• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Të shtëna dhe tym, zbardhet sulmi ndaj udhëtarëve të pafajshëm në metronë e SHBA-së

by
12/04/2022 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa persona të qëlluar me armë zjarri është bilanci I rëndë i sulmit me armë dhe pasjise shpërthyese me tym, që ndodhi këtë të martë më stacionin e metrosë në Bruklin. Raportimet fillestare nga vendngjarja tregojnë se pesë persona janë qëlluar dhe një person është në gjendje kritike pas incidentit.

Nga hetimet paraprake, ishte shumë e vështirë të pikasej autori I ngjarjes, por më pas u zbulua se një burrë, ndoshta i veshur me maskë gazi dhe jelek portokalli, u largua nga vendi i ngjarjes për në një vend të panjohur.

Linjat e metrosë “paralizohen”

Incidenti shkaktoi edhe “paralizimin” e disa linjave të metrose në Brooklyn dhe Manhattan janë pezulluar ose vonuar për shkak të hetimit, sipas Autoritetit Metropolitane të Transportit.

Trembëdhjetë persona janë transportuar në spitalet e zonës pas të shtënave në një stacion metroje në Bruklin, tha për CNN Departamenti i Zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut, u raportua më vonë.

Mjetet tymuese humbasin efektin

Departamenti i Policisë së qytetit të Nju Jorkut tha se nuk ka pajisje aktive shpërthyese “në këtë kohë” në stacionin e metrosë në Brooklyn, ku disa njerëz u qëlluan të martën në mëngjes, sipas orës lokale.

“Disa pajisje të pashpërthyera” u gjetën më herët, ndërsa dëshmitarët u nxitën të lajmëronin autoritetet nëse do të kishin informacion dhe njerëzve iu kërkua të qëndronin larg vendngjarjes.

Bllokohen shkollat në zonat përreth

Të gjitha shkollat në zonën e afërt të Brooklyn-it janë në një rregull “strehë”, që do të thotë se askush nuk lejohet të largohet nga ndërtesa dhe vetëm studentët lejohen të hyjnë, shpjegoi një zëdhënës i Departamentit të Arsimit. Zëdhënësi nuk sqaroi se sa shkolla apo sa e gjerë ishte zona.

Dëshmitari okular rrëfën ngjarjen

Një dëshmitar okular, i cili tha se ishte brenda në metro, ku ndodhën të shtënat në Brooklyn, përshkroi kaosin në vendngjarje, duke thënë se pa shumë gjak në dysheme dhe se të shtënat me armë dukeshin si fishekzjarre.

Drejtuesi i metrosë tha se treni u vonua për shkak të trafikut disa minuta përpara se të arrinte në platformën e Rrugës 36 në Sunset Park, sipas Yav Montano, kur tymi përfshiu papritmas vagonin.

16 të plagosur, 8 të qëlluar në metronë e Bruklinit

Tetë persona u qëlluan dhe tetë të tjerë u plagosën si rezultat të shtënave në një metro të Bruklinit këtë mëngjes, sipas zëdhënëses së FDNY, Amanda Farinacci.

Një person që kishte vendosur kundragaz hapi një bombol

Një burrë i veshur me një maskë gazi hapi një bombol, shpërndau tymin dhe filloi të qëllonte në një metro të Bruklinit këtë mëngjes, duke shënjestruar shumë njerëz, tha Komisioneri i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Keechant Sewell.

Nuk dihet motivi i sulmit të armatosur në metro

Zyrtarët e Policisë së Nju Jorkut thonë se për momentin nuk dihet asnjë motiv për të shtënat në metronë e Bruklinit dhe ata “nuk përjashtojnë asgjë” për sa i përket hetimit.

Kur u pyet nëse po përjashtohej terrorizmi, Komisioneri i Policisë, Keechant L. Seëell tha se “nuk po përjashtonte asgjë”.

Autoriteti i transportit rrit prezencën e forcave policore

Sistemet e tranzitit masiv në SHBA po shtojnë patrullimet dhe po i kërkojnë publikut të raportojë çdo gjë të pazakontë pas të shtënave në metro.

Gjenden një armë dhe shumë krehëra me kapacitet të lartë fishekësh

Në stacionin e metrosë, ku ndodhi sulmi është gjetur një armë. Hetuesit kanë gjetur gjithashtu krehëra të shumta me kapacitet të lartë në vendin e ngjarjes.

Agresorit iu bllokua arma gjatë sulmit

Dy zyrtarë thanë se besojnë që agresorit arma u bllokua gjatë të shtënave në metro.

Hetuesit gjetën gjithashtu fishekzjarrë dhe barut në skenën e të shtënave në metronë e Bruklinit, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Dëshmitari okular i siguron policisë pamje nga ngjarja

Hetuesit kanë video me celular nga një dëshmitar okular i të shtënave në metronë e Bruklinit që tregon të dyshuarin.

I dyshuari është ende në arrati dhe është duke u gjurmuar një pasagjer i metrosë, i cili vendosi një kundragaz, hapi një bombol gazi dhe më pas filloi të qëllonte mbi udhëtarët, duke plagosur në të paktën 16 persona.

/b.h

Next Post
horoskop

Horoskopi 13 prill 2022, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com