• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të kapen “peshq” të mëdhenj deri në Maj?

by Eduard Zaloshnja
05/02/2018 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja*

Përmes një postimi në Facebook, ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, u drejtoi një mesazh politikanëve, policëve dhe prokurorëve, ku theksoi se populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.

“Ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak” – shkroi ambasadori Donald Lu.

Ambasadori Lu e shoqëroi mesazhin me një nga karikaturat e shumta që qarkullojnë në shtyp, ku ai shfaqet në një varkë, duke pritur që ndonjë peshk të bjerë në grepin e tij. Përmes kësaj karikature, duket se ai i është referuar një fjalimi të tij publik në dhjetor, ku deklaroi se brenda muajit janar, do të ndodhnin arrestime me rëndësi, duke përdorur edhe shprehjen popullore se, “më në fund, do të hamë peshkun e madh”.

Edhe përfaqësues të Bashkimit Europian janë shprehur se, rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do ta shpejtonin integrimin e Shqipërisë dhe hapjen e negociatave. Pritshmëritë e tyre janë se, para samitit europian të Sofies, që do të zhvillohet në maj të këtij viti, do të ndodhin arrestime me rëndësi në Shqipëri, që do t’i hapnin asaj dritën jeshile për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE.

Por ç’mendojnë shqiptarët e thjeshtë rreth shpresave të ambasadorit Lu e të zyrtarëve europianë, për arrestimet e peshqve të mëdhenj para majit?

Nga një sondazh elektronik që zhvillova për një revistë që botohet këtu në anglisht, rezultoi se, vetëm 20% e shqiptarëve besojnë se do të ketë arrestime “peshqish” të mëdhenj deri në maj. Rreth 55% mendojnë se do ketë vetëm arrestime “peshqish e cironkash” të vogla, dhe 25% përgjigjen “Nuk e di”.

Dhe ky mosbesim i shqiptarëve të thjeshtë është i shpjegueshëm. Kur kryeprokurori Llalla u zëvendësua nga kryeprokurorja e përkohshme, Marku, ambasada amerikane deklaroi se u largua një kryeprokuror që nuk ndëshkonte korrupsionin e lartë, dhe se priste të kundërtën nga kryeprokurorja e re. Deklarata të ngjashme bënë edhe zyrtarë europianë. Dhe më pas, fjalët e drejtpërdrejta të ambasadorit Lu, rreth kapjes së “peshqve” të mëdhenj brenda janarit, i shtuan shpresat se pandëshkueshmërisë së “peshqve” të mëdhenj, po i vinte fundi.

Ndër “peshqit” e mëdhenj, më afër “grepit” të prokurorisë, në fillim të janarit, dukej se ishte Saimir Tahiri. Meqenëse ishte në paraburgim njeriu që administronte paratë e kushërinjve të Tahirit, ta donte mendja se prokuroria do të ishte në gjendje të siguronte bashkëpunimin e tij, për të marrë vesh nëse kushërinjtë Habilaj i kishin dhënë një pjesë të fitimeve të tyre Tahirit.

Por në fund të janarit, ky dëshmitar i rëndësishëm u ekstradua në Itali nga ministria e Drejtësisë, me justifikimin se Prokuroria e Tiranës i ishte përgjigjur që ai person nuk kishte ndonjë çështje penale në atë prokurori (prokurori ku trajtohen çështje si vjedhje dyqankash, sherre banale fqinjësh, etj.). Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte një çështje të rëndë penale ndaj këtij dëshmitari të rëndësishëm, e prandaj e kishte izoluar në burg të sigurisë së lartë.

Me largimin e dëshmitarit drejt Italisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk e ka më në dorë mjetin më të rëndësishëm në dispozicion të saj – ofrimin e imunitetit, në shkëmbim të dëshmive të vlefshme për këdo që kishte përfituar financiarisht nga aktiviteti kriminal i Habilajve (politikanë, kryepolicë, doganierë etj.).

