• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ra ky shi dhe çfarë duhet të shohim!

by Alfred Peza
05/02/2018 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Rikthimi i disa orëve të vrullshme shirash pothuajse në të gjithë territorin e vendit, ka rikthyer edhe një herë tjetër përgjatë këtij dimri, vëmendjen tek emergjencat civile. Tek menaxhimi i situatave që parandalojnë humbjet njerëzore në radhë të parë, e më pas sipas rëndësisë: gjënë e gjallë, pronat, infrastrukturën, digat, urat, pritat, nënstacionet elektrike, rezervuarët, hidrovoret, ledhet, kanalet, rezervat ushqimore të njerëzve dhe bagëtive, e gjithçka tjetër që mund të marë përpara uji kur del nga shtretërit e kanaleve, përrenjve e lumenjve.

Ky moment, ka përkuar në kohë rastësisht edhe me një zhvillim tjetër po kaq të rëndësishëm përsa i përket vëmendjes me të cilën është përcjellë në media dhe opinionin publik, por në një fushë tjetër. Në atë të drejtësisë. Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë së arrestit me burg për dy ish drejtorë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika i LSI dhe Andi Toma i PD. Si edhe për një listë biznesmenësh, supervizorësh dhe nëpunës të tjerë që janë marë me çështjen e tenderit për ndërtimin e rrugës Elbasan- Gjinar.

Ndërkohë që u zhvillua ky proces, Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi se kishte nisur hetimet për Xhikën por edhe për Aksel Qorduka, drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të autostradës Tiranë- Elbasan dhe Albens Alite gjithashtu drejtor njësie pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, për një dëm që paraprakisht llogaritet në 6.4 milionë USD shkaktuar shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë. Çështja është tazhmë zyrtarisht nën hetim dhe mund të mari me vete, edhe persona të tjerë, pas verifikimeve që po bëhen nga ekspertë të fushës në bashkëpunim me prokuroret e Krimeve të Rënda.

Po gjatë ditës, mediat shpërndanë pamje apokaliptike përmbytjesh por edhe prishje rrugësh, urash të reja dhe e të vjetra deri historike, rrëshqitje masive dherash që rrezikojnë pallate e shtëpi banimi. Pa llogaritur më tej dëme pak më të vogla apo më të mëdha, të cilat ose nuk kanë arritur që të evidentohen nga mediat, ose janë ende në proces verifikimi.

Dëmet e shkaktuara me këtë rast, nuk besohet të jenë të gjitha për shkak të agjentëve atmosferikë, por edhe për shkak të cilësisë së dobët të punimeve gjatë kohës së ndërtimit të këtyre veprave dhe shkeljeve që mund të jenë bërë me veprime ose mosveprime nga kompani private apo ente shtetërore e publike që meren me menaxhimin e projekteve dhe të territorit.

E mira do të ishte që në përfundim të shirave dhe rikthimit të normalitetit në zonat e përmbytura, bashkë më punën për verifikimin, evidentimin dhe nxjerrjen e vlerës së dëmeve, ekspertë të antikrimit ekonomik e financiar, zyrtarë të kontrollit të cilësisë së punimeve dhe vlerësues të pavarur, të kontrollojnë edhe cilësinë e punimeve për veprat dhe infrastrukturën e dëmtuar.

Për të nxjerrë më pas një konkulzion më profesional dhe të qartë, nëse kemi të bëjmë në të gjitha rastet me dëme që erdhën vetëm për shkak të zemërimit të motit, apo për shkak të cilësisë së dobët të punimeve. Këto dëme vijnë të gjitha për shkak të Zotit, apo edhe për shkak të robit. Deri në çfarë mase dëmet vijnë për shkak të egërsimit të natyrës deri në atë masë që nuk varet nga ne, gjë që ndodh në çdo vend të botës në rastet e fatkeqësive natyre dhe deri në çmasë, një dorë ja ka dhënë këtyre dëmeve, edhe neglizhenca apo babëzia njerëzore.

