Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për 22 protestues të arrestuar gjatë trazirave të ditëve të fundit në kryeqytet, duke urdhëruar lirimin e tyre të menjëhershëm nga ambejntet e paraburgimit.
Për shkak të numrit të madh të të arrestuarve, seanca maratonë për vlerësimin e masave të sigurisë u zhvillua e ndarë mes tre gjyqtarëve, ku përballë togave të zeza dolën gjithsej 59 të rinj të pranishëm në përplasjet me policinë.
Shqyrtimi gjyqësor po vijon me intesitet për personat e tjerë të arrestuar dhe të shoqëruar gjatë ditëve të fundit, ndërsa vetëm gjatë ditës së martë organet e rendit shoqëruan edhe 17 persona të tjerë në kuadër të veprimeve hetimore për incidentet e regjistruara gjatë demonstratave që tashmë kanë hyrë në ditën e tyre të nëntë.











