• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të ndryshohet ligji”, Resuli për luleshtrydhet me pesticide: Situatë alarmante, produkti shitet pa dalë rezultatet e analizave!

by S T
05/04/2025 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli i ftuar në Report Tv flet për luleshtrydhet me pesticide që u shitën në tregun shqiptar, të importuara nga Greqia. Resuli ngre alarmin për sigurinë ushqimore duke thënë se produkte të tilla po rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve. Në një intervistë për Report Tv, Resuli thotë se situata po bëhet alarmante, pasi në momentin kur konstatohet produkti me pesticide, ai është shpërndarë në tre dhe blerë nga konsumatorët.

“Referuar 2024 dhe rasteve të fundit, dhjetor rasti i mandarinës, salomonela me filetot e pulës, tregojnë një paaftësi të Ministrisë së Bujqësisë që është autoriteti përgjegjës që me drejtoritë e saj duhet të ndërhyjë për të bllokuar dhe garantuar sigurinë ushqimore në vend. Nuk e di pse ka një lloj humbje të vëmendjes apo lëshim të situatës, për arsye që kanë rrezikuar rëndë edhe shëndetin e konsumatorit. Janë produktet që vijnë nga jashtë si fileto e pulës, apo luleshtrydhet. Ajo që e bën më alarmante situatën është se autoritet përgjegjëse gjatë momentit të daljes së analizave apo konstatimit të problemeve, rezulton se ngarkesat me produkte janë konsumuar nga konsumatorë”, tha Resuli.

Me 4 prill AKU njoftoi se një ngarkesë prej 52 kg luleshtrydhe e kontaminuar me pesticide e ardhur nga Greqia u shpërnda në tregun vendas. Po në njoftim thuhej se nga 17 shkurti u bllokuan hyrjet e luleshtrydheve nga Greqia por në fakt vetëm në muajin Mars deri më 1 prill u konstatuan nga sistemi evropian RASFF tre ngarkesa luleshtrydhe me pesticide që kishin hyrë në Shqipëri po nga Greqia. Këtu ngrihet një pikëpyetje se si u lejuan importuesit t’a fusnin luleshtrydhen e kontaminuar në treg?

Resuli shpjegon se kjo situatë ndodh për shkak të një urdhri të ndryshuar më 20 janar 2020, kohë kur ministria e Bujqësisë drejtohej nga Bledi Çuçi. Në bazë të këtij urdhri, tashmë nuk është më kusht që ngarkesat e produkteve që vijnë nga vende të tjera të ndalohen në pikat doganore deri në momentin e daljes së analizave kur merren monstra. Por, edhe pse merren monstra, Resuli thotë se kjo nuk e ndalon subjektin që ta shpërndajë në treg produktin dhe kështu rrezikohet edhe shëndeti i konsumatorëve pasi produkti hidhet në treg ende pa dalë rezultatet e analizave.

“S’po flasim për një shpërthim momenti, por sistemi në mënyrë graduale është çmontuar në mënyrë të tillë, në të cilën ne sot jemi të ekspozuar ndaj shumë agjentëve sa i përket rëndësisë së shëndeti të konsumatorit. Pasi ne i kemi konsumuar ato, ne na del analiza. Është një urdhër i datës 20 janar 2020, që në fakt ka ndryshuar politikat që ka pasur ministria e Bujqësisë sa i përket mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit. Në kohën e ish ministrit Çuçi, është ndryshuar urdhri i cili e kishte kusht për të gjitha hyrjet në pikat doganore monstrohej produkti dhe nuk hidhej në treg deri në momentin e daljes së analizës, pasi dilte e përshtatshme, ky produkt hidhej në treg. Ky urdhër u ndërrua në vitin 2020, i cili e ka ekspozuar sot konsumatorin ndaj ngarkesave të ndryshme që vijnë nga jashtë. Sot i marrim analizat pasi kemi konsumuar produktin. Ai urdhër nuk e ndalon subjektin që është marrë monstër mos të hedhë në zinxhirin ushqimor produktin që ka importuar. Rasti i luleshtrydhes tregoi qartë se pas daljes së analizave nga ISUF, kishte rezultuar pasi inspektorët kishin shkuar në subjekt, kishte rezultuar që këto produkte ishin konsumuar”, thekson Resuli.

Viti 2025 ka nisur me një sërë rastesh që kanë ngritur alarmin për sigurinë ushqimore që nga rasti me mandarinat shqiptare me pesticide të rrezikshme që u kthyen në Shqipëri por ndryshe nga sa u tha se u asgjësuan në fakt kishin dalë në treg.

Më pas ishte rasti i peshkut të identifikuar me parazit, që pasoi me ngarkesën e madhe të mishit me Salmonel që erdhi nga Brazili, dhe u shit në tregun vendas një pjesë. Ndërsa përgjatë muajit shkurt, mars dhe ditët e para të prillit ngarkesat me luleshtrydhe me pesticide janë kthyer në rrezik për konsumatorët pasi janë me pesticide.

Next Post
U kap me mbi 60 kg drogë, gjykata italiane jep vendimin për shqiptarin (Emri)

U kap me mbi 60 kg drogë, gjykata italiane jep vendimin për shqiptarin (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, 10 here më vdekjeprurës sesa gripi sezonal

Protesta dhe qeveria me telekomandë

October 25, 2026
VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

October 25, 2026
Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
Tragjike/ Ishte duke peshkuar mbytet 17-vjeçari në lumin Mat, kërkohet ndihma e palombarëve për nxjerrjen e trupit të viktimës

Nëna humb jetën duke shpëtuar dy djemtë nga mbytja

October 25, 2026
‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In