• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të tregojë kush i hyri mik që të mos firmoste kundër Xhaçkës? Bardhi i kundërpërgjigjet Bashës

by A R
24/04/2024 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka vonuar shumë përgjigja e Gazment Bardhit për akuzat e bëra 1 orë më parë nga Lulzim Basha në drejtim të tij, teksa kreu i PD-së zyrtare shprehu kundërshtinë për ridërgimin e një padie për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.

Pasi dorëzoi padinë, Bardhi kërkoi nga Kushtetuesja të vendosë në vend dinjitetin e përdhosur dhe kërkoi nga Basha të tregojë kush janë bashkëpunëtorët që i kanë ndërhyrë për ta shtyrë që të mos firmosë kundër Olta Xhaçkës.

“Zoti Basha, edhe pse nuk do doja të merresha me të, se do duhet të flasim për gjëra serioze dhe jo individ që u ka hyrë shumë në qejf të flasin me veten, zoti Basha nuk ka firmosur as herën e parë për mandatin e zonjës Xhaçka. Dhe arsyet ai i di fort mirë. Zoti Basha është nga ata deputetë që nuk ka pranuar të firmosë edhe mocioni n e 1/10 që në nisje të kësaj procedure. Për arsyet pyesni zotin Basha. Patjetër që unë i di. Kush janë bashkëpunëtorët e tij që kanë miqësi me Olta Xhaçkën dhe i kanë ndërhyrë zotit Basha për të penguar mocionin kundër Olta Xhaçkës”.

Me interes u pa nga gazetarët firma e dy deputeteve, Eralada Tase dhe Oriela Nebiaj në kërkesë-padinë e Grupit të PD, duke qenë se janë rreshtuar krah PD-së zyrtare, të drejtuar nga Lulzim Basha.

Bardhi e shpjegoi firmën e tyre si një zgjedhje për të bërë opozitë të vërtetë dhe për të mos mbrojtur korrupsionin e Olta xhaçkës. Sipas Bardhit kjo nuk do të thotë se Nebiaj dhe Tase do t’i bashkohen grupit parlamentar të drejtuar prej tij.

“Janë gjithsej 44 deputetë që e kanë nënshkruar. Lajmi sot nuk është a e ka firmosur Ori Nebiaj apo jo. Po ka firmosur. Ça ndryshon kjo në historinë e kërkesës në Kushtetuese. Keni ndonjë dyshim ju që Ori Nebiaj është deputete e opozitës. Patjetër që çdo deputet që e ndjen veten në opozitë dhe do të bëjë opozitë, ka firmosur dhe kërkesa është në Gjykatën Kushtetuese. Çdo kush tjetër që në nisjes ka dashur të marrë në mbrojtje korrupsionin e Olta Xhaçkës, as ka firmosur as ka lejuar ata që ka në influencë të firmosin. Ka firmosur edhe Monika Kryemadhi, nuk do i bashkohet grupit parlamentar. Mos zhvendosni vëmendje me lajme dite. Lajmi sot është që grupi parlamentar i PD ka kundërshtuar vendimin politik të Edi Ramës për t’i dhënë mbrojtje politike Olta Xhaçkës.”

/a.r

 

Next Post
Panik në rrugët e Londrës! Kuajt arratisen, përplasen me furgonin dhe shkaktojnë të plagosur

Panik në rrugët e Londrës! Kuajt arratisen, përplasen me furgonin dhe shkaktojnë të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com