• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Të kacaviresh nëpër pasqyra

by Aalison Pearse Stevens
18/08/2016 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Debati më i fundit i hapur rreth reformës në drejtësi nuk la jashtë median dhe rolin e saj në kontekstin e ri të krijuar pas ndryshimeve kushtetuese. Neni tashmë i famshëm 13, në ligjin që flet për prokurorinë speciale, parasheh sanksione në rastin e “çdo lloj influence e papërshtashme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre, apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre”. Ky formulim ka shërbyer për t’i dhënë hov një reagimi ndaj nenit në fjalë, i cili duket më shumë si një tentativë për të mbajtur gjallë debatin politik mbi reformën, sesa si një shqetësim real për lirinë e mediave në Shqipëri.

Në fakt, përtej ndonjë dëshire çfarëdo për të zgjedhur prokurorinë, përballë lirisë së mediave (Zoti na ruajt nga një dilemë e tillë), nuk mund të mos vihet re sesi sekreti hetimor, për të cilin është ngritur edhe shqetësimi aktual, është tashmë i mbrojtur nga publikimi i paatorizuar edhe në Kodin aktual të Porcedurës Penale. Kështu, neni 279 i këtij Kodi thotë shprehimisht se:

  1. Veprimet hetimore janë sekrete derisa i pandehuri të mos ketë marrë dijeni për to. Në rast nevoje për vazhdimin e hetimeve prokurori mund të urdhërojë ruajtjen e sekretit për akte të veçanta deri në përfundim të hetimeve.
  2. Prokurori mund të lejojë, me vendim të arsyetuar, publikimin e akteve të veçanta ose të pjesëve të tyre. Aktet e publikuara depozitohen në sekretarinë e prokurorit.

Del mjaft e qartë pra, se edhe neni 13 i ligjit të ri për prokurorinë speciale, për të cilin po protestohet këto orë, ka një referencë thuajse identike me dispozitat në fuqi, sa i përket moscënimit të integritetit të hetimeve që kryen organi i akuzës.

Vera është një sezon pa lajme dhe mediat përpiqen të kapen pas çdo fakti apo rrethane që shërben për të shitur sadopak kopje apo për të tërhequr sadopak klikime. Ky është në fakt aspekti më i rëndësishëm i debatit në fjalë, ku po ngrihet një furtunë në gotën e ujit, në lidhje me atë që pretendohet se është një cënim i lirisë së mediave.

Dhe kur kësaj furtunë në miniaturë i shtohet pa u menduar dy herë edhe kreu i opozitës, atëhere çeshtja merr konture edhe më groteske. Opozita po kërkon të kacaviret nëpër pasqyra, sa herë që në horizont del reforma në drejtësi, a thua se çdo preteskt që del rrugës mund t’ja shtojë peshën që ka në proces. Këto orë ekspertët e opozitës kanë marrë përgjigje negative nga ndërkombëtarët (e jo nga kundërshtarët e tyre politikë) për pjesën dërrmuese të vërejtjeve që kishin bërë për vettingun. Kritikat dhe fjalët e ashpra sa për shfaqje, vetëm sa po e vonojnë miratimin e ligjeve që do ta bëjnë operative reformën. Dhe debate si ky i cënimit të lirisë së mediave, sidomos kur ato nxiten nga forca politike që në qeverisjet e tyre kanë të skeduara edhe diegie gazetash, të bëjnë thjesht të vesh buzën në gaz. Hidhur, kuptohet.

Next Post

(FOTO) Kryeministri i dhuron 5 dollarë të pastrehut, në dorën tjetër ka shuma të mëdha

Comments 3

  1. Milena says:
    10 years ago

    Zoti Skender,a e lexove deklaraten e Xhafes,qe neni 13 eshte gabim dhe do te hiqet?Populli ka nje shprehje:I zoti e jep,tellalli nuk e shet!I zoti I nenit 13 thote qe eshte gabim,pra pranon se edhe Basha edhe Vasili,kane te drejte,ti,njelloj si tersi I pojanit (te jesh I sigurte se nuk kam asnje hall),vazhdon avazin tend.

    Reply
  2. FB says:
    10 years ago

    ..deri sa te rraskapiten… …

    Reply
  3. FB says:
    10 years ago

    ….deri sa te rraskapiten.. ..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In