• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Të lihen mënjanë politikat partiake”/ SHBA i tërheq përsëri “veshin” Albin Kurtit: Qytetarët meritojnë llogaridhënie, po dëmton institucionet publike

by Java News
09/07/2021 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada amerikane në Prishtinë kritikoi të premten vendimin e parlamentit të Kosovës për shkarkimin e bordit drejtues të Radio Televizionit të Kosovës.

Ambasada tha se shkarkimi u bë me “arsyetime të mangëta”.

Të ënjtën, Parlamenti i Kosovës shkarkoi anëtarët e bordit drejtues të Radio Televizionit të Kosovës me propozim të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, të cilët vendimin e kanë arsyetuar me siç thanë “tendencën për shpenzime të mëdha dhe rritje të pakontrolluar të numrit të punonjësve në transmetuesin publik, i cili financohet nga parlamenti i Kosovës”.

Ambasada amerikane pa e përmendur RTK-në, shkroi në rrjetet sociale se “ndonëse qytetarët e Kosovës meritojnë llogaridhënie, shkarkimet duhet të mbështeten në prova transparente ashtu sikundër edhe emërimet duhet të mbështeten në merita.

Shkarkimet e njëanshme e të nxituara, dëmtojnë institucionet publike dhe nuk trajtojnë problemet strukturore”, thuhet në reagimin e ambasadës në të cilin nënvizohet se “reformat efektive afatgjata kërkojnë një qasje të matur dhe metodike duke vënë interesat e Kosovës në radhë të parë dhe politikat partiake mënjanë”.

Kundër shkarkimit të bordit drejtues ishin partitë opozitare në parlamentin e Kosovës.

Anëtarët e shkarkuar të bordit drejtues e cilësuan vendimin si “politik, kundërligjor dhe ndërhyrje flagrante në punën e transmetuesit publik”, ndërsa paralajmëruan verime ligjore për ta kundërshtuar atë, që e cilësuan “vendim arbitrar”.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës, Ngadhnjim Kastrati e quajti shkarkimin “precedent të rrezikshëm për RTK-në dhe të ardhmen e mediumit publik”.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, që nga marrja e detyrës ka shkarkuar borde drejtuese të disa ndërmarrjeve publike./m.j

Next Post
COVID-19 në Shqipëri: Regjistrohen 69 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri: Regjistrohen 15 raste të reja, asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

September 24, 2026
Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

September 24, 2026
Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

Kryemadhi në GJKKO, ironizon SMS-të Hyseni-Agasi: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët…

September 24, 2026
“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

September 24, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Vlora Hyseni? Gogu: Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri

September 24, 2026
Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

September 24, 2026
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

September 24, 2026
Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

September 24, 2026
“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

September 24, 2026
Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Këlliçi: Jemi kundër bojkotit, nuk është zgjidhja jonë. Ja agjenda e opozitës

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com