• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Procesi ndaj Veliajt/ Ish-prokurori: Po privohet nga ushtrimi i detyrës së kryebashkiakut; Juristi: Nasta dhe Nesti duhet të dilnin me fytyrë

by E S
27/05/2026 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese konstatoi dy shkelje në procesin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilat sipas tij janë ‘qëndrimi në kafaz xhami gjatë seancave gjyqësore dhe masa e sigurisë arrest me burg’.

Duke komentuar vendimin e disa ditëve më parë të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi që Gjykata e Lartë të rishqyrtojë kërkesën për liri të Veliajt, Karanxha tha se tani duhet të arsyetojë pse masa “arrest me burg” është e nevojshme dhe pse nuk mjaftojnë masa më të lehta sigurie, duke marrë parasysh edhe detyrën e tij si kryebashkiak.

“Në lidhje me prezumimin e pafajësisë dhe qëndrimin e tij në kafaz, ne e kemi diskutuar se kafazi i xhamit për të paraburgosurit dhe kufizimi i komunikimit me mbrojtësit, përbën një shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë. Shkelja tjetër e konstatuar ishte edhe me masën e sigurimit. Pra gjykata duhet të shpjegojë pse masat e tjera janë të papërshtatshme. Kjo është diçka e re që lidhet edhe me vendimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë”, tha Karanxha.

Ish-prokurori shtoi më tej se qëndrimi në qeli i Veliajt është shkelje e rëndë e një vendimi të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi që ai të mbetej në krye të Bashkisë së Tiranës, pavarësisht hetimeve që po zhvillohen ndaj tij.

Për Karanxhën, Veliaj është kufizuar nga ushtrimi i detyrës si kryebashkiak i Tiranës dhe kjo sipas tij mund të penalizojë ‘nesër’ Shqipërinë, nëse çështja do të shkojë në Gjykatën e Strasburgut.

“Sot Veliaj juridikisht është kryetar i Bashkisë së Tiranës, por defacto nuk e ushtron këtë detyrë, duke u shkelur rëndë një vendim i Gjykatës Kushtetuese, që është i detyrueshëm për t’u zbatuar. Gjithë kjo periudhë që Veliaj është kufizuar nga ushtrimi i detyrës si kryetar bashkie, përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe nesër do penalizojë Shqipërinë, kur të shkojë çështja në Strasburg”, tha ai.

Nga ana tjetër, për juristin Romeo Kara, situata më parodike me çështjen ndaj kryebashkiakut Veliaj, janë kallëzuesit Nesti Angoni dhe Nasta Pëllumbi.

Teksa e cilësoi shkelje këtë praktikë kallëzimi me personazhe inekzistentë, Romeo Kara tha se kallëzuesit e kanë detyrim ligjor që të dalin me fytyrë dhe identitet të saktë.

“Ne duhet të dimë tani kush është Nasta dhe Nesti, të cilët na çuan në një situatë parodike. Ata që ia kanë bërë Erionit këtë, janë tallur shumë. Kjo tallje duhet të ketë një emër, kushdo që është pas saj. As fytyra e Nastës dhe Nestit, as jeta e tyre dhe e familjes së tyre, nuk janë më të mira se fytyra ime dhe jeta e familjes time bashkë. Sepse unë kur kam bërë kallëzimet e mia kam dalë me fytyrë atje dhe kam marrë gjithë kusuret përsipër. Këta të luajnë mangallin, kështu nga larg, me mashë, për këtë jam avokat i Veliajt”, tha Kara.

Më tej juristi Kara për të forcuar pretendimin e tij që kallëzuesit nuk duhet të jenë persona enigmatikë, ngriti pyetjen ‘ku do të gjenden Nesti dhe Nasta, nëse faktohet nga Gjykata se kanë bërë kallëzim të rremë kundrejt Veliajt?’./shqiptarja.com

Next Post
Ia siguroi mbidozën fatale të ketaminës, dënohet me mbi 3 vjet burg asistenti i aktorit Matthew Perry

Ia siguroi mbidozën fatale të ketaminës, dënohet me mbi 3 vjet burg asistenti i aktorit Matthew Perry

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm, zbulohen dokumentet që sollën përplasjen e anëtarëve të KLP-së

Gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm, zbulohen dokumentet që sollën përplasjen e anëtarëve të KLP-së

August 29, 2026
Venezuela konfirmon marrëveshjen historike të naftës me SHBA-në

Venezuela konfirmon marrëveshjen historike të naftës me SHBA-në

August 29, 2026
Reagon për herë të parë Kryeministria për shkarkimin e Ristanit: Gjykata Kushtetuese e thotë qartë, Veliaj është kryebashkiak!

Reagon për herë të parë Kryeministria për shkarkimin e Ristanit: Gjykata Kushtetuese e thotë qartë, Veliaj është kryebashkiak!

August 29, 2026
Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

August 29, 2026
The Wall Street Journal: Sheiku i inteligjencës së Emirateve aksioner kryesor në bankën e re kripto të familjes Trump

The Wall Street Journal: Sheiku i inteligjencës së Emirateve aksioner kryesor në bankën e re kripto të familjes Trump

August 29, 2026
Dronët me eksplozivë në Leipzig ndezin alarmin, Gjermania përgatit masa të ashpra ndaj Rusisë

Dronët me eksplozivë në Leipzig ndezin alarmin, Gjermania përgatit masa të ashpra ndaj Rusisë

August 29, 2026
Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse! U identifikua nga inteligjenca ushtarake ukrainase

Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse! U identifikua nga inteligjenca ushtarake ukrainase

August 29, 2026
Të besosh të pabesueshmen

Të besosh të pabesueshmen

August 29, 2026
Protesta përçahet! Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

Protesta përçahet! Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

August 29, 2026
Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

Prapaskenat/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com