• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë kundër Metës

by Endri Kajsiu
26/05/2020 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu/ Është fakt se sebebi i çdo krize politike që nga 22 Korriku i 2016-ës (kur u votuan më 140 vota ndryshimet kushtetuese), ka qenë reforma në drejtësi dhe tentativat për të ndërhyrë në të. PD dhe LSI të cilat në 21 korrik 2016 e votuan reformën nën presionin e madh amerikan e europian, nuk kanë ndaluar në asnjë moment sulmin ndaj reformës, duke përdorur lloj e soj stërkëmbëshash. Por, sot që flasim, njeriu që i është ‘qepur’ më së keqi reformës në drejtësi, është Ilir Meta. Fill pasi ambasadorja e SHBA e fshikulloi Metën dhe planin e tij për ndërhyrje në reformë, ai ka vazhduar sulmet ndaj saj.

Nuk ka asgjë për tu habitur që Ilir Meta sulmon amabsadorët, siç e bën vazhdimisht edhe partia e tij dhe aleatët e saj. Por, ajo që i çalon Ilir Metës në argumentat e tij kur sulmon ambasadorët, është fakti se ai i ka sulmuar që të gjithë, ata që ishin dhe këta që kanë ardhur rishtaz.

Janë disa fakte që tregojnë se problemi nuk është tek ambasadorët, por tek Ilir Meta dhe tentativa e tij për të zhbërë reformën në drejtësi. Të gjithë e kemi dëgjuar Ilir Metën dhe partinë e tij kur sulmonte ambasadorin e SHBA, Donald Lu, si njeri që nuk fliste në emër të SHBA, por në emër të tij e të Soros-it. E njëjta gjë thuhej asokohe edhe për ambasadoren e BE, Romana Vlahutin. Sulme sulme sulme, me argumentin se ambasadorët e SHBA e BE nuk flisnin në frymën e asaj që përfaqësonin, por si ju thoshte interesi i tyre personal dhe se ishin të blerë. Por nuk ndalon me kaq. Edhe ndaj Leyla Moses-Ones e ngarkuar me punë e SHBA-ve në ambasadën amerikane në Tiranë pasi ambasadorit Lu i mbaroi misioni, u sulmua po aq dhunshëm nga Meta&co, vetëm pse ajo në emër të SHBA shtynte përpara reformën në drejtësi.

Pasi ikën të gjithë këta ambasadorë të sulmuar personalisht si njerëz që nuk përfaqësonin shtetet e tyre, por interesat e tyre, pas fitores së Trump në SHBA dhe ikjes së Romana Vlahutin si ambasadore e BE, opozita dhe Ilir Meta u shfaqën të lumtur a thua se kishin fituar ata vetë zgjedhjet. Por kjo lumturi zgjati pak, pasi sapo ambasadori i BE Luigi Soreca dhe ajo e SHBA, Yuri Kim morën detyrën (jo në të njëjtën kohë), vazhduan të njëjtën linjë si paraardhësit e tyre. Kjo konfirmonte se në fakt Lu dhe Vlahutin, ndryshe nga sa thoshte Meta&co, kishin mbajtur dhe transmetuar gjithmonë qëndrimin e SHBA-BE dhe asnjëherë mendimin e tyre personal. Sot lufta vazhdon, më e fortë se kurrë mes Ilir Metës dhe SHBA-ve që nuk pranojnë planin e tij që zhbën reformën. Dhe qëndrimi është natyrisht i SHBA e jo e Yuri Kim personalisht, siç ka qenë gjithmonë.

Thënë të gjitha këto, A mund të japë një shpjegim sot Ilir Meta, se si ka mundësi që të gjithë ambasadorët, si ata që ikin dhe ata që vijnë, qenkan gjithmonë gabim? Si ka mundësi që Ilir Meta ka përherë të drejtë dhe ata që flasin në emër të SHBA-BE, janë gjithmonë të shitur e të blerë? Përgjigjen këto pyetje e kanë brenda. I di secili shqiptar e ky është problemi i madh i Ilir Metës, i cili i ka të gjithë kundër. /Lexo.al/

Next Post
FOTO/ Gjysëm e zhveshur dhe me këmbët e hapura, Madonna i vë “flakën” rrjetit

FOTO/ Gjysëm e zhveshur dhe me këmbët e hapura, Madonna i vë "flakën" rrjetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In