• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të rrahësh doktorin

by Java News
04/08/2023 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Çapajev Gjokutaj

Agron Llakajt, aktorit të njohur, i është dashur të kalojë disa orë të natës në urgjencën e QSUT dhe shkruan diçka në fejsbuk. Nuk flet për vete e për hallin që e ka shpurë asaj mesnate në urgjencë, përshkruan një akt rrugaçërie që po e riprodhoj:

“I forti: doktooor?!ooo,eeeej!

(vjen doktori)

Doktori: urdhero perse bertet?!

I forti: Plasi syte, po me vdes babai!

Doktori: Pa merak, nuk vdes, ja te lirohet nje shtrat dhe do e shohim, veç mos bertit.

I forti: Ore, merr vesh ti,me ke flet keshtu e?! Une te martoj tetem!

Doktori: Dakord! Sherojme babane sot dhe neser martoma ‘tetem’!”

Rasti është ekstrem, por dhjetra lajme të dëgjuara në vite të shtyjnë të besosh se s’ndeshet dhe aq rrallë në ambjente spitali. Për ta përforcuar sadokudo këtë ndjesi  bëra një kërkim në google duke vënë si fjalë kyçe ‘rreh mjekun’.

Vershuan turli lloj titujsh, njeri më skandaloz se tjetri: ‘S’përmbahet qytetari nga Gramshi, rreh mjekun në spital’, ‘Plas grushti në spitalin e Fierit, 32-vjeçari rreh mjekun’, ‘29 vjeçari rreh mjekun e urgjencës në spitalin e Elbasanit’, ‘Shqiptari rreh mjekun grek dhe i thyen këmbën’ e të tjera e të tjera thagma si këto dhe të gjitha ne harkun kohor të 3-4 vjeteve.

Gjithsesi, thashë me vete, do bërë një zbritje. Nisur nga parimi ‘lajm i mirë është ndodhia e keqe’, mediat nxitojnë të sjellin skandalet në spitale dhe  lënë në hije normalen, të zakonshmen e të perditshmen. Dhe ti si shikues a lexues e ke të lehtë të krijosh stereotipin e mjekut që shahet e rrihet gjithë kohën.

2.

Sido që të jetë e vërteta, aktet e rrugaçërisë kundër mjekëve janë skandaloze edhe sikur të jenë shumë më të pakta sesa iluzioni që krijojnë portalet e televizionet. Perceptohen edhe më skandaloze nga ç’mund të jenë sepse vijnë në kundërshtim me një traditë te çmuar, që mjekun, mësuesin, agronomin dhe intelektualë të tjerë pranë njerëzve, i çmonte deri në kufijtë e idealizimit.

Nëse kjo ka qenë e vertetë për gjithë intelektualët, për mjekun shfaqej më me forcë, ndikuar mbase edhe nga disa faktorë psikologjik.

Vlerësimi për mjekun ka prirje të shkojë deri në adhurim, ngaqë ka në dorë shëndetin tonë apo atë të të dashurve tanë, jo në rrethanat e përditshmërisë, por në periudha rreziqesh e pasigurish ekzistenciale.

Një tjetër faktor psikologjik ka qenë dhe mbetet fakti se pacientët dhe të afërmit e tyre ndeshen ballazi me idenë e vdekjes, ndaj për të zbutur frikën dhe pasiguritë që ngjall prania e saj, sendërtojnë figurën e një mjeku tejet të zot, të jashtëzakonshëm dhe gati-gati ideal. Me një fjalë, idealizojnë mjekun për të qetësuar veten e për të ushqyer shpresat.

Kjo ngjan si e vërtetë universale, por mbete më e theksuar sa më shumë zhytesh në të djeshmen. Më kujtohet psh se në vitet 1950 – 60 qytetet kryesore të vendit kishin një, dy a më shumë mjekë  të vlerësuar e të gjithëpranuar, kurse shumë nga drejtuesit e pavioneve në spitalin e Tiranës gëzonin emër në gjithë vendin, shfaqeshin të largët dhe çudibërës në informacionin gojor që merrte trajta folklorike.

Parë me optikën e sotme e gjithë kjo ngjan të ketë patur një farë ngarkese mitike. Të gjithë mund të kenë qenë të mirëshkolluar, të talentuar e me përvojë, por mjeksia e asaj kohe, krahasuar me të sotmen rezulton të ketë qenë si nata me ditën qoftë për nga teknologjia, qoftë për nga ilaçet dhe procedurat e mjekimit. Mjekut i duhej të hamendësonte diagnozën mbështetur thuajse vetëm në simptoma, në disa analiza bazike dhe shumë shumë ndonjë radiografi a radioskopi. Skanerët, rezonancat, operimet me prerje minimale, apo thjeshtë me rreze e të mbykqyrura në kompjutër dhe të tjera arritje mbreslënëse  do vinin shumë më vonë.

Si ta shpjegosh atëhere që mjekët e sotëm, edhe më të njohurit, megjithëse me mjete e mundësi shumë më të mëdha se të dikurshimit, vështirë se gëzojnë popullaritetin e e asaj kohe, madje jo rrallë bëhen objekt fyerjesh e pre dhunimesh?

Duket se në këtë mes ndikojnë një varg faktorësh që nisin me faktin se sot informacioni mjeksor, nga monopol i mjekëve dikur, është bërë i arritshëm nga kushdo. E gjen lehtë në regjistër shkencor por edhe në trajtë popullarizuese; madje percillet jo vetëm me tekste e fjalë, por edhe me video, imazhe e procese. Mes këtij bollëku informativ, fjala e mjekut ruan e duhet të ruajë vendin e parë, por gjithsesi nuk mund të perceptohet me autoritetin dhe idealizimin e dikurshëm.

