• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të pathënat e diskutimeve mbi detin, media greke: Do t’i bëjmë Ramës një ofertë që s’do ta refuzojë dot

by A R
21/09/2020 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media e njohur greke “Kathimerini” i ka kushtuar një shkrim qendrimeve të kryeministrit Rama në lidhje me qendrimet e tij mbi përplasjen Turqi-Greqi.

Në shkrimin që mban firmën e gazetarit Stavros Tzimas përmendet fakti se Rama ishte në rezidencën e Erdoganit në Turqi para se të udhëtonte për në Athinë ku të flitej për çështjen e detit duke shtuar se “misteri i takimit me Erdoganin në Marmaris do të zgjidhet nga qendrimi që do ta mbajë Shqipëria në negociatat për detin me Greqinë”.

Media greke shtron pyetjen se a do të mundet Rama që të bëjë një marrëveshje deti me Greqinë në prag të zgjedhjeve elektorale dhe përballë opozitës dhe Presidentit që e akuzojnë për “shitjen e detit”?

Duket se ata e kanë marrë parasysh këtë fakt, për aq kohë sa një diplomat grek i ka thënë “Kathimerinit” se: Ne do t’i bëjmë atij një ofertë që nuk mundet që ta refuzojë!

Lexoni të plotë shkrimin e “Kathimerini” të sjellë në shqip nga abcnews.al: 

Të Premten, mëngjesin e 11 Shtatorit, Edi Rama inspektoi ndërtimin e disa shtëpive në Tiranë, që u shkatërruan pas tërmetit të 26 nëntorit dhe në mesditë ai u pa duke hipur në një avion privat në drejtim të panjohur, raporton kathimerini.

Në orën 5 të pasdites, një kanal televiziv njoftoi se Rama ishte larguar me urgjencë për t’u takuar me Erdogan. Pas lajmit se ai ishte larguar për t’u takuar me Erdogan në një vizitë jo zyrtare, qendra e vëmendjes në Shqipëri ishte pikërisht ky takim i papritur.

Sidoqoftë, mediat greke dhanë lajmin se Rama do të vizitonte Athinën të Martën, në 16 Shtator për të folur në konferencën e Economist dhe gjithashtu do të takohej me Kyriakos Mitsotakis, për të folur rreth situatës politike dhe diplomatike, i cili ishte qëllimi i vërtetë i vizitës së tij, transmeton abcnews.al

“Kufiri i Erdogan”

Shumica kanë menduar se vizita do të ishte “kufiri” që supozohej të vendosej nga “vëllai i madh” Erdogan, në funksion të diskutimeve me udhëheqësit grek për shënjimin e zonave detare. Disa menduan se Erdogan do të dërgonte Ramën si ndërmjetës për t’i dhënë një mesazh Mitsotakis kur të takohej në Athinë, transmeton abcnews.al

Rama gjatë konferencës tha se ishte krenar për miqësinë e tij me Erdogan dhe në emër të presidentit turk tha se ai i donte grekët.

Vizita, sigurisht që nuk e bën  udhëheqësin shqiptar “të dyshimtë” nga pala greke. Anulimi i marrëveshjes për caktimin e kufijve të EEZ midis dy vendeve në 2009, mbart  gjurmë nga ana e Turqisë  dhe tani  kjo është  çështja e para që do të diskutohet në agjendën greko-shqiptare. Tonet e ashpra të Erdogan kundrejt Ramës në rezidencën e tij, disa orë para se të udhëtonte në Athinë, kanë ngritur dyshime nëse ishin vërtet “këshilla” nga ana e presidentit turk, transmeton abcnews.al

Dora Bakojanis ia përplasi në fytyrë Ramës, duke i thënë gjatë konferencës “ne e dimë se Turqia ishte kundër marrëveshjes” dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, kur u pyet nëse Turqia ndikoi në vendimin e anulimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2009, tha: Absolutisht. Nuk  ka dyshime. Njëqind per qind”.

Admirali turk tashmë në pension Xhihad Yaiçi, një mbështetës i doktrinës “Blue Homeland”, gjatë një intervistë për një gazetë lokale qershorin e kaluar tha se Ankaraja kishte ndërhyrë për të anuluar marrëveshjen, “duke paralajmëruar” se Greqia po mashtron”.

