• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Është e drejta jonë të zgjerohemi në det”, ministri i Jashtëm grek: Jemi të hapur për ndërhyrje të tretë!

by A R
21/09/2020 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, shprehet se Greqia po ndërmerr të gjitha masat për të realizuar shtrirjen e saj me 12 milje jo vetëm në detin Jon.

Pas debatit të madh që krijoi deklarata e Kryeministrit Mitsotakis, ministri i Jashtëm është ndalur në marrëveshjen e detit me Shqipërinë, duke saktësuar se Ministria e Jashtme që ai drejton është ndërkohë duke shqyrtuar veprimet e duhura për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje në detin Jon.

“Në objektivat e qeverisë greke është të përcaktojmë gradualisht, në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare, të gjitha zonat detare të vendit, kur shfaqet e nevojshme në dakordësi të plotë me fqinjët, kur nevojitet.

Pas dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, ka ardhur momenti i duhur që Greqia të ndërmarrë hapa të mëtejshëm”, ka thënë ai, duke shtuar se “Organet kompetente të Ministrisë së Punëve të Jashtme po shqyrtojnë veprimet e duhura për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje, fillimisht në detin Jon, si dhe në vijim do kryhen përgatitjet për zgjerimin në zonat e tjera”.

Sipas tij, Greqia do të ushtrojë një të drejtë ekskluzive e të njohur për të gjitha vendet nga e Drejta Ndërkombëtare për Detin dhe që nuk i nënshtrohet asnjë kufizimi ose miratimi nga palë të treta. Dje ai ka pasur edhe një bisede me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, për sa i takon situatës jo të lehtë me Turqinë.

“Greqia është e hapur për ndërhyrje të tretë, siç është trajtimi i ZEE me Turqinë në Gjykatën e Lartë kompetente të Hagës, por për të arritur aty duhet ta miratojë edhe Turqia”, ka thënë ai. Sipas tij, qëndrimi i deritanishëm i palës turke tregon se është kundër ndërhyrjeve të treta për zgjidhjen e konfliktit.

/a.r

Next Post
Lirimi i Endrit Dokles/ Gjonaj kërkon “kokën” e gjyqtares Hoxha: Kërkova hetim penal, këmbanë alarmi për gjendjen e drejtësisë

Kodi Zgjedhor, Gjonaj kërkesë Kuvendit: Të ndryshohet neni 149...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

October 21, 2026
Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

October 21, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Rektorati, pedagogët dhe hija e politikës kur universiteti bëhet skenë opozitare

October 21, 2026
Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve

Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve

October 21, 2026
E bija e aktores Angelina Jolie tërheq vëmendjen në rrugët e Los Angeles, ngjashmëria me të ëmën bie në sy

E bija e aktores Angelina Jolie tërheq vëmendjen në rrugët e Los Angeles, ngjashmëria me të ëmën bie në sy

October 21, 2026
U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

October 21, 2026
Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

October 21, 2026
Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

October 21, 2026
VIDEO/ Berisha i bashkohet Interancionales Marksiste dhe bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e “Antifa”-s më 24 tetor!

VIDEO/ Berisha i bashkohet Interancionales Marksiste dhe bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e “Antifa”-s më 24 tetor!

October 21, 2026
Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In