• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të paktën kurseni predikimet moraliste për median në këtë gusht!

by Alba Malltezi
12/08/2024 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Është vapë, është gusht dhe si në mirazhet që shfaqen në shkretëtirë, ojf-istë, analistë e politikanë po shpërndajnë nga një e dy në ditë predikime për median. Duke qenë se ka shumë media informale në Shqipëri; media që mbajnë në skllavëri gazetarë me punë në të zezë, media që piratojnë çdo lloj produkti filmik dhe lajme të atyre pak gazetarëve që dalin në terren, paguajnë taksat dhe lodhen përditë; media që financohen nga krimi dhe para infomale, pra media e lejuar të lindë, shumohet, vegjetojë nën buzeqeshjen, miklimin, financimin, mbështetjen e të njëjtëve politikanë, analistë e ojf-istë, të paktën të na kursejnë predikimin se çfarë lajmi duhet dhënë apo jo.

Nuk është e qartë se cilës media i drejtohen në të vërtetë? Asaj informales, që vetë ata furnizojnë me “analiza” intervista, debate, sherre, apo para nën dorë dhe e legjitomojnë, apo për median profesioniste dhe progresiste që duke respektuar ligjet e shtetit shqiptar është e vetmja që përpiqet të pasqyrojë në 360 gradë realitetin e vendit tonë, me të mirën dhe të keqen që ndodh.

Me fjali që do të bënin të “qajë” çdo njeri fals, apelojnë se media duhet të japë shembuj pozitivë dhe bëjnë të mendojnë se ato foto të Shqipërisë së bukur që publikojnë dhe njerëzit e mirë të saj, kanë nisur të ekzistojnë vetëm me ta. Pra, kjo kategori, – politikani, analistit, ojf-istit, – vetëshpiket dhe kryeredaktor i një redaksia imagjinare që e kanë në kokë vetëm ata. A ka ego më të stërmadhe dhe vëtëpëlqim, se ky?

Harrojnë ose me vetëdije e shuajnë kontributin e përditshëm, e përvitshëm të medias profesionale në Shqipëri, të vendosjes në fokus të njerëzve më të mirë që banojnë mes nesh dhe jashtë kufijve, të talenteve, të kontributeve, të sakrificave, të urtësisë sjellë për lexues e teleshikues përmes qindra programeve, reportazheve, shkrimeve, intervistave nga gazetarët më të mirë.

Atëherë problemin e kanë me “lajmet e këqija”; po, në të vërtetë gazetarët e kanë për detyrë të tregojnë dhe të keqen që na prek, ta shtrydhin e ta nxjerrin në dritë si ato plagët që kanë nevojë për diellin, që të thahen e të mos përsëriten më.

Gazetarët nuk janë “influencer” që duhet të bëhen të mirë me të gjithë; të bëhen të bukur, simpatikë, të bëhen interesantë që të marrin mijëra like.

Gzetarët janë të vetmuar, antipatikë, të bezdishëm, të vetëdijshëm dhe të aftë të dallojnë të bukurën e të mirën aty ku është, por edhe të keqen, hilen e përbuzjen që iu bëhet atyre dhe njerëzve të thjeshtë.

I vetmi moral që duhet të ketë në mendje një politikan apo kush bën përmes “këshillave të pakërkuara” si i tillë, është që të krijojë kushte të barabarta legaliteti për çdo qytetar të vendit të tij, t’i mbrojë ata nga kush shkel ligjin dhe garon i privilegjuar në të njëjtën fushë, përfshi këtu edhe gazetarë, për të tjerat, në momentin që japin mendje se ç’të shkruajnë apo jo, do të thotë se nuk kanë bërë një punë për të cilën janë zgjedhur dhe për të cilën paguhen që ta bëjnë.

Next Post
Pjesët e ushqimeve të cilat vërtet nuk duhet t’i hidhni

Pjesët e ushqimeve të cilat vërtet nuk duhet t'i hidhni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e 3-të!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e 3-të!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

March 20, 2026
Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

March 20, 2026
Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

March 20, 2026
“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

March 20, 2026
Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

March 20, 2026
Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In