Edi Rama, gjatë konferencës e mohoi faktin se Turqia kishte ndërhyrë në anulimin e marrëveshjes së vitit 2009, duke pretenduar se ai ka bërë thirrje për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për shkak të presionit nga “super-patriotët” në vendin e tij, të cilët e akuzonin se “deti po u shitet grekëve”, transmeton abcnews.al

“Misteret e Marmarasë” mund të zgjidhen me fillimin e dialogut  Athinë- Tiranë për zonat detare, gjithashtu do të verifikohet nëse palës shqiptare i është vendosur një kufi nga Erdogan, kryesisht në çështjet e ishujve ( Othonoi, Erikousa) dhe ishujt shkëmbor pranë Korfuzit, të cilat janë pika kyçe e diskutimeve.

A mund të fillojnë menjëherë bisedimet për EEZ? Rama tha se “herët ose vonë do të arrijmë një pikëpamje të përbashkët mbi zonat detare” dhe sugjeroi që çështjet të zgjidhen ose me ndihmën e vendeve të treta ose në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Sidoqoftë, Shqipëria ka hyrë në fazën e zgjedhjeve që pritet të jenë me  25 Prill dhe klima politike është tashmë shpërthyese, sidomos pas njoftimit të Athinës për të zgjatur me 12 milje ujërat territoriale, transmeton abcnews.al

A do të guxojë Rama të diskutojë një çështje kaq të nxehtë në prag të zgjedhjeve kur e gjithë opozita dhe Presidenti Meta e akuzojnë atë se po përgatitet të “shesë detin”, domethënë të tradhtojë vendin?

Sipas një burimi nga një diplomatik i lartë grek, të cilit “K” i bëri pyetjen se:  “propozimi ynë do të jetë i tillë aq sa do të jetë shumë e vështirë ta refuzosh atë” dhe tha se pavarësisht se Shqipëria ndodhet në një situatë të zjarrtë elektorale diskutimet mund të fillojnë, transmeton abcnews.al

Pikënisja

Ai refuzoi të fliste, nëse ata do t’i referoheshin marrëveshjes së vitit 2009, në bisedimet e bëra  gjatë mandatit të Ministrit të Jashtëm Tsipras, dhe  mandatit të Ministrit Kotzia dhe Busati, ose për të filluar një tabula rasa.

Kryeministri Rama tha nga podiumi i Economist se “ne kemi një bashkëpunim strategjik me Greqinë dhe Turqinë” dhe se ai nuk mendon se Shqipëria “është midis një çekiçi dhe një hekuri”.

Pjesërisht, ai nuk po gabon në atë çfarë ka deklaruar, pasi Greqia dhe Turqia nuk po “luftojnë” në korridoret e Korfuzit, megjithëse përcaktimi i zonave detare të Greqisë dhe Shqipërisë mund të ndikojë gjithashtu në Kastellorizo ​​për sa i përket ndikimit të ishujve Liliputian atje, transmeton abcnews.al

Por sidoqoftë, i takon të vendosë nëse do të veprojë në kontekstin e solidaritetit të përbashkët europian ose të veprojë në bazë të interesave të një vendi të tretë, jo-europian që kërcënon një shtet anëtar.

Me fjalë të tjera, ai nuk mund të kërkojë, të bashkohet me BE-në. dhe në të njëjtën kohë të jetë në përputhje me politikat e Turqisë ,që Europa e Bashkuar aktualisht po kundërshton në Egje dhe në Mesdheun Lindor, transmeton abcnews.al

Populli shqiptar parashikon se e ardhmja e tij do të jetë  Europa e Bashkuar, dhe jo një model i llojit të Erdogan, dhe as një  “Blue Homeland” neo-Osman, të cilin, siç deklaroi ai gjatë  një vizite në Tiranë, kufijtë do të arrijnë deri në brigjet e Adriatikut, përfshirë Shqipërinë!

Mbi të gjitha, është vetë Rma ai që ka marrë përsipër barrën e udhëheqjes së vendit të tij për në BE dhe në fakt pret të caktohet një datë për fillimin e negociatave me miratimin dhe  ndihmën e Greqisë.

Prandaj, ai nuk mund të shkelë në dy “anije” që projektojnë deklarata pompoze të tilla si “ne jemi në bashkëpunim strategjik me Greqinë dhe Turqinë”. Në një moment, ai do të përballet me dilemën “e Europës së Bashkuar të Erdoganit ose me Turqinë?” dhe do të duhet të vendosë se anën e kujt do duhet të mbajë.

Është e kuptueshme që Athina, e cila ka në duar letrën e fortë europiane,  duhet të marrë parasysh dhe të respektojë interesat e saj kombëtarë.

Next Post
Ministri i Jashtëm grek: Negociatat me Shqipërinë të caktohen në mars

"Është e drejta jonë të zgjerohemi në det", ministri i Jashtëm grek: Jemi të hapur për ndërhyrje të tretë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com