• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të mos e ngatërrojmë “hallin” e PD me hallin e demokracisë

by Mero Baze
15/06/2020 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Këshilli politik po shkon drejt kthimit në projektligj të pikave të Marrëveshjes Politike për Reformën Zgjedhore, nën presionin e kërkesave për ndryshime kushtetuese nga opozita parlamentare, e cila kërkon ndryshim të sistemit. Të dyja betejat zhvillohen sikur nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.

Gjiknuri dhe Bylykbashi vazhdojnë shkruajnë nene të një ligji që nuk ndryshon asgjë, Murrizi vazhdon të shtojë e pakësoj firma për ndryshime kushtetuese, sipas presionit politik mbi deputetët e opozitës parlamentare.

Në këto kushte kanë shpërthyer dhe teori konspiracioni se socialistët mbështesin listat e hapura, në shpërblim të heqjes së koalicioneve paraprake pasi kështu kanë leverdi.

Së pari që socialistët nuk e duan koalicionin parazgjedhor, nuk është mëkat dhe as sekret, por është e drejt e tyre. E drejta që cdo parti të kandidoj më vete, ose në koalicione, por me një listë unike emrash, si në cdo vend të botës, nuk është as konspiracion, as shkelje e të drejtës votës.

Shkelje është kjo mënyrë që ka imponuar Berisha, pasi nuk fiton dot kurrë i vetëm. Të kërkosh të garosh vetëm ose në koalicion, por me një listë të përbashkët është thjesht më e ndershme se sa kjo mënyrë që garohet. Dhe në këtë pikë nëse flasim për padrejtësi, padrejtësia është tek ligji aktual që nuk ndryshon, dhe jo tek përpjekja për ta ndryshuar atë.

Së dyti fakti që sipas këtyre teorive, Edi Rama kërkon ta shkëmbej këtë me listat e hapura, duket tashmë sikur janë gabim dhe listat e hapura. Idhtarët e listave të hapura, ata që dolën qytet më qytet për të mbledhur firma, apo për të ndryshuar sistemin, po heshtin të gjithë të frikësuar se u duket gabim i rënd ai që kanë kërkuar. Ata tahsmë duhet ta ndajnë mendjen, nëse kanë hallin e demokracive brenda partive, apo hallin e Partisë Demokratike.

Nëse kanë hallin e demokracisë listat e hapura e korigjojnë atë, edhe pse me kosto të lart. Nëse kanë hall se humbet PD, mirë është të mos bëjën moral për demokracinë dhe mos ta ngatërrojnë atë me Partinë Demokratike, pasi këto dy gjëra nuk bëhen kurrë bashkë.

Së treti kundërshtimi i korrektimit propocional kombëtar të ligjit, është një marrëzi, pasi nëse ka një sistem të drejt që shpëton votat e partive të vogla që nuk marrin dot deputetë në qarqe, është pikërisht korrektimi kombëtar propocional.

Ky nuk ndihmon as PD, as PS , por partitë e vogla. Në vitin 1992 ai prag ishte 4 për qind. Propozimi për 5 për qind mund të diskutohet por jo të anatemohet.

Dhe së fundmi, sic e theksuam kjo betejë po bëhet për gjithçka ose për asgjë. Mund të ndodh që ky opsioni i opozitës parlamentare të mos shqyrtohet fare, nëse Murrizi nuk e mban dot digën pa u carë, përball presionit të Berishës e Metës për ti blerë deputetët.

Dhe atëhere do ngelet vetëm shija e hidhur e këtij debati, që tregoi se sa fallco ka qenë gjithë debati për ndryshimin e sistemit dhe sa pak aktorë e kishin atë realisht. Edi Ramës do ti mjaftonte dhe kaq ta quante fitore. Tema

Next Post
Paqë e qetim qiellor  për Njeriun e përplotë Moikom

Paqë e qetim qiellor për Njeriun e përplotë Moikom

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Befasi me zgjedhjet në Izrael, Netanyahu mund të ruajë pushtetin me aleanca të reja! Opozita reagon: Populli votoi ndryshimin!

Befasi me zgjedhjet në Izrael, Netanyahu mund të ruajë pushtetin me aleanca të reja! Opozita reagon: Populli votoi ndryshimin!

October 28, 2026
Autostrada Janinë-Kakavijë përfundon në 2029, udhëtimi drejt kufirit shqiptar do të shkurtohet në 40 minuta!

Autostrada Janinë-Kakavijë përfundon në 2029, udhëtimi drejt kufirit shqiptar do të shkurtohet në 40 minuta!

October 28, 2026
Rëndohet bilanci i tragjedisë hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave pranë Toledos!

Rëndohet bilanci i tragjedisë hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave pranë Toledos!

October 28, 2026
Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

“I informova për shkeljet”- Ish-presidenti Meta nga paraburgimi: U takova me dy deputetë të PS, ja çfarë u kërkova!

October 28, 2026
Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!

Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!

October 28, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

October 28, 2026
Franca përgatitet për një valë tjetër protestash të shtunën

“Dhjetë mijë euro gjobë për dhunuesit”- Senati francez miraton paketën ligjore kundër dhunës në protesta

October 28, 2026
Integrimi në BE prek kriptomonedhat, zbardhen gjobat deri në 1 milion lekë dhe bllokimi i transaksioneve për përdoruesit

Rregulla të reja për Kriptovalutat në Shqipëri, projektligji synon transparencë dhe mbrojtje për investitorët!

October 28, 2026
“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

Do jetë 10,2 miliardë euro! Ja si ndahet “torta” e buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë, Shëndetësia ‘pjesën e luanit’

October 28, 2026
Eurovision konfirmon kandidatët për vitin 2027, 2 vende të BE-së ende në dilemë për pjesëmarrjen

Eurovision konfirmon kandidatët për vitin 2027, 2 vende të BE-së ende në dilemë për pjesëmarrjen

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In