• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të hënën nis raundi i tretë i regjistrimeve për në universitet, mbyllet më 31 tetor

by Java News
12/10/2019 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë këtë vit do të këtë një fazë të tretë regjistrimi të maturantëve për në universitet, përmes formularit A4.

“Raundi i tretë dhe i fundit i regjistrimeve me formularin A4 nis sot, në datën 12 tetor, me aplikimin me këtë formular, dhe dhe përfundon në 31 tetor, me mbylljen e regjistrimeve. Momentalisht kemi rreth 800 aplikantë, me formularin A4”, ka thënë Arjan Xhelaj, kreu i RASH.

Edhe në këtë raund do të aplikohet për 10 preferenca. Sipas kreut të Rrjetit Akademik Shqiptar doktor Arjan Xhelaj, parashikohet që të aplikojnë rreth 4000 maturantë.

“Në dy raundet e para janë regjistruar gjithsej mbi 19 mijë e 145 maturantë. Shpresojmë që në total të ketë diku tek 21 mijë maturantë që nisin vitin e ri akademik, po aq sa vjet”, shprehet Arjan Xhelaj.

Viti i ri akademik nis të hënën më 14 tetor. Ndërkohë që nga data 28 deri më 31 tetor, maturantët mund të regjistrohen direkt pranë fakulteteve nëse ka kuota të lira, pra pa qenë nevoja t’i referohen portalit U Albania. Përtej perceptimit, drejtori i RASH-it thotë që ka ende kuota të lira edhe nëpër degët më të kërkuara.

“Kuota të lira të Juridiku ka 9, në Financë, Administrim Biznesi gjithashtu ka kuota. Inxhinieri Informatike, Informatike Ekonomike. Edhe Universiteti Politeknik ka kuota në degët e preferuara. Tek Universiteti i Mjekësisë janë ezauruar, Mjekësia dhe dega Mami, por ka kuota në Infermieri. Në universitetet e rretheve dhe tek ato private ka ende kuota. Me raundin e tretë nuk do të ketë më asnjë maturant që e ka merituar të drejtën e studimit dhe të ngelet jashtë aulave të universiteteve”, ka thënë Xhelaj. /l.m

Next Post
Mesazhet në celular zbulojnë grupin shqiptar të kokainës në Londër, banda kishte 2 mijë klientë

Mesazhet në celular zbulojnë grupin shqiptar të kokainës në Londër, banda kishte 2 mijë klientë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

March 3, 2026

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

March 3, 2026
Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

March 3, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Kur të shkon në mend të vrasësh kundërshtarin, quhesh vrasës, jo më politikan

March 3, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

March 3, 2026
Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In