuzive!

Projektligji anti-SLAPP në proces konsultimi, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen nga paditë abuzive!

November 10, 2026
“Jemi duke punuar për këtë”- Rama flet nga Parisi për krijimin e Shtetit Bektashi: Të shohim se ku do të mbërrijmë!

“Jemi duke punuar për këtë”- Rama flet nga Parisi për krijimin e Shtetit Bektashi: Të shohim se ku do të mbërrijmë!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In