Nëse veprohet në këtë mënyrë, është e sigurtë se kur shirat dhe agjentë të tjerë atmosferikë të rikthehen sërisht po kaq apo më shumë të egërsuar se këtë radhë herë tjetër, dëmet që mund të shkaktojnë, me siguri do të jenë më të vogla. Kjo do të shërbejë si një masë për parandalimin e rasteve të abuzimit me detyrën, me projektet, me cilësinë e punimeve, me buxhetin e shtetit, paratë publike dhe taksat e qytetarëve.

E sigurtë është se në këtë mënyrë, edhe cilësia e rrugëve, urave dhe e veprave të tjera publike, do të jetë shumë më e mirë, gjë që do të ndikojë jo vetëm në uljen e korrupsionit, por edhe në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve shqiptarë.

Next Post
Tatimet thirrje biznesit të vogël: 12 shkurti afati i fundit për deklaratën vjetore

Tatimet thirrje biznesit të vogël: 12 shkurti afati i fundit për deklaratën vjetore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria e tepron me paraburgimin”, ekspertët e KiE: Po shkelen standardet e lirisë personale

Zbardhet projektligji i Qeverisë, masat aktuale të paraburgimit do të kalojnë në verifikim! Zbulohen procedurat dhe fazat

September 30, 2026
“Ky është abuzim dhe jo argëtim!”- Ish-deputetja e PD: Ne jemi popull i frustruar s*ksualisht, kemi burra ordinerë! Përgjegjësi penale për videot në rrjete

“Ky është abuzim dhe jo argëtim!”- Ish-deputetja e PD: Ne jemi popull i frustruar s*ksualisht, kemi burra ordinerë! Përgjegjësi penale për videot në rrjete

September 30, 2026
“Abuzoi me mua kur isha 9 vjeç”, Diddy përballet me 100 akuza të reja për sulm seksual

Sean “Diddy” Combs po bën jetë VIP pas hekurave? Raporti: Masazhe, alkool, celular dhe shërbime nga të burgosur të tjerë

September 30, 2026
Përmbytje katastrofike në Turqi, shirat e rrëmbyeshëm sjellin kaos në disa qytete, zona të tëra nën ujë!

Përmbytje katastrofike në Turqi, shirat e rrëmbyeshëm sjellin kaos në disa qytete, zona të tëra nën ujë!

September 30, 2026
U dorëzua pas 8 muajsh në arrati për vdekjen e ish-bashkëshortes Xhuana Nikolli, Policia del me njoftim për arrestimin e Eraldo Fizit: Dyshohet se…

U dorëzua pas 8 muajsh në arrati për vdekjen e ish-bashkëshortes Xhuana Nikolli, Policia del me njoftim për arrestimin e Eraldo Fizit: Dyshohet se…

September 30, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

SHBA kërkojnë nga Europa lirimin e rezervave të naftës

September 30, 2026
Një Champions për Interin? Nga humbja e trofeve te rënia në kategoritë e ulëta, çfarë pritet të ndodhë me Manchester Cityn

Një Champions për Interin? Nga humbja e trofeve te rënia në kategoritë e ulëta, çfarë pritet të ndodhë me Manchester Cityn

September 30, 2026
Këshilli Bashkiak i Cërrikut rrëzon Territorialen e PS-së dhe voton kundër bashkimit me Elbasanin!

Këshilli Bashkiak i Cërrikut rrëzon Territorialen e PS-së dhe voton kundër bashkimit me Elbasanin!

September 30, 2026
“Rama” ndez debatet edhe te Kultura, Zhupa përmend dosjet e SPAK dhe librin e arkitektëve, socialistët reagojnë: E dinim se do vije kasetën…

“Rama” ndez debatet edhe te Kultura, Zhupa përmend dosjet e SPAK dhe librin e arkitektëve, socialistët reagojnë: E dinim se do vije kasetën…

September 30, 2026
Zbardhen detajet nga sulmi në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit!

Zbardhen detajet nga sulmi në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit!

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com