• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të rinj të talentuar dhe “Topa të Artë”/ Këta janë yjet që u përfundon kontrata në fund të sezonit

by Java News
02/01/2021 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë nga hapja e merkatos së dimrit, kthehen në temë të rëndësishme situatat kontraktuale të atyre lojtarëve që do të jenë të lirë në qershorin e ardhshëm dhe që 6 muaj më parë, pra pikërisht duke filluar nga janari, mund të gjejnë akorde dhe të firmosin për skuadra të tjera për sezonin e ardhshëm.

Mes opsioneve të mundshme janë rinovimi, shitja në merkaton e dimrit, apo largimi me parametra zero në fund të sezonit. Duke parë listën e lojtarëve në skadencë kontratë vë re se si okazionet me kosto zero këtë vit do të jenë vërtet shumë.

Për si përket italisë, e pamundur të mos nisesh nga Milani dhe nga rastet e kontratave të Gigio Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu, me të cilët kuqezinjtë ende nuk kanë arritur të gjejnë mirëkuptimin për rinovimin.

Ndërkohë për sa i përket mbrojtësave kush nuk do të kishte dëshirë të kishte në skuadër Sergio Ramos. Juventusi me siguri e do, por do të varet shumëçka edhe nga dëshira e kapitenit të Realit.

Ka dhe okazione prej Topi të Artë, pasi mes lojtarëve në skadencë në qershor të 2021-shit, është edhe Luka Modric, fitues i cmimit prestigjioz në 2018, por mesfushori i Realit nuk është i vetmi me shumë eksperiencë në listën e okazioneve të mundshme me kosto zero.

Klubet e mëdha kanë hedhur sytë mbi David Alaban që Bajerni po tenton ta mbajë me cdo kusht, por nga Bavaria mund të largohet edhe 32-vjeçari Javi Martinez, pa harruar Jerome Boateng edhe ai me kontratën që i përfundon.

Ekesperienca nuk i mungon sigurisht as Georginio Wijnaldum, që do të jetë i lirë nga Liverpool në qershor, Julian Draxler që është në skadencë me PSG, apo lojtarë si Edinson Cavani e Juan Mata të Manchester United dhe Mesut Ozil i Arsenalit.

Një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave me kosto zero? Këtë vit ëndërra është e mundur, edhe pse për pak klube që mund ti lejojnë vetes të paguajnë rrogën e Lionel Messit që në verë nëse nuk rinovon, mund të lërë Barcelonën në skadencë kontrate. Për të mbetur të katalanasit, klubi blaugrana është në “pole position” për Memphis Deepay, që Lioni mund të vendosë ta shesë që në janar duke e parë që me siguri nuk do të rinovojë.

Holandezi nuk është i vetmi okazion që ofron Ligue 1, pasi në qershor skadon kontrata e Angel Di Maria me PSG-në, ashtu si ajo e Thauvin me Olimpikun e Marsejës.

Ende pezull është edhe e ardhmja e Sergio Aguero, në skadencë me Manchester City-n ashti si edhe Giroud te Chelsea dhe Lingaard të United.

Ndërkohë që në Spanjë të tjera okazione me paramaetra zero janë dhe Lucas Vazques i Realit të Madridit apo Diego Costa që la Atletikon./supersport

g.kosovari

Next Post
‘Gëzuar znj. Lili dhe Doktor…’/ Berishës i del gënjeshtra, përdor profile ‘fake’ për të komentuar në statuset e tij

'Gëzuar znj. Lili dhe Doktor...'/ Berishës i del gënjeshtra, përdor profile 'fake' për të komentuar në statuset e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
Arrestohet policja e Korçës, drejtonte makinën e dehur dhe u përplas me shtyllën

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

April 7, 2026
Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In