• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

by A R
20/03/2026 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A e blen paraja lumturinë?!

Ky është një debat i madh kudo në botë. Indeksi i fundit i lumturisë tregon se, megjithëse vendet më të pasura priren të renditen më lart, lidhja mes të ardhurave dhe mirëqenies nuk është lineare.

Faktorë si besimi te institucionet, mbështetja sociale dhe cilësia e jetës luajnë një rol po aq të rëndësishëm sa të ardhurat, duke dëshmuar se mirëqenia nuk matet vetëm me nivelin e pasurisë.

Nëse e kthejmë debatin në trevat shqiptare, duket se paraja nuk blen lumturinë. Kosova është renditur në vend të 16 në indeksin e fundit të lumturisë Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara për 147 shtete, duke qenë e para në Europën Juglindore dhe me përmirësim të ndjeshëm nga vendi i 29 që ishte vitin e kaluar.

Kosova është shteti më i varfër i Europës, me të ardhura për frymë që në vitin 2025 ishin 8033 USD për frymë, sipas të dhënave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në indeksin e lumturisë, pas Kosovës vijon Serbia, që renditet në vendin e 30, Bosnjë-Hercegovina në vendin e 47, Mali i Zi në vendin e 60, Maqedonia e Veriut, në vendin e 82.

Në kontrast, Shqipëria u rendit në raportin e 2026-s, e fundit në rajon, e 86-a në botë dhe e parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë. Rritja e të ardhurave nuk na ka bërë më të lumtur.

Shqipëria ka bërë vitet e fundit përparim në rritjen e të ardhurave për frymë, duke iu larguar vendit të fundit. Në 2025-n, të ardhurat për frymë sipas FMN-së, ishin rreth 11 mijë dollarë, duke ka kaluar Maqedonisë së Veriut (10,377 USD) dhe Bosnjë-Hercegovinës (9467), kur disa vite më parë renditej pas tyre.

Por si shpjegohen këto diferenca në indeksin që mat kënaqësinë e njerëzve ndaj jetës së tyre, duke përfshirë sa të lumtur, të sigurt dhe të kënaqur ndihen ata në raport me kushtet në të cilat jetojnë?!

Ndonëse janë më të varfrit në rajon dhe Europë, e matur sipas prodhimit të brendshëm për frymë, shtetasit e Kosovës rezultojnë më të lumturit në rajon dhe ndër më të lumturit në Europë, pasi në cilësinë e tyre të jetesës ndikojnë liria për të marrë vendime, bujaria dhe percpetimi i korrupsionit më të ulët se në shtetet e tjera të rajonit.

Shqipëria u rendit ndër 30 vendet më të korruptuara në botë, (e 27-a), ndërsa dhe Bosnja dhe Maqedonia e veriut e kanë këtë tregues shumë të lartë, duke u hyre në pesëshen e më të korruptuarve në botë. Kosova është e 43 më e korruptuara në botë.

Serbia është e 58-a në botë për perceptimin e korrupsionit. Ndërsa më i ulët perceptimi për korrupsionit është në mal të Zi, që renditet e 87-a më e korruptuara në botë.

Perceptimi i korrupsionit matet përmes dy pyetjeve kryesore të Anketës Botërore të Gallup-it:

– A është korrupsioni i përhapur në qeverinë e vendit tuaj?

– A është korrupsioni i përhapur në bizneset e vendit tuaj?

Treguesi ku historikisht Kosova merr pikët më të larta është bujaria, duke u renditur e 17-a në botë. Pyetja që u drejtohet të anketuarve është:

A keni dhuruar para për bamirësi muajin e kaluar?

Malazezët janë më pak bujarët në rajon (83) të ndjekur nga shqiptarët (59). Pas tyre renditet Maqedonia e Veriut (42) Serbia (38), Bosnjë Hercegovina (32).

Shqiptarët nuk kanë mbështetjen e njëri-tjetrit

Treguesi i dytë që ndikon negativisht në kënaqësinë e të jetuarit për shqiptarët është mungesa e perceptuar e mbështetjes nga miqtë. Në indeksin e mbështetjes sociale, Shqipëria renditet në vendin e 108 në botë dhe e fundit jo vetëm në rajon, por edhe në Europë.

Treguesi i mbështetjes sociale matet përmes pyetjes:

Nëse do t’ju ndodhte diçka e keqe, a keni ndonjë person tek i cili mund të mbështeteni?

Përqindja e të anketuarve që përgjigjen pozitivisht përdoret si tregues i mbështetjes sociale në atë vend.

Edhe në Kosovë mbështetja nga miqtë është me ulët se në vendet e tjera të rajonit, duke u renditur në vendin e 72. Kryesimin e mban Serbia (23), e ndjekur nga Mali i Zi (36), Maqedonia e Veriut (46), Bosnjë Hercegovina (50),

Shtetasit e Kosovës kanë lirinë më të madhe për të zgjedhur në rajon

Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët mendojnë që nuk kanë liri për të marrë vendime jetësore, duke u renditur në vendin e 121 në botë. Edhe në Bosnje-Hercegovinë nuk ndihen të lirë (84), po ashtu në Serbi (73) dhe Mal të Zi (62).

Pyetja që u bëhet të anketuarve është:

A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë tuaj për të zgjedhur atë që bëni me jetën tuaj?

Shtetasit e Kosovës e Shqipërisë perceptojnë që ata kanë lirinë më madhe për të zgjedhur në rajon.

Kryesimin e ka Kosova, që renditet e 24-a në botë, ndërsa Shqipëria është në vendin e 37.

Të rinjtë e rajonit janë shumë më optimistë se një dekadë më parë. Të rinjtë e Serbisë, nën 25 vjeç, renditen të parët në botë për nivelin e lartë të lumturisë dhe kanë pasur ndryshimin më të madh pozitiv në krahasim në 2023-2025, në krahasim me 2006-2010.

Të rinjtë e Kosovës renditen në vend të 8-ë në botë, të Bosnje-Hercegovinës të 20-ët, Malit të Zi në vend të 28, të Shqipërisë në vend të 49.

Më pesimistë të rinjtë në rajon janë në Maqedoninë e Veriut (61)./Marrë nga Monitor

Next Post
Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In