• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

by A R
29/09/2026 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtarja shqiptare zbret sonte në fushë në San Marino, me objektivin e qartë për të marrë fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve.

Pas suksesit 2-0 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen hapëse, kuqezinjtë kërkojnë të vijojnë me një tjetër rezultat pozitiv dhe të synojnë ngjitjen në Divizionin B. Edhe statistikat në transfertë japin arsye për optimizëm.

Kuqezinjtë kanë fituar tre nga katër ndeshjet e fundit jashtë fushe, të gjitha me rezultatin 0-1.

Një fitore me më shumë se një gol diferencë do të ishte e para në transfertë që prej qershorit të vitit 2023.

Përballë do të jetë San Marino, kombëtare modeste në letër, e cila vjen pas një humbjeje të rëndë 7-0 në shtëpi ndaj Finlandës.

Përfaqësuesja nuk fiton prej 15 ndeshjesh radhazi, me 14 humbje dhe vetëm një barazim, ndërsa në këtë periudhë ka pësuar 56 gola.

Fitorja e fundit, është po në Ligën e Kombeve, ndaj Lihtenshtejnit dy vite më parë. Shqipëria ka edhe avantazhin e historisë në përballjet direkte.

Kuqezinjtë i kanë fituar të katër ndeshjet e mëparshme ndaj San Marinos, me një bilanc prej 13 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Trajneri Maran pritet të mbeshtet te skema 4-2-3-1, e njëjtë që u përdor kundër Bjellorusisë, por mund të ketë edhe ndryshime e rotacione të vogla për të ruajtur energjitë.

Dilemat janë në disa reparte, ku besohet se Mitaj dhe Pilo do luftojnë për fanellën e titullarit, ndërsa hapësira mund të ketë edhe për Uzunin e Mehmetin, por edhe për Dakun, i cili dha sinjale pozitive në ato pak minuta ndaj Bjellorusisë.

Tashmë, me tre pikët e para në llogari, objektivi është edhe më konkret, dy fitore radhazi në startin e Ligës së Kombeve, diçka që Shqipëria nuk e ka arritur më parë në këtë kompeticion.

Next Post
Sulm kibernetik ndaj FBI-së! Punonjësit e agjencisë e mësuan ngjarjen nga mediat, autori arrestohet në Holandë -

Sulm kibernetik ndaj FBI-së! Punonjësit e agjencisë e mësuan ngjarjen nga mediat, autori arrestohet në Holandë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rruga drejt BE-së, ministri Hoxha nga Vjena: Shqipëria përparim mbi bazën e meritave, do vazhdojmë të sjellim rezultate!

Rruga drejt BE-së, ministri Hoxha nga Vjena: Shqipëria përparim mbi bazën e meritave, do vazhdojmë të sjellim rezultate!

September 29, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

September 29, 2026
Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla reagon pas vendimit të Kushtetueses: Falenderoj opozitën për kandidaturën e Endri Shabanit! Ky është shembull i mirë kur ka bashkëpunim

September 29, 2026
“Non-grata e Berishës nuk është hequr, lajmi i gazetarit amerikan për efekt fushate”

Ambasadori i ri i SHBA, non grata e Berishës dhe keqkuptimi i madh

September 29, 2026
“Kapitulli i ri” i Eric Wendt? Ka ardhur një sherif i ri në qytet!

“Kapitulli i ri” i Eric Wendt? Ka ardhur një sherif i ri në qytet!

September 29, 2026
Ndeshja me San Marinon, FSHF udhëzon tifozët kuqezi për aksesin në stadium dhe parkimin

Ndeshja me San Marinon, FSHF udhëzon tifozët kuqezi për aksesin në stadium dhe parkimin

September 29, 2026
“Keni nevojë për unitet”- Skandali në SHISH, flet zv/ministri i Jashtëm polak: Shqetësues, por Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së

“Keni nevojë për unitet”- Skandali në SHISH, flet zv/ministri i Jashtëm polak: Shqetësues, por Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së

September 29, 2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

September 29, 2026
Trump për arrestimet pranë RAF në Britaninë e Madhe: “Zhvillim fantastik”, po planifikonin të shkaktonin dëm të madh (VIDEO) -

“Nuk do kenë kurrë armë bërthamore”- Trump: Konflikti me Iranin do të marrë fund shumë shpejt, çmimet e naftës do bien

September 29, 2026
Siguria në shkolla, Kumbaro nga Kamza: Paketa e sigurisë, standard i njëjtë në të gjithë vendin!

Siguria në shkolla, Kumbaro nga Kamza: Paketa e sigurisë, standard i njëjtë në të gjithë vendin!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com