• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Te sheshi, te sheshi…

by Skënder Minxhozi
28/11/2022 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Pas thirrjes historike “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, shprehja tjetër më e përdorur nga e djathta shqiptare qysh në krye të viteve ’90 ka qenë padyshim thirrja “Te sheshi, te sheshi”! Ka qenë një apel që ngërthente urgjencë, shqetësim dhe një emulacion partiak që synonte fitoren e garës për të kapur mesin e fushës së lojës, qendrën e gravitetit të shtetit, llogoren e tij më të parë – sheshin Skënderbej. Gjatë gjithë viteve ’90 e më pas Sali Berisha reklamonte një të drejtë thuajse të shenjtë pronësie mbi sheshin kryesor të Tiranës, të cilin e konsideronte djepin historik të ngjitjes së tij politike.

Ja që vitet bëjnë të vetën dhe sheshin nuk e do më askush. Më e para Partia Demokratike dhe lideri i saj Berisha i Tretë. Hapësira dikur qëndrore në jetën politike e sociale të kryeqytetit, e ka humbur interesin, nuk konsiderohet më si trofe lufte dhe aq më pak si sfidë ndaj shtetit. Një shesh me majë, i rrethuar nga bimë e shkurre duket si një lulishte të dashuruarish e jo si një sheshbeteje revolucionarësh.

Por ja që sheshi Skënderbej mund të jetë një ofertë e mirë edhe për protesta. Sidomos kur data shënon 6 dhjetor dhe kur e gjithë Tirana e institucioneve (nënkupto bulevardi që nis nga statuja e Skënderbeut e deri tek sheshi Nënë Tereza, do të jetë i rrethuar nga një kuadrat i papenetrueshëm policësh, bodigardësh e rojesh të të gjitha ngjyrave e kombësive, të cilët do të ruajnë ajkën e kontinentit që ka vendosur të mblidhet për pak orë atë ditë në kryeqytetin shqiptar.

Oferta e spostimit të protestës nga Kryeministria tek sheshi Skënderbej, që bashkia i bëri opozitës, është një propozim logjik dhe shumë bujar, në një ditë kur për arsye të kuptueshme logjistike, në Tiranë do të jetë praktikisht e pamundur të protestohet.

Shumëkush priste që qeveria të tregohej e thatë dhe e prerë me Berishën rreth mundësisë teknike të lejimit të një proteste në 6 dhjetor. Ose shumë-shumë, që opozitës t’i ofrohej një hapësirë shumë larg qendrës së Tiranës për të mbajtur protestën e saj.

Oferta e Sheshit Skënderbej është një surprizë për të gjithë, më së pari për opozitën, e cila ndërsa nuk përton të reagojë dhe të kundërshtojë për gjithçka, në këtë rast u hutua, mori kohë dhe u përtyp.

E megjithatë ajo e dha përgjigjen, ndonëse me vonesë. Nuk i intereson më sheshi Skënderbej, do vetëm bulevardin dhe Kryeministrinë. Pra, që ta kemi të qartë vizualisht skenën, sipas mendjes së Sali Berishës, karvanet e makinave të zeza me Macronin, Scholzin, Melonin e krerët e tjerë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian duhet të kalojnë nëpër Dëshmorët e Kombit në një tunel njerëzish të sjellë me autobus nga të gjitha anët e vendit, për të bërtitur kundër qeverisë, mundësisht edhe me ndonjë shishe apo gurë në xhepa. Mundësisht edhe vendi ku do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor duhet mbajtur i rrethuar me protestues gjatë Samitit dhe thirrjet “Poshtë Edi Rama” duhet të mbysin atë që do të kenë për të thënë Presidenti i Francës apo Kancelari i Gjermanisë e të tjerët. Një Samit si pazari i Rrogozhinës, ja çfarë kërkon Rithemelimi. E mirë do të ishte që Macron e Scholz të presin edhe një përfaqësi të protestuesve, të cilët do të kërkojnë anullimin e Portit të Durrësit dhe dënimin politik të Lulzim Bashës, si patericë e Edi Ramës.

Po arrijmë në kufinjtë e absurdit. Por edhe të satirës e humorit. Në mesin e një samiti që nuk ka ndodhur në 110 vjet shtet shqiptar, e që nuk pritet të ndodhë ndoshta edhe për shumë vite të tjera, opozita shqiptare po kërkon të fusë në alarm të gjitha delegacionet e larta të Evropës që do të sjellin krerët e tyre më të lartë këtu në 6 dhjetor. Të asaj Evrope që sa herë që Basha thërriste protestat e tij pas djegies së mandateve, gjysëm ore para mbledhjes së protestuesve tek Kryeministria, nxirrte deklarata zyrtare ku bënte thirrje për mosthyerje xhamash dhe moszaptim të godinës me dhunë.

