• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të pacipë me Qazim Mulletin, dashakeqë me artin dhe injorantë gjer në fund

by Ardit Rada
28/08/2023 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Ardhja e eshtrave të Qazim Mulletit në një ceremoni krejt familjare dështoi të ndizte një debat publik për ata pak shqiptarë kuislingë të Luftës së Dytë. Them dështoi, sepse zërat që e kanë pasion të bëjnë avokatin e djallit u kujtuan veç kur e morën vesh nga televizori zhvarrosjen e ish-prefektit që prehej në Romë qysh prej 1956. Si në çdo rast, një pjesë rendën të tregojnë kujtimet e gjyshit me Mulletin, një pjesë tjetër historinë e trishtë të gruas dhe djalit të tij në kampet e internimit dhe në fund vjen pjesa që s’ka asgjë për të shtuar por të sulmojë artin.

Një ndër to, Lulzim Basha. Personazhi që në librin që shkroi në prag të zgjedhjeve rrëfente sesi kishte sharë Enver Hoxhën në mes të klasës që kur ishte 16 vjeç dhe më pas Sigurimi e ndiqte me makinë, mirëpo këtë ngaqë ishte i shkathët s’e kapnin dot.

Këtë rrëfim të Bashës tek libri “Misioni im” e përmenda përciptazi për të ilustruar sesa gabim është luftuar komunizmi tek ne. Një gënjeshtre kanë tentuar t’i përgjigjen me një gënjeshtër më të madhe. Të gjithë dembelë për të hapur arkivën apo për të ekspozuar dëshmitarët që kanë qenë aty për një kohë të gjatë. Për t’iu përgjigjur shkencës së Institutit të Studimeve M-L. me shkencën që ka në dispozicion çdo burim sot. Dhe kjo rrënjët sigurisht s’i ka tek Basha. Por sërish në ditët e sotme, grupi i deputetëve që mbështet atë kanë propozuar që të ndalohen me ligj filmat e prodhuar nga ish-kinostudio ‘Shqipëria e re’, si pjesë e propagandës që deformon historinë.

Në homazhet e tij sot për Qazim Mulletin, Lulzim Basha u kap pas komedisë ‘Prefekti’ pikërisht duke cituar këtë nismë. Më herët deputetët e tij kërkonin që aktorët në grup të kërkonin edhe falje. Edhe pse nga injoranca nuk e dinë se prej aktorëve veç Robert Ndrenika rron.

Estrada që paguhej prej Sali Berishës në vitet `90 e nxirrte Enver Hoxhën sikur merrte WC me vete në pyll dhe sikur vriste pa dashje rojet e Gardës që e ruanin. Emisioni ‘Portokalli’ si fabrika më e madhe e humorit sot ka imituar vëllezërit Frashëri si drogaxhinj me cigare hashashi në dorë, Skënderbeun me brekë, Ismail Qemalin e Isa Boletinin si injorantë. A janë të vërteta këto? Sigurisht që jo, por fshihen pas justifikimit të diskutueshëm se bëhet fjalë për art dhe se humori pranon gjithçka.

E përse nuk qënka art ‘Prefekti’ i Besim Lëvonjës ku shkëlqen plejada e Estradës së Tiranës dhe Teatrit Popullor? A është arti monopol vetëm i aktorëve të ‘demokracisë’? Kaq idiotë i dinë shqiptarët këta, saqë mendojnë se s’e bëjmë dot dallimin mes dokumentarëve dhe komedive? Gjersa të gjeni përgjigjen e kësaj, shihni ku të kapni ndonje kockë tjetër në emër të antikomunizmit, këtij “rreziku” të shekullit 21.

Next Post
Prodhimet detare/ Rama: Vlerë e shtuar e ekonomisë blu, 30 mijë ton prodhime në vit

Prodhimet detare/ Rama: Vlerë e shtuar e ekonomisë blu, 30 mijë ton prodhime në vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In