Dhe kur shqiptarët e thjeshtë mësojnë rreth të tilla pehlivanllëqeve që bën ministria e Drejtësisë, nuk kanë sesi të kenë shpresë se do të arrestohen “peshq” të mëdhenj, deri në maj …

Ndër “peshqit” e mëdhenj afër “grepit” të prokurorisë, në fillim të janarit, dukej se ishte edhe Shkëlzen Berisha. Kjo sepse u rihap dosja e abuzimeve me privatizimin e OSSHE-së, ku figuronte edhe emri i tij. Dhe kur pritej që Shkëlzen Berisha të thirrej si i pandehur për atë çështje, u thirr vetëm si “person në dijeni të rrethanave të çështjes”…

Dhe kur shqiptarët e thjeshtë mësojnë rreth të tillave xhonglime, nuk kanë sesi të kenë shpresë se do të arrestohen “peshq” të mëdhenj deri në maj …

Po ç’do ndodhë në qoftë se deri në maj, arrestohen vetëm “peshq” të vegjël e “cironka”, si për shembull, Dashamir Xhika, Andi Toma e nëntë zyrtarët e vegjël të drejtorisë së rrugëve ? Me gjasë, Bashkimi Europian do ta shtyjë datën e fillimit të negociatave të anëtarësimit, ndërsa politikanët tanë do të vazhdojnë me planin B.

Rama do t’i rikthehet “marrëdhënies strategjike” me Turqinë e Erdoganit (përveç aeroportit të Vlorës, mund të ketë edhe investime të tjera të mëdha nga bizneset pranë birit të këtij të fundit), ndërkohë që “marrëdhënia strategjike” me Greqinë, mund të kalojë në plan të dytë ose të tretë …

Nga ana tjetër, Berisha do të vazhdojë të kërcënojë me djegie mandatesh, mosbindje civile e revolta popullore, sa herë që prokuroria t’i afrohet sadopak familjes së tij…

*Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

Next Post
Genc Pollo, një mashtrim i radhës!

Ra ky shi dhe çfarë duhet të shohim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i pajetë në banesë trupi i të moshuarit në Pogradec, ja për çfarë dyshohet! Jetonte i vetëm, djali i tij…

August 11, 2026
OBSH kritikon Trumpin për reduktimin e vaksinave të fëmijërisë: Rekomandimet bazohen në 60 vjet kërkime shkencore!

OBSH kritikon Trumpin për reduktimin e vaksinave të fëmijërisë: Rekomandimet bazohen në 60 vjet kërkime shkencore!

August 11, 2026
Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje me vendim parlamenti, Hezbollahu voton kundër!

Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje me vendim parlamenti, Hezbollahu voton kundër!

August 11, 2026
Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

August 11, 2026
Pekini aktivizon reagimin ndaj përmbytjeve të Nivelit II përpara shirave të rrëmbyeshëm

Pekini aktivizon reagimin ndaj përmbytjeve të Nivelit II përpara shirave të rrëmbyeshëm

August 11, 2026
VIDEO/ Panik në fluturim mbi SHBA, motori i avionit “Boeing” merr flakë pas përplasjes me një zog dhe bën ulje emergjente

VIDEO/ Panik në fluturim mbi SHBA, motori i avionit “Boeing” merr flakë pas përplasjes me një zog dhe bën ulje emergjente

August 11, 2026
FOTO/ Zjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri

FOTO/ Zjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri

August 11, 2026
Vende të reja pune / SHISH kërkon agjentë, zgjerohet edhe Ministria e Drejtësisë

Risia, mbi 1200 vende në administratë për të rinjtë! Mundësi punësimi, kontratat dhe kriteret! Aplikimet mund të dorëzohen online deri më 16 gusht

August 11, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

Makina del nga rruga në Milot-Rrëshen, plagosen drejtuesi dhe pasagjeri! Ja si paraqitet gjendja e tyre

August 11, 2026
Përdorej si lavanderi, zjarri shkrumbon banesën e katin e pestë të një pallati në Sarandë! Zbulohet dhe shkaku i dyshuar (FOTO)

Përdorej si lavanderi, zjarri shkrumbon banesën e katin e pestë të një pallati në Sarandë! Zbulohet dhe shkaku i dyshuar (FOTO)

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com