Berisha është i vetëm në ndërmarrjen e çmendur të 6 dhjetorit. S’e ka me vete as Metën, as Mediun dhe as të tjerët që kanë dy pare tru në kokë. Ai nuk po kërkon me çdo kusht bulevardin, ai po bën thirrje aman më pengoni të dal në protestë, që ta shes kësisoj anullimin si një gjest bujar dhe fisnik personal. Pasi nuk ka asnjë shpjegim tjetër që të refuzosh sheshin Skënderbej kur e gjithë Tirana tjetër do të mikpresë shtetarët më të lartë të Evropës. Nuk ka shpjegim që të ngulmosh për bulevardin, përveçse që të krijosh një situatë tensioni e stresi, në mënyrë që dikush të të marrë në telefon e të të lutet që mos t’i sjellësh në Tiranë taboret nga ana e anës. Doktori po kërkon jo mbajtjen me çdo kusht të protestës, por anullimin me çdo kusht të saj…

Next Post
“Tërmet” te Juventusi: Largohen drejtuesit, jep dorëheqjen edhe presidenti

"Tërmet" te Juventusi: Largohen drejtuesit, jep dorëheqjen edhe presidenti

Comments 2

  1. Besimtari says:
    4 years ago

    I dashur mik, Sheshi Skenderbeg ia nxjerr lakuriq mjerimin e tij, pakesimin e ndjekesve dhe rrenimin e pushtetit mbi turmen. Para kryeministrise ai gjithmone ka numuruar si protestues edhe policet ne te dy trotuaret anesore.

    Reply
  2. L.Xh says:
    4 years ago

    I nderuar zotni Minxhozi.
    Është kollaj fare, zgjidhja e kësajë pune.
    Zonja Kim, ambasadore e SHBA, si promovuese dhe mentore e Arben Krajës, ta urdherojë këtë të fundit, që të paralajmërojë mikun e tijë Sali Berisha, për anullimin e çmëndurisë që ka ndermend të bëjë.
    Në kushtet e tanishme, që SPAK po bën sikur punon, dhe hajdutët po bëjnë si të frikësuar, Arben Kraja, me një gjysëm telefonate, e zbyth Sali Betishën, për tu kyçur në Lalëz, deri nga janari 2023….
    Kaq.
    E thjeshtë fare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJET/ Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për atentatin me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan! Urdhri u dha nga Burgu i Malandrinos

DETAJET/ Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për atentatin me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan! Urdhri u dha nga Burgu i Malandrinos

August 27, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

UEFA kërcënon me gjyq Infantinon, “The Sun” zbulon dokumentet: Presidenti i FIFA-s në qendër të akuzave për…

August 27, 2026
ARRSH njofton kufizime të qarkullimit në “Urën e Matit”: Masat për të ndaluar dëmtimin strukturor, jo mjete të rënda mbi 13 tonë!

ARRSH njofton kufizime të qarkullimit në “Urën e Matit”: Masat për të ndaluar dëmtimin strukturor, jo mjete të rënda mbi 13 tonë!

August 27, 2026
Prej muajit shtator “Smart City” në shkollat e Tiranës, Lamallari tek gjimnazi “Qemal Stafa”: Janë instaluar kamerat me inteligjencë artificiale!

Prej muajit shtator “Smart City” në shkollat e Tiranës, Lamallari tek gjimnazi “Qemal Stafa”: Janë instaluar kamerat me inteligjencë artificiale!

August 27, 2026
Tragjedia në SHBA, familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ për t’i ndihmuar

Tragjedia në SHBA, familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ për t’i ndihmuar

August 27, 2026
Kina njofton se do t’i ofrojë ndihmë emergjente Nepalit sipas nevojës pas katastrofës me përmbytjet

Kina njofton se do t’i ofrojë ndihmë emergjente Nepalit sipas nevojës pas katastrofës me përmbytjet

August 27, 2026
Mjekësia/ Kriteret e reja për maturantët, ja formula e llogaritjes së pikëve

Studentët pranojnë të punojnë 3 vjet në Shqipëri, mbi 90% regjistrime të fituesve në Fakultetin e Mjekësisë!

August 27, 2026
Dërgoi Fenerbahçen në fazën finale të Championsit pas 18 vitesh, flet Vedat Muriqi: Jam shumë i lumtur dhe krenar!

Dërgoi Fenerbahçen në fazën finale të Championsit pas 18 vitesh, flet Vedat Muriqi: Jam shumë i lumtur dhe krenar!

August 27, 2026
“Ethet e Nilit” pushtojnë edhe Maqedoninë, autoritetet në Shkup japin alarmin! Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar e një viktimë

“Ethet e Nilit” alarmojnë Maqedoninë e Veriut, shkon në 6 numri i viktimave nga virusi!

August 27, 2026
PD kërkesë për shkarkimin, reagon Presidenti Begaj: Sulm për interesa politike! Parlamenti të hetojë pretendimet e pavërteta

“Të shmangen keqinformimet”- Presidenca reagon pas raportimeve: Alqi Bllako nuk është dhe nuk ka qenë kurrë këshilltar i kreut të shtetit!

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com