Dikur mjekët ishin të paktë e të rrallë, specializimet e atëhershme ishin shumë më të gjera se të sotmet, rrjedhimisht sot pacienti ‘nuk falet’ tek një mjek i vetëm, diagnostikohet e kurohet nga një varg specialistësh, secili zot në fushën e vet dhe njëkohësisht burim diagnostikimesh shtesë. Sigurohet kështu një lloj ‘check and balance’ që edhe në mjeksi kufizon pushtetin autoritar të mjekut të gjithëdijshëm. Kësaj i duhet shtuar fakti që revolucioni informatik e ka bërë mjeksinë një fushë më transparente për sytë e publikut, fliten e perfliten publikisht arritjet por edhe gabimet e gafat, rrjedhimisht figura e mjekut shfaqet më reale e larg idealizimeve.

Në analizë të fundit zevendësimi i mjekut të dikurshëm, tejet autoritar e mbase edhe paternalist, nga mjekët e sotëm që në parim janë më të hapur, më transparentë e më bashkëpunues ka ardhur e do të vijë edhe si pasojë e një filozofie mjeksore, le ta quajmë pacientocentrike, filozofi që e vë pacientin  në qendër të procesit dhe e sheh bashkëpunimin me të jo vetëm si vlerë humane e morale, por edhe si rrugë për diagnostikim më të hollësishëm dhe për rritje të gatishmërisë së pacientit që t’i pranojë e zbatojë me përpikmëri kurimin dhe procedurat e shërimit.

3.

Ikja nga idealizimi i dikurshëm dhe ardhja tek perceptimi më realist, më bashkëpunues e më njerëzor i mjekut është dukuri bashkëkohore per gjithë shoqëritë e përparuara demokratike, dukuri që sadokudo ndeshet edhe tek ne.

Vështirë që aktet e fyerjes dhe dhunimit të bluzave të bardha  të shihen si si pjesë e kësaj dukurie apo, më saktë, si efekt anësor dhe i padëshirueshëm i saj. Arsyet kryesore, ato që i japin jetë, ngjan se gjallojnë gjetkë.

Është bërë e mbetet pothuajse masive përshtypja se në spitalet tona gëlon rryshfeti, pagesat nën dorë janë kthyer në  zakon a ligj të pa pshkruar. Logjika e do që kjo dukuri të mos absolutizohet, mes bluzave të bardha ka e duhet të ketë edhe shumicë profesionistësh korrektë që vizitojnë e kurojnë të nxitur nga sedra profesionale e nga principe humane dhe u thonë jo pagesave nën dorë.

Gjithsesi perceptimi se, po u bëre për spital duhet të qash bashkë me hallin edhe kuletën, ngjan të jetë mjaft i përhapur e thuajse mbarëpopullor. Dhe perceptimet masive, qofshin gjysëm të vërteta apo edhe puro iluzore, kanë prirje të marrin trajtën e faktit dhe të venë në lëvizje emocionet e njerëzve, aq më tepër në ambjente spitali ku halli, frika e pasiguria bëjnë që jo pak vetë të humbasin toruan e të kalojnë në veprime ekstreme.

Edhe po ta marrësh si të vërtetë arsyetimin e mësipërm vetiu lind një pyetje që e vë dukshëm në dyshim: pagesa nën dorë, padrejtësi e hatërllëqe ka me shumicë edhe në fusha të tjera. Madje në disa prej tyre si drejtësia, kadastrat e të tjera korrupsioni dhe allishverishet e prekin hallexhiun në gjëra pothuajse po aq ekzistenciale sa shëndeti.

E megjithatë fyerjet dhe rrahjet e juristëve, nëpunësve të kadastrave etj. janë dukuri e rrallë dhe, në rrafshin e perceptimit nuk kanë arritur të marrin trajtën e një stereotipi të tejhasur.

E pra si ta shpjegosh qasjen më agresive ndaj bluzave të bardha? Problem psikologjie, perceptimi apo ….?

Next Post

Gjysmë të vërtetat mbi inceneratorët dhe makthi i Berishës në gusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

SONDAZHI / Cila parti ka punuar më shumë për shtresën e varfër dhe të mesme? Ja si përgjigjen shqiptarët

May 4, 2026
“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

May 4, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

“Ndërhyrja e GJL për paraburgimet, e drejtë”, Spahiu: Shqipëria ka treguar paradoks me korrupsionin…

May 4, 2026
Braktisi listën e Elbasanit, Balliu hedh akuza të forta: Noka dhe Boçi na vodhën votat e primareve

“Punon në administratë”, Balliu replikon me Gjin Gjonin: E sfidoj ish-gjyqtarin e korruptuar të Sali Frikacakut…

May 4, 2026
Për të tretën ditë, Hashim Thaçi del sërish sot para Dhomave të Specializuara në Hagë

“Më është mbyllur goja…”! Si është dita në izolim? Thaçi thyen heshtjen nga Haga

May 4, 2026
Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

Akuza e fortë e Salianjit: Gjyqtarët që më dënuan mua, të njëjtët që i dhanë të drejtë Berishës…

May 4, 2026
“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

May 4, 2026
“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

May 4, 2026
SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

May 4, 2